Ad
HARADINAJ I PËRGJIGJET BE-SË: I HEQIM TAKSËN SERBISË ME NJË KUSHT

HARADINAJ I PËRGJIGJET BE-SË: I HEQIM TAKSËN SERBISË ME NJË KUSHT

Ad

  

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas apelit të BE-së që Kosova të tërheqë vendimin për taksën 100% për mallrat nga Serbia. Haradinaj thotë se vendimi për rritjen e taksës për produktet serbe nuk ishte i papritur sepse e kishte paralajmëruar se taksa prej 10% mund të rritej.

I pyetur në lidhje me reagimin e presidentit serb, Vuçiç që mblodhi ambasadorët e huaj dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Serbi pas vendimit të qeverisë kosovare, Haradinaj tha në ‘T7’ se kjo taksë nuk hiqet pa u ndalur agresiviteti i Serbisë.

Sa u përket presioneve që mund të vijnë nga ndërkombëtarët , kryeministri i Kosovës theksoi se Kosova “ka toleruar boll” dhe ka pritur nga BE që të ndalë agresivitetin e Serbisë por kjo nuk ka ndodhur. Madje ai ka thënë se edhe dialogu mes dy vendeve nuk duhet të ndodhë pa e respektuar Serbia Kosovën.

“Janë zhvillime të brendshme të Serbisë, ne i respektojmë. Këto janë vendime sovrane të Kosovës. Nëse rikthehet normaliteti, ndalet agresiviteti i Serbisë, respektohet marrëveshja e energjisë dhe shumëçka tjetër ne mund ta diskutojmë heqjen. Por këto janë vendime sovrane të Kosovës. Presionet mirë se të vijnë, Kosova s’ka ku shkon, deri kur duan me na mbajtë konflikt i ngrirë, ne kemi toleruar shumë gjëra me shpresën që bashkësia ndërkombëtare do ta gjejë një zgjidhje, por shihet se nuk jemi aty. Ka vetëm një agresivitet ndaj Kosovës, çfarë të bëjmë”, u shpreh ndër të tjera Ramush Haradinaj

● – RRJETAT.COM

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *