Ad
Historia e pazakontë e një kapedani antifashist lumjan

Historia e pazakontë e një kapedani antifashist lumjan

Ad

-Rrini gati se neser , se do shkojme ne ekspedite ne jug bashke me Italianet.Toger Frroku i tha keto fjale me ate krekosjen fodulle e tonin inatcor qe bente perhere kur fliste me milicet e batalionit *Rinia Shqiptare*.
-Nuk po na lene as nje dite te qetesohemi, tha pothuajse duke mermeritur nje milic qe po mundohej me sistemimin e komodines ku mbante sendet personale.
Ishte i ri ne batalion,ishte futur ne ate batalion per te marre nje rroge pasi token e kishte shitur ne dimer per te lare nje borxh te vjeter tek bajraktari.
Ishte e vetmja menyre qe te fitonte dicka e te mbante familjen e tij ne Lumen e thelle.
Por nuk po i pelqente menyra sesi italianet edhe kreret e batalionit kryesisht katolike fashiste i trajtonin milicet shqiptare.
Ismaili ishte i qete nga natyra ,me nje fizik per tu pasur zili.I gjate e shpatull gjere ,kocke trashe por i thate,Nje portret tipik malesori.Qetesia qe e karakterizonte ,ishte nje tregues i urtesise se tij.Disa dite me pare kishte marre pjese ne nje ekspedite ushtarake ne zonen e Pezes.Ne fakt togen e tij e kishin derguar mbas perfundimit te ekspedites. Ende kishte ne hunde eren e shtepive te djegura edhe

nder sy fytyrat e banoreve te zones sidomos grave e femijeve,te rreckosur e te frikesuar ,ulur anes shtepive te djegura nga ushtria Italiane ne bashkepunim me milicine fashiste shqiptare.Nuk po e kuptonte ende shkakun e ketyre masakrave.Grate myslimane me shamite ne koke i kujtonin nenen e tij ne Lume.Lutjet e tyre drejt Allahut ,per ti shpetuar nga dhuna e ushtrise i ushtonin ende ne veshe.
Nje milic barkmadh qeshte me banoret e frikesuar,edhe perhere futej neper shtepite qe bastisnin duke nxjerr placka , te cilat natyrisht i shiste.Ismailit i ishin errur syte edhe dheu i ishte bere i rende kur nje milic rrahu nje cift pleqsh.Jane prinder te kuqsh i tha milici fashist Ismailit.Djali i tyre eshte partizan,jane fare e keqe.Pinin vere bashke me ushtaret italiane e ngazelleheshin njejte si ta,kur poshteronin ndonje banor te zones apo digjnin ndonje shtepi. Kete here i kane derguar ne jug .Kurre skishte qen ne jug Ismaili.Kurre nuk kishte pare ndonje tosk me sy.Kishte degjuar nga nje Sheh ne Buzemadhe,qe ne jug ka bektashi e Teqe te mira shume.Kurse nga propoganda e milicise fashiste po degjonte qe ne jug jane njerez te ligj shume,jane te gjithe greke e ruse te kuq ,edhe vrasin myslimane.
Kishte rreth nje muaj qe ishte rekrutuar ne batalionin e milicise fashiste e shoqerohej vetem me nje te ri nga Puka.Dede e quanin.Edhe ai ishte futur ne milici per shkak te halleve familjare e me ate rroge mbante familjen atje ne malet e Pukes.Deda rrinte perhere i heshtur e pinte duhan shume.Edhe Deda nuk merrte pjese me ngazellim ne aksionet apo ekspeditat e milicise.
O Dede, ke pare ndonjehere nga keta te kuqte kamunista si i thone -e pyeti njeher Ismaili ?
Njehere arrestuam nje djale te ri komunist nga Shkodra – u pergjigj Deda.Ishte zeshkan e jo i kuq.E rrahen keq ata mirditoret qe rrine mbas togerit,e ai nuk nxorri ze.Vetem e degjova qe i tha miliceve,Turp te keni qe godisni shqiptarin.Do vije dita qe do te pendoheni.
Te tjeret ne pergjithesi ishin fshatare qe kemi arrestuar gjate bastisjeve.Rruga drejt jugut u duk sikur nuk mbaronte.Udhetimi do te behej naten per arsye sekrete.I ulur ne nje kamion te mbuluar ,Ismaili qendroi i heshtur gjithe rruges.Bisedat e miliceve te tjere gjate rruges po e nervozonin.Benin plane per vrasje e mbytje te toskeve,disa ishin edhe me te piste,flisnin per gra e vajza.Vetem Deda rrinte mendueshem njejte si Ismaili ne cep te kamionit.
Pas nje udhetimi qe u duk sikur zgjati nje jete te tere ,mberriten ne qytetin e Beratit.I strehuan ne nje kapanon te kazermave te ushtrise italiane.Ishte mengjes heret kur zbriten nga kamioni edhe ajrin e cau zeri i myzeinit qe therriste per faljen e namazit te sabahut.Ismailit ju ngjeth mishi.Paska hoxhe e xhami edhe ne Toskeri bre?
U ulen ne nje mense per te ngrene buke me pushken perhere gati ,pasi urdheri ishte qe te rrinin ne gadishmeri.Mbas buke erdhi perseri Toger Frroku edhe u tha qe do te clodheni pak e do te udhetojme perseri.Te kuqte kane sulmuar posten ushatarake italiane ne Tomorrice.E do shkojme tu japim nje mesim te mire toskeve rebele.
U nisen pas nje ore perseri me kamiona per ne Skrapar.Rruga malore edhe gjithe dredha dukej sikur nuk do te mbaronte kurre.
A jemi shume larg o Dede?- e pyeti Ismaili.Se di sipas atyre qe degjova nuk jemi shume larg -u pergjigj Deda.
Kamioni ndaloi e u degjuan urdhera ne italisht edhe ne shqip.
toga e Ismailit ,u urdherua te dilte mbi kodren anes rruges e te sulmonin fshatin e pare qe dukej buze nje lumi bashke me nje kompani karabinieresh Italiane.Fshati ishte gjumosur nga vapa e madhe,edhe hyrja e ushtareve ne shtepite e para te fshati shkaktoi gjullurdi te madhe.Klithma grash ,qen qe lehnin ,qarje femijesh ,urdhera ne italisht e ne shqip.Ushtaret u drejtuan neper shtepi e filluan te nxirrnin banoret e jashte e ti grumbullonin tek sheshi i fshatit.Gra e femije pleq e plaka e disa burra qe po punonin neper arat e vogla te varura ne shpatin e malit po shtyheshin nen kondaket e pushkeve te miliceve edhe italianeve drejt fshatit.
Milicet fashiste shqiptare edhe ata me zell te papare bashke me italianet ,filluan bastisjen e shtepive.Deda me Ismailin u derguan bashke me disa te tjere italiane e shqiptare bashke, te bastisnin disa shtepi pak me te vecuara nga fshati,buze lumit ne rreze te korijes ne shpat te malit .Deda pa disa femije afer nje kasolle bagetish edhe u beri shenje te dilnin e te afroheshin para shtepise.Femijet e shikonin te frikesuar e te habitur *italianin* qe fliste shqip.Ismaili po shkonte tek shtepia e dyte ,kur befas degjon nje ze gruaje: ndihme ndihme .hiqu qeni Duces mos me prek ..O Allah ndihme ahh, thirri perseri gruaja e re me nje ze qe cau kupen e qiellit.Ismaili u leshua drejt kthines pas shtepise me tersellime.Kur sheh nje ushtar Italian qe po kerkonte te kapte nje grua te re ,e cila me sepate ne dore mundohej ti shpetonte ushtarit te huaj.Ismailit ju erren syte,ndalu bre qen i thirri.Cfare po ben bre qen?Italiani u kthye e kur pa syte e cakerdisur te Ismailit u mundua te drejtoje armen por ishte vone.Ismaili ishte gati edhe qelloi drejt tij duke e lene te vdekur ne vend.Gruaja e re po e veshtronte e frikesuar edhe e habitur .Nuk po kuptonte se cfare po ndodhte.Mos ki frike i tha Ismaili,a je shqiptare? Po u pergjigj gruaja e re me lot ne sy. Tek gruaja u afruan dy femije te vegjel qe dolen nga cepi shtepise duke qare e duke e pushtuar pas trupit.Ismail i tha gruaja e re djalit te vogel,mos ki frike, ky eshte shqiptar duke bere me shenje nga Lumjani.Ismail e quajne pyeti Lumjani,po a myslimane jeni bre?Po u pergjigj nena e re.Ismailit ju mbushen syte me lot e ju drodh trupi.Merri femijet e ngjitu drejt korijes i tha gruas ,shpejt.Gruaja per nje moment ngeli pa levizur pastaj shpejt mori femijen me te vogel ne krahe e tjetrin per dore e u nis me nxitim per tu futur ne korije.
Dy ushtare italiane qe ndodheshin ne oborrin perpara shtepise ,kur degjuan krismen nuk u vajti mendja per keq ,por kur pane qe shoku i tyre nuk po dilte filluan te dyshonin edhe me pushket gati dolen pas shtepise.Mikele ,Mikele therriten qe te dy njeri pas tjetrit shokun e tyre.Por asnje pergjigje.Kur dolen pas shtepise pane Ismailin qe po terhiqte trupin pa jete Mikeles per ta fshehur ne nje kasolle bagetish.Maskara therriti i pari prej tyre edhe qelloi drejt Ismailit ,Ismaili u perkul pakez dhe plumbi e mori shkarazi ne sup.Menjehere u hodh mbas nje peme te vjeter.Italianet filluan te qellonin ne drejtim te pemes duke share e mallkuar.Befas nje krisme e thate pas tyre rrezoi njerin prej tyre ne toke te vdekur.Ishte Deda.Italiani tjeter hodhi pushken ne toke e filloi te therriste me te madhe ,Ndihme ndihme ne italisht.Pse piskat mor thi i flliqte- gjemoi Deda edhe e qelloi mu ne mes te syve me nje plumb te thate.Ismail a je mire o vella -therriti Deda.Mire jam pak jam plagosur ne sup -u pergjigj Ismaili.
Po tani cfare do te bejme pyeti me ankth Deda?Ne rrugen perpara shtepise po degjoheshin zerat e miliceve te tjere edhe ushtareve italiane,qe po afroheshin me nxitim.
Hik Ismail i tha Deda,Ngjitju malit ,shpejt ne korije,se une po baj pushke ketu.
Nuk te le vetem ju pergjigj Ismaili.O burra te kapim korijen.Te dy miqte u leshuan me vrap ne shtegun pas shtepise edhe dolen me vrap ne shpat per tu futur ne korije.Nga pas filluan te fershellenin plumbat e miliceve edhe ushtareve italiane qe kishin gjetur trupat e ushtareve te vrare edhe kishin kuptuar situaten.
Nje grup prej tyre u leshua ne ndjekje duke share e duke qelluar kunder te dy djemve malesor.Dy miqte si drere mali te shpejte e te forte ,u futen thelle ne korije duke dale jashte rrezikut nga plumbat e ndjekesve te cilet kur e pane qe ishte e kote ndjekja ,ndaluan edhe u nisen te kthehehsin ne fshat ,duke mallkuar edhe share dy te *pabeset* edhe u betuar per hakmarrje .
Nderkohe grupi i miliceve edhe italianeve vrau ne oborr te shtepise per hakmarrje gjyshen plake edge i vune zjarrin shtepise.
Disa femije te vegjel edhe dy gra i moren me vete duke i shtyre drejt sheshit te fshatit,duke i bashkuar me fshataret e tjere te grumbulluar atje.
Toger Frroku si gjthmone me fodullikun e tij edhe zerin inatcor ,filloi te kercenonte banoret ne shesh me shfarrosje komunistesh edhe i quajti toske te pabese.Disa milice filluan te rrihnin me kondake pushkesh ata pak burra te mbledhur ne shesh e disa te tjere po pergatisnin edhe mish ne hell ,nga bagetite e grabitura.Milicet qeshnin e pinin vere e raki bashke me ushtaret italiane duke share fshataret e mbledhur ne shesh.Nje pjese po bente inventarin e sendeve te grabitura neper shtepi .Kryesisht paja grash , byzylyqe e varese floriri.Keto te fundit shumicen jau kishin shkulur me dhune grave nga trupi.Moren nje plak te vjeter,Xha Selmanin dhe filluan ta kercenonin e ta pyesnin per burrat e fshatit Ku jane ,ku jane partizanet edhe kush e beri sulmin ne poste.Njeri prej miliceve nip bajraktari,e goditi plakun e shkrete me nje grusht ne fytyre duke e share e duke e tallur.He more qeni plak ,ku i ke burrat e fshatit,pse nuk i dolen zot fshatit .Edhe I zgerdhihej ne fytyre.
Xha Selmani duke e pare drejt ne sy milicin Mhill ,nipin e bajraktarit i tha qetesisht.-Kur te vijen burrat tane ti do veshesh fustanet qe grabite nga frika.Milicet e tjere qeshen me Mhillin i cili nga inati edhe terbimi u leshua mbi plakun edhe e qelloi me qyten e pistoletes ne fytyre duke e gjakosur edhe rrezuar pertoke.
Italianet kishin ndare nje grup burrash e pleqsh bashke me dy femije meshkuj te rritur edhe donin ti pushkatonin per hakmarrje te tre ushtareve te vrare.
Paturpesisht i vune ne rresht edhe i pushkatuan .12 meshkuj nga Tomorrica u vrane ate dite nen klithmat e grave edhe qeshjet e miliceve shqiptare.
Ne darke vune roje neper fshate dhe u shtruan neper shtepite e fshatareve me mish te pjekur edhe vere.Te nesermen duke ngarkuar plackat e vjedhura u nisen per te dale ne rruge te xhadese tek kamionat.Kur degjojne tre krisma pushke e nje bombe afer fshatit e pas tyre nje ze te forte ; mbi ta more burra ..me dore me dore (kapini te gjalle).Ishin partizanet e cetes territorriale te Tomorrices.Nisi nje beteje e ashper por qe u fashit shpejt pasi malesoret e Epiriote teTomorrices rane si ortek mbi milicet edhe ushtaret italiane duke i coroditur edhedetyruar te dorezoheshin shpejt.Sapo pane qe disa shoket e tyre u vrane nga rrebeshi i malesoreve.te tjeret i kapi paniku,hodhen pushket ne toke e ngriten duart perpjete..
..vazhdon..
Ne nder te Qazim Mates luftetarit antifashist Lumjan..

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *