Ad
Humor i bukur mes Hipnotizuesit dhe një çifti  burrë e grua – shikoni çfarë i ndodh atyre

Humor i bukur mes Hipnotizuesit dhe një çifti burrë e grua – shikoni çfarë i ndodh atyre

Ad

Një grua sa u kthye në shtëpi, i tha burrit të saj: “Zemër, a të kujtohet se dhimbja e kokës më shqetësonte gjatë gjithë këtyre viteve? Më në fund u shërova!”

Burri e pyeti: “Si ndodhi?”

“Mikja ime Moza më rekomandoi të shkoja të shihja një hipnotizues. Hipnotizuesi më tha të qëndroja përpara një pasqyre dhe të përsërisja fjalet“Unë nuk kam dhimbje koke, nuk kam dhimbje koke, nuk kam dhimbje koke!”

Gruaja me një buzëqeshje deri tek veshet vazhdon e i thote burrit: “Në fillim isha skeptike, por unë u përpoqa dhe ia dola! Nuk kam më dhimbje koke! Është e mrekullueshme! ”

Burri u përgjigj !Bravo moj grua. Gruaja shtrembëroi pak turinjtë, dhe më pas, me ngurrim, tha: “Zemër, vitet e fundit, ti nuk ke qenë tamam një Tarzan në shtrat dhe mund të shkosh edhe Ti tek hipnotizuesi, ndoshta ai mund të të ndihmojë!! “

Burri mendoi pak dhe pastaj vendosi ta provojë. Pas vizitës te hipnotizuesi, burri u kthye në shtëpi me shpresë të re. Ai e mori gruan në dhomën e gjumit, e zhveshi dhe i tha: “Mos lëviz, se do të kthehem”. Burri shkoi papritmas në drejtim të banjos. Pas një kohe, ai u kthye në shtrat dhe bëri dashuri të pasionuar si kurrë më parë.

Gruaja e tij tha me zë të lartë: “Oh Zot, këtë po kërkoja.” Pasi ata kishin mbaruar, burri tha edhe një herë: “Mos lëviz, se do të kthehem”.

Ai shkoi në banjo dhe pas një kohe u kthye dhe bëri dashuri edhe më me pasion se më parë.

“O zot, ishte e mrekullueshme”, tha gruaja..burri u ngrit dhe i tha: “Mos lëviz, se do të kthehem”. Dhe për të tretën herë ai shkoi në banjo. Në atë moment, gruaja nuk mund t’i rezistonte kuriozitetit se ca po bente burri ne banjo her pas here …Ajo u cua nga shtrati dhe e ndoqi burrin e saj. E pa atë duke qëndruar para pasqyrës, duke thënë: “Ajo nuk është gruaja ime, ajo nuk është gruaja ime, ajo nuk është gruaja ime !!!”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *