Ad
GREQIA PRO NEGOCIATAVE: PËRGJIGJA “JO” SJELL DESTABILITET

GREQIA PRO NEGOCIATAVE: PËRGJIGJA “JO” SJELL DESTABILITET

Ad

Greqia mbështet çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE ndërsa thekson se një përgjigje kundër çeljes së negociatave dhe veçanërisht ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut mund të shkaktojë destabilitet në rajon.

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë”, është shprehur ministri grek.

Ai gjithashtu ka vlerësuar plotësimin e kushteve nga të dy vendet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian

“Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, ka deklaruar ministri grek.

Greqia është ndër vendet anëtare të BE dhe vota e saj ka po të njëjtën rëndësi si ajo e Holandës e Francës apo e Gjermanisë

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *