Ad
Histori grash shqiptare“Unë isha shumë e re kur mora vesh se im atë kishte vendosur kush do ishte burri im…

Histori grash shqiptare
“Unë isha shumë e re kur mora vesh se im atë kishte vendosur kush do ishte burri im…

Ad

*Histori grash shqiptare
“Unë isha shumë e re kur mora vesh se im atë kishte vendosur kush do ishte burri im i ardhshëm. Përpara dasmës nuk e kisha parë asnjëherë dhe isha e frikësuar se kush mund të më kishte rënë për pjesë. Më vonë mora vesh se im atë më kishte shkëmbyer për 2 thasë misër. Fati im ishte shkëmbyer për dy thasë misër. Akoma qesh kur e kujtoj këtë gjë. Ishin vitet 1960 dhe si një vajzë fshati që isha nuk kisha mundësi të ngrija kokë e të vendosja për veten time siç bëni ju sot. Kanë qënë kohë të vështira ato. Burri im nuk dinte as të shkruante e as të lexonte, por për fatin tim të mirë ishte një njeri shumë i mirë, i urtë, puntorë dhe e pata gjithmonë në krahë derisa u largua nga kjo jetë. Patëm 8 fëmijë bashkë dhe unë isha e lumtur për çdonjërin prej tyre. Punoja fortë në kooperativë dhe shquhesha ndër gratë e tjera pasi isha shumë e dhënë pas numrave. Më pëlqenin numrat sa edhe i ëndërroja natën dhe mbaja llogarinë e kooperativës ku punoja. Më vonë partia vendosi të më jepte një bursë të plotë për të vazhduar shkollën profesionale dhe unë të isha një llogaritare me kohë të plotë. Fëmijët ishin pothuajse të gjithë në shkollë dhe më të mëdhenjtë kujdeseshin për më të vegjëlit kështuqë unë kisha mundësinë të shkoja në shkollën e natës në qytet mbas punës në fshat dhe të kthehesha në darkë në shtëpi. Bëra 5 vjet shkollë dhe më vonë u emërova sekretare e partisë. Më mer malli ndonjëherë për ato vite. Kisha ardhur në atë fshat për dy thasë misër dhe tani kisha një postë të mirë në parti. Ishim 10 gojë për tu ushqyer dhe nuk ishte aspak e lehtë, por ia dolëm. Kam bërë shumë sakrifica por gëzova 8 femijë dhe tani kam shumë nipër e mbesa…gjithastu 3 stërnipa. Nuk jam penduar për ndonjë gjë në jetë dhe kur të vijë ora ime që ti bashkohem burrit tim në atë botën tjetër do jem e qetë e nuk do e kem kokën mbrapa pasi gjithë fëmijët e mi kanë familjet e tyre dhe unë si nënë bëra më të mirën time për ti rritur.”
#rrefimegrash #ndarjeeksperience #ngjyrategraveshqiptare #ngjyratenenaveshqiptare #ngjyrategrave #ngjyratejetes #colorourlives
Foto Credit: #rawpixel (në mungesë të autorizimit për të publikuar foton reale të gruas që rrëfen jetën në këtë histori)

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *