Ad
Grupi i Bajrave ‘merr në qafë’ drejtuesit e Spitalit Shkodër, lëshohen 10 urdhër- arreste, si iu bë presion vetëm për një vajzë

Grupi i Bajrave ‘merr në qafë’ drejtuesit e Spitalit Shkodër, lëshohen 10 urdhër- arreste, si iu bë presion vetëm për një vajzë

Ad

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 10 masa të reja sigurie për disa persona që dyshohet se janë përfshirë në grupin e “Bajrave” dhe rrjetin e tyre kriminal.

Ky caktim vjen dy ditë pas publikimit të skandalit sesi Behajr Bajri kishte ushtruar presion në administratë për të punësuar mikeshën e tij.

Kështu, Policia e Shtetit bën me dije me anë të një njoftimi zyrtar se janë caktuar 6 masa sigurie “arrest me burg”, 3 arreste shtëpie, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Pjesë e grupit janë 3 zyrtarë të Spitalit të Shkodrës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. Shefi i Shërbimeve në Maternitet, kryeinfermierja, përgjegjësja e financës janë zyrtarët e arrestuar, të cilët janë lënë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke iu nënshtruar ndikimit të familjes Bajri, dhe konkresisht 40-vjeçarit, Behar Bajri.

Ndërkohë që mikesha e Behar Bajrit, mësohet se është një 32-vjeçare nga Tirana, Jorida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në Spitalin e Shkodrës dhe merrte pagesën muaj për muaj në llogarinë bankare.

32-vjeçarja është ndaluar sot në mëngjes në Tiranë, ku gjatë kontrollit në banesën e saj, Polici sekuestroi 9 000 euro.

Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për :

Behar Brajoviq (Bajri)
Safet Rustemi
Ilir Rustemi
Asmer Bilali
Ismet Idrizi
Sirjan Alija
Jorida Murati

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “OAZ”

Dokumentohen vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Gjykata jep 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim. Në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”.

  1. R. alias B. B, 39 vjeç,banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  2. R., 35 vjeç, banues në Shkodër,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  3. R., 43 vjeç, banues në Shkodër, idyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  4. B., 30 vjeç, banues në Shkodër,i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  5. I., 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuarpër kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  6. A., 34 vjeç, banues në Shkodër,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është shpallur në kërkim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
  7. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, edyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, në Tiranë.
  8. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te maternitetipranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
  9. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
  10. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M., për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.

Drejtuesi i grupit B.B ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja J. M, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP. Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve. Departamneti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *