Ad
Ilir Meta, dekoron me titull: “Kalorës të Urdhrit të Skënderbeut”, shoqatën e Bujar Kapexhiut, që propozoi ngritjen e memoralit turk

Ilir Meta, dekoron me titull: “Kalorës të Urdhrit të Skënderbeut”, shoqatën e Bujar Kapexhiut, që propozoi ngritjen e memoralit turk

Ad

Pa koment dhe me neveri, për karikaturat e poltikës e shoqërisë së tranzicionit shqiptar, që po përdhosin simbolet e shquara të Historisë Kombëtare

Pas kthimit nga peshkimi me aktorin komik “Gjini”; Presidenti i Republikës, Ilir Metaj, futi kallamat në zyrë; mblodhi stafin, kunatin, Agron Tufën, disa kushërinj të Monikës nga Dibra dhe 3 ustallarët gollobordas, që i kanë rikonstruktuar shtëpinë Bujar Kapexhiut; dhe i akordoi Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, dekoratën: “Kalorës të Urdhërit të Skënderbeut”.

Sipas faqes zyrtare të Presidencës e Petrit Vasilit, dekorata ishte me motivin: “Për kontribut të madh e të shquar, në ruajtjen dhe forcimin frymës atdhetare; të vlerave e traditave më të mira të kombit dhe në nderim të malit Korab etj.”

Dekorata, iu dorëzua karikaturistit Bujar Kapexhiu, kryetar i Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, që tashmë, përveç si aktor filmi “Bepini”, do mbahet mend edhe si propozues iu përdorur tek kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj, për ngritjen në Tiranë, të memoralit turk të grushtit të shteti anti-Erdogan, tek kodrat e Liqenit-Tiranë, ku dhe mbajti fjalën përshëndetëse të nderit më 17 korrik 2019, ditën e prerjes së shiritit.

Nuk e dime, se cilën dekoratë do të vendos në kornizë Bujar Kapexhiu: Këtë me “Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut”, apo dekoratën që i dërgoi Erdogan, me motivin: “Kontribues dinjitoz, në projektin dhe përpjekjet, për ngritjen në Tiranë, të memoralit përkujtues, për ngjarjen e 16 korrikut 2016”./Pamfleti/

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *