Ad
HISTORIA e SHTEPISE SE FLAMURIT ka disa vite qe eshte hedhur ideja gjeniale e ndertimit te shtepise me historike

HISTORIA e SHTEPISE SE FLAMURIT ka disa vite qe eshte hedhur ideja gjeniale e ndertimit te shtepise me historike

Ad

📜 HISTORIA e SHTEPISE SE FLAMURIT.
Ndertimi – Pavaresia – Dhenia me qera – Shitja – Shkaterimi!!
“Foto 1914, shtepia ku u ngrit flamuri e transformuar ne hotel.”
Shkruar nga Vlora Ime….

▪️Në qendër të qytetit te Vlores, e rrethuar nga një lulishte prej 4 ha, dy vëllezërit Vlora, Ismail Bej dhe Beqir Bej, filluan ndërtimin e një kompleksi sarajesh të përbërë nga dy ndërtesa të mëdha: “Selamllëku” (ndërtesa e burrave) dhe “Haremllëku” (ndërtesa familjare, per gra dhe femije).

▪️Ato qëndronin paralel me njëra-tjetrën, e ndërsa “Haremllëku” shtepia ku lindi dhe u rrit Ismail beu, ishte tre katëshe, madhështore, e gjatë 85 metra, “Selamllëku” qe dy katëshe me një gjatësi 70 metra, por edhe pse më e vogla, u transformua ne më historiken.

▪️Më 28 nëntor 1912, ne godinen e Selamllëkut në orën 15:30, u hap mbledhja e parë Kuvendi Kombëtar, ku morën pjesë 37 delegatë, gjatë ditëve që pasuan u shtuan në 63 veta, përfaqëses të të gjitha viseve shqiptare.

▪️Ora 17:30 e datës 28 / 12 / 1912, Ismail bej Vlora, doli në ballkonin e godinës të Selamllëkut dhe duke valevitur Flamurin e qëndisur nga atdhetarja Marigo Posio, me kete xhest ikonik njoftoi Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

▪️Ne 1914 shtepija e flamurit “Selamllëku” e Xhemil bej Vlores , i kushëriri i Ismail bej Vorës e dha me qera nje tregtari Italian, te cilen pasi e restauruan , duke e transformuar teresisht nga imazhi origjinal, duke ja humbur cdo detaj te pamjes se saj, ne Hotel (Albergo), “INTERNAZIONAL VALONA” , shqip ‘ Vlora Internacional’.(si ne foto).

▪️Ne vitin 1919 sarajet e Vlora-jve ju shiten bashkise se Vlores. Disa thone se ju dhuruan bashkise se Vlores, ku kryetar bashkie (Kryekatundar) ishte i madhi Ali Asllani. Por per vete situaten jo te mire ekonomike te Vlorajve, ne ato vite, ku edhe mirembajtja kishte kosto, edhe per vet faktin e problemeve te forta, qe linden brenda trashegimtareve te rrinj te familjes ‘Vlora’, per ndarjen dhe posedimin e pronesise, nuk e shikoj te sakte citimin tek disa qe kane shkruar per ‘dhurimin’ e sarajeve, Bashkise se Vlores. Historia shkruhet ashtu sic eshte, dhe nuk i ulen ose i ngrihen vlerat Vlora-jve nese ato u shiten apo u dhuruan. Ajo ishte prone e tyre, me te gjitha te drejtat dhe ska diskutim. Une bashkohem me mendimin e nje pjese te mire studiuesish, qe sarajet u shiten Bashkise Vlore.

▪️(1919 – 1925) Cuditerrisht pasi u shiten, ngelen 6 vjet pa u perdorur, dhe gjendja e godinave u degradua shume.

▪️Ne vitin 1925 kur kryetar bashkie (Kryekatundar) ishte Qazim Kokoshi , ish firmetar i aktit te pavaresise, u dha vendimi i habitshem, qe vendi me historik i te gjitha trevave Shqiptare, simboli i pavaresise, te shkaterrohej. Dhe per nga vete rendesia e madhe historike qe mbarte shtepia e flamurit, por jo vetem, e gjithe sarajet e Vlorajve nder vite,… shkaterimi i tyre u quajt i qellimshem. Dhe u be me faj kryekatundari Kokoshi. Edhe pse duket disi ‘enigmatik’ vendimi , por jo pa ‘arsye’ nga ana e Kokoshit, pasi objektet, gezonin nje imunitet historik shume te madhe ne ate kohe, ne Shqiperi!!!. Dhe qe prishja e sarajeve mund te ishte nje forem hakmarrje, nga mardhenieve jo shum te mira qe Qazim Kokoshi kishte me VLORA –JT. Sipas disa historianeve, ku shkruajne qe:” Qazim Kokoshi gezonte nje urrejtje te madhe per bejleret e Vlores, dhe vetem per Ismail Qemalin gezonte respekt.” Dhe cuditerrisht ne fund te mandatit te tij, si kryetar bashkie, ne 1925-sen, ai vendosi ti shkateroje, duke ditur edhe pasardhesin e tij, per kryetar bashkie, qe ishte pikerrisht shitesi i sarajeve, Nuredin bej Vlora , pinjoll i oxhakut të Vlorajve, i biri i Mehmet Ferit Pashës Vlora.
Por Qazim Kokoshi nga rregjimi komunist me 1945 u denua me 6 muaj burg per prishjen e shtepise se flamurit. Dhe ky eshte nje fakt i pakundershtueshem.

▪️Ne 1925 pas prishjes se sarajeve u ndertua lulishtja e ashtuquajtura ‘Popullore’, sot ‘lulishtja e madhe’.

▪️28/ XI /1932 u ndertua edhe memoriali i varrit të Ismail bej Vlora Qemalit me figurën e Flamurtarit (Ushtari i Panjohur), edhe kjo vepër e Odhise Paskali, e inaguruar me rastin e 20 – vjetorit te pavaresise.

▪️28/ XI /1937 u ndertua shtiza e flamurit. Skema e Shtizës së Flamurit, fillimisht u konceptua, dhe u ndërtua pak vite më vonë, me nismën e Patër Anton Harapit dhe të Don Markut. Kjo shtizë është ndërtuar e rindërtuar disa herë në pozicione të ndryshme dhe aktualisht vendndodhja e saj, përkon me dritaren ku u ngrit flamuri nga Ismail Qemali. Madje edhe lartësia e saj, e njëjtë me atë të katit të dytë të godinës së Vlorajve. Shtiza e Flamurit u realizua përfundimisht nga Ali Asllani, dy herë kryetar bashkie i Vlorës. E inaguruar me rastin e 25 – vjetorit te pavaresise.

▪️2020, ka disa vite qe eshte hedhur ideja gjeniale e ndertimit te shtepise me historike, asaj te flamurit, mbi bazen e orrigjinalitetit, dhe pritet qe te filloj nga puna jo vetem shtepia, por edhe riformatimi dhe rindertimi i sheshit te flamurit. Kjo do te jete vepra me madheshtore qe Vlora do te perfitoj, dhe do te jete nje nga gjeneratoret e rrinj, te fuqishem, per turizmin ne qytetin e Vlores.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *