Ad
Ideja apo Materia ?  Kjo ka qene gjithmone nje pyetje qe e ka munduar njeriun

Ideja apo Materia ? Kjo ka qene gjithmone nje pyetje qe e ka munduar njeriun

Ad

Cfare mendoni per natyren e lidhjes se Idese me Materien ?
A shkojme domosdoshmerisht drejt fese sapo Ideja lidhet me Shpirtin ?
A mund te ekzistoje ideja jashte materies?
Nese pranohet se shpirti ekziston, atehere kemi shpirtin qe pajiset me materie apo materien qe pajiset me shpirtin ?
A duhet likujduar idealizmi ne favor te materializmit per nje jete me te mire, apo duhet te gjejme nje ekuiliber? A eshte njeriu ne gjendje ta gjeje vete kete ekuiliber ?

me duket se ajo mbi ekzistencen e shpirtit apo mbijetesen e shpirtit mbas vdekjes.

Me siguri duhet nje ekuiliber pa dyshim, mes shpirterores dhe materiales, por gjithmone duke kuptuar drejt shpirteroren.
Qe te mos zgjatem, bazuar ne çfare kam lexuar nga doktrina te ndryshme mistike them qe me siguri Ideja dhe Materia jane komplementare dhe Shpirti nuk eshte asgje tjeter veç pjesa informative e nje objekti ne boten materiale. Nje objekt ka esencen nga e cila perbehet, psh metali hekur, ose druri etj, kurse shpirti eshte forma, ideja qe ky objekt percjell, informacioni qe eshte pjese e rendesishme e çdo gjeje qe shohim ne boten materiale. Madje praktikisht nese kemi nje sfere druri dhe nje statuje druri dhe i krahasojme do themi qe patjeter keto objekte jane shume te ndryshem sado jane te perbere prej te njejtit material, sepse kane forme te ndryshme dhe perfaqesojne dy ide shume te ndryshme. Pra faktikisht eshte shpirterorja ajo qe vleresojme sado qe nuk e kuptojme.
Lere se e zgjata se nuk dua te perserit gjera qe jane thene, do sjell ndonje link me mire.

Ideja dhe shpirti jane te lidhura shume ngushte, por kjo duhet pare pak me ne detaj sepse varet çkupton me shpirt, apo me mire te them cilen pjese te botes shpirterore apo niveleve qe krijojne ne total shpirtin njerezor, pse jo dhe ate te objekteve “te vdekura” sado primitiv qofte.
Megjithate me shume mundesi shpirti eshte mediumi, nje si rruge mbartes i informacionit nga pervoja materiale ne ate qe mund te quhet “zot” qe do quaja Spirtin Suprem qe eshte ne te njejten kohe burimi i ideve fillestare qe manifestohen ne boten materiale dhe marresi i informacionit shtese qe eshte pervoja e perftuar prej ketij manifestimi qe sherben per manifestimin e ideve dhe rrjedhimisht objekteve e organizmave me kompleks ne nje rreth vicioz qe ben te mundur evolucionin pa fund te gjithçkaje.

thashe se ideja eshte me e rendesishme, jane komplementare. Materia eshte telajo ku shpirti manifestohet dhe shfaq kreativitetin e vet.

Si e barazoj une Shpirtin me Idene, eshte me shume intuitive ne fakt, dhe bazohem ne pergjithesi mbi ato qe kam lexuar dhe gjithe ate kohe qe i kam bluar ne mendje.
Nisem nga postulate te filozofise kabaliste, pra nga pohime te kesaj doktrine, dhe mundohem ti jap nje kuptim. Marr per baze kabbalah sepse perveç se ka origjine te lashte eshte mjaft fleksibel dhe jo ideologjike.
Gjithesesi, ata thone se çdo objekt ne boten materiale ka nje korrispondent ne boten shpirterore. Pra dhe materia ka shpirt, dhe guri dhe druri. Pastaj ndersa shpjegojne thone se ne boten shpirterore afersia dhe largesia nuk matet me distance por me afrimitet dhe ngjashmeri te shpirtit(diçka e tille ishte nuk po e them fjale per fjale). Analogjia me informacionin dhe idete eshte direkte, pra afrimiteti matet ne baze te ngjashmerise , sa me te ngjashme te jene dy ide aq me afer jane ato ne boten shpirterore. shembull i dy sferave ta zeme 2 km larg nga njera tjetra, por jane prap sfera, jane identike, informacioni qe ato perfaesojne eshte i ngjashem, jane afer ne boten shpirterore sado larg ne ate materiale.
Po dhe mes njerezve, pse dy njerez ndihen te afert shpirterisht kur kane ideale te njejta, aspirata te ngjashme?
Edhe pse ne fakt mund te jem gabim sepse ne nje ane shpirti eshte me shume nje mjet mbartes i informacionit dhe nje lidhje komunikuese mes krijuesit dhe krijeses. Keshtu qe Ideja eshte nje pjese perberese e shpirtit por jo vete shpirti.
Kur quaj shpirtin si mjet komunikues e them sepse kjo permendet qarte ne kabbalah, ku shpirti eshte nje “vessel” pra nje vene komunikimi mes krijuesit dhe krijimit. Madje kjo ide haset dhe ne kultura te tjera. Te shohim se si shpjegohet ne kabbalah cikli i shpirtit(nuk duhet marre fjale per fjale por figurativisht). Shkurtimisht “zoti” ka nje vend ku mban te gjithe shpirtrat, nje thesar shpirtrash, dhe sa here qe nje embrion nis e krijohet ai merr njerin prej shpirtrave bazuar ne karakteristikat e prinderve, vendit, si dhe pervojes qe duhet te marre ky shpirt dhe e dergon te linde si trup ne boten materiale, aty shpirti jeton, perjeton boten materiale dhe pasi vdes i kthehet zotit i cili e zhvesh dhe e pastron nga pervoja dhe nga memoriet e asaj jete dhe e kthen perseri ne thesarin e shpirtrave.

Si perfundim si ta interpretoj une kete shpjegim? A nuk duket tamam se shpirtrat jane si mjete komunikimi unik dhe ka nje pafundesi prej tyre, dhe sa here diçka lind zgjidhet nje shpirt i pershtatshem per ate lloj jete dhe mjedisi, dhe me pas zoti merr informacionin prej pervojes dhe mjetin e komunikimit e vendos perseri ne vendin ku e mori?

Pra dhe materia ka shpirt, dhe guri dhe druri.

Dmth sipas teje eshte shpirti qe pajiset me materie? Ne kete rastin tend a nuk duket se njeriu humbet rendesine e tij ne natyre si ekzistenca siperore qe eshte krijuar ndonjehere ne natyre ?

Keshtu qe Ideja eshte nje pjese perberese e shpirtit por jo vete shpirti.

Nese kjo lidhet me pohimin e pare, atehere a eshte e gabuar te themi se meqe ideja eshte pjese perberese e shpirtit dhe guri ka shpirt atehere ideja e gurit ndodhet brenda gurit e jo jashte tij , dmth behet pjese perberese e gurit pa te cilin guri ska kuptim ?

Nje besim, nje opinion i bazuar ne ato qe kam lexuar dhe ne pikepamjen time, me shume mundesi dhe e kam gabim.

Por per ate punen e shpirtit te gurit e drurit. Nuk ka pse njeriu e humb privilegjin sepse shpirti nuk eshte aspak nje cilesi kyçe qe e ben njeriun njeri. Shpirti ashtu si objekti apo organizmi qe perfaqeson apo tek i cili manifestohet (ose te dyja bashke) eshte me nivele.
Shpirti i atij gurit sado i thjesht dhe primitiv te jete ,sado qe perfaqeson thjesht formen gjeometrike te tij mbetet perseri nje informacion qe krijon nje ide, shpirt primitiv, nje ide te thjeshte por perseri ide mbetet. Njeriu nga ana tjeter ka po ashtu shpirt por shume kompleks, nje ide qe perbehet nga shume ide te tjera me te thjeshta, qe perbehen nga ide te tjera akoma me elementare.
Fundja edhe kafshet kane shpirt, por jane me primitive dhe nuk shfaqin inteligjence dhe kete larmi ndjenjash qe shfaq njeriu.
Fundja ne jemi prej materies, dhe guri po ashtu, por ndersa guri eshte i theshte nje mase materie me nje forme te caktuar e asgje me teper ne jemi nje kompleks material shume i nderlikuar, me molekulat qe nderveprojne pandalim me njera tjetren etj etj. Por fakti qe ne jemi qenie te perbere prej molekulash si ai guri nuk na ben aspak te humbasim privilegjin. Sepse ka objekte si guri ka dhe “objekte” si jemi ne, jemi objekte ne thelb por nje eshte primitiv e tjetri maja e evolucionit te tanishem.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *