Ad
Ilda Bejleri aksidenton një grua: Nuk ma mori mendja që do shkonte puna në polici

Ilda Bejleri aksidenton një grua: Nuk ma mori mendja që do shkonte puna në polici

Ad

Ilda Bejleri fillimisht e mohoi se ishte përfshirë në një aksident.

Ajo e quajti shpifje lajmin se ka përplasur një 63-vjeçare, e cila është shtruar në spital.

Por më pas është detyruar që ta pranojë ngjarjen.

Bejleri thotë se përplasja ka qenë e lehtë, dhe ajo pasi ka dalë nga makina për të parë të aksidentuarën, është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi 63-vjeçarja, sipas saj, nuk pësoi asnjë lëndim.

Gazetarja thotë se nuk e dinte që gruaja e aksidentuar do ta çonte çështjen në polici dhe do ta denonconte.

***

Flet gruaja e aksidentuar sot: Ishte Ilda Bejleri, më shtypi, më hodhi si leckë dhe nuk ndaloi të më pyesë si jam!

Gruaja 63-vjeçare, Elketa Gjuzi, e cila u përplas mesditën e sotme nga një mjet ende i paidentifikuar nga policia, pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas ndihmës në spital fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është folur se aksidentin e shkaktoi me makinën e saj “BMW X5” moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, e cila edhe është larguar nga vendngjarja, pa i dhënë as ndihmë. Policia e raportoi aksidentin rreth tetë orë më vonesë dhe tha se makina dhe autori i aksidentit nuk është zbuluar ende.

Por e moshuara e plagosur ka folur nga spitali dhe ka thënë se është aksidentuar pikërisht nga moderatorja, Ilda Bejleri.

E moshuara është shprehur për “Dritare.net”, se Ilda Bejleri e ka hedhur 2 metra larg me makinë, ndërsa arrogancë i ka thënë “Pse këtu kalohet”, madje është larguar menjëherë nga vendngjarja. Elketa Gjuzi ndodhet momentalisht në spitalin “Nënë Tereza”, dhe siç pohon vetë, ka thyer këmbën nga përplasja.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin”, tha e moshuara.

Ajo shtoi se “na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri”, ka rrëfyer për “Dritare,net”, e plagosura.

Ndërkohë, vetë gazetarja theu heshtjen pas disa orësh në rrjetin social instagram, duke akuzuar disa portale për shpifje, por pa qartësuar nëse shpifën për përfshirjen e saj në aksident, apo për pasojat.

Më pas policia përmes një komunikate zyrtare, konfirmonte ngjarjen, duke thënë se gruaja ishte plagosur lehtë dhe ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezkut për jetën.

Aktualisht policia është duke kqyrur kamerat e sigurisë, që në zonën ku ndodhi aksidenti janë të shumta, e duke marrë parasysh që ngjarja ndodhi në mes të ditës, nuk do të jetë shumë e vështirë për të hedhur dritë mbi dinamikën.

Informacioni zyrtar i policisë për ngjarjen:

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *