Ad
Historia e fshehtë e Bashkimit Evropian: “Mashtrimi i Madh”

Historia e fshehtë e Bashkimit Evropian: “Mashtrimi i Madh”

Ad

Eshtë e pamundur që të kuptosh natyrën e vërtetë të atij që u bë i njohur si “projekti evropian”, pa vlerësuar se si ai u vu në lëvizje nga një ide udhëheqëse, e cila ishte kristalizuar fillimisht në mesin e viteve 1920 në mendjet e dy burrave. Njëri, që më pas do të bëhej i njohur, ishte një ish tregtar francez konjaku. Tjetri, një nëpunës civil anglez.

Projekti nuk do të mund të realizohej asnjëherë, nëse qëllimi i tij i vërtetë do të shprehej në mënyrë shumë eksplicite. Objektivi i tij final mund të arrihej vetëm nëse punohej vendosmërisht, hap pas hapi, për shumë vite, deri kur një pjesë e mjaftueshme e makinerisë së kësaj forme të re qeverisjeje do të ishte në vend, dhe pas kësaj mund të zbulohej objektivi i vërtetë.

Jean Monnet kish preferuar gjithmonë që të punonte prapa kuintave, larg nga qendra e vëmendjes. Ai e dinte se, vetëm duke vepruar në hije, mund ta realizonte një ditë ëndrrën e tij. Ai që Monnet realizoi, si e shpjegon edhe ky libër, ishte një grusht shteti me xhirim të ngadaltë: coup d’etat më spektakolar që ka parë historia.

Kur liderët e 25 vendeve të mbledhur në zemrën e lashtë të Romës më 29 tetor 2004, për të firmosur një “Kushtetutë për Evropën”, një nga tiparet më të çuditshëm të këtij momenti historik ishte se si ai kish qenë parashikuar me saktësi, plot gjashtë dekada më parë.

Në vitin 1941, kur pjesa më e madhe e Evropës ishte nën sundimin nazist ose fashist, një ish komunist i panjohur italian, i burgosur në një ishull pranë brigjeve të Italisë, parashtroi një vizion që, kur të përfundonte Lufta e Dytë Botërore, politikanët e iluminuar duhej ta ndiqnin për të ndërtuar “Shtetet e Bashkuara të Evropës”.

Për një kohë të gjatë, sugjeronte Altiero Spinelli, ata duhej që me qetësi të mblidhnin të gjithë përbërësit thelbësorë për këtë shtet të ri, pa zbuluar shumë haptazi se cili ishte qëllimi i tyre. Popujt e Evropës nuk duhej të konsultoheshin në mënyrë të drejpërdrejtë, deri kur të paktën gjithçka të ishte gati për mbledhjen e një “ansambleje popullore” për të hartuar një “kushtetutë”.

Vetëm atëherë popujt duhej të lejoheshin që të përvetësonin kushtetutën e re, duke votuar për të. Kjo gjë do të shënonte pra, jo fillimin e procesit të krijimit të “Shteteve të Bashkuara të Evropës”, por …

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *