Ad
Gjylameti i drejtohet Tabakut – Jam e hapur të jemi bashkë pranë çdo familje por jo politikisht

Gjylameti i drejtohet Tabakut – Jam e hapur të jemi bashkë pranë çdo familje por jo politikisht

Ad

Më erdhi shumë mirë kur dëgjova që kolegia Jorida Tabaku kishte bërë takime në zonën e Kombinatit. Po kur pashë statusin e saj, më erdhi keq tek thoshte se asnjë institucion ska shkuar t’i shoh. Nga çasti i ngjarjes e deri në orët që flasim ekipe me heronjë të heshtur kanë bërë gjithçka për të menaxhuar situatën e rëndë në zonë dhe jo më larg se paraditen e sotme edhe Kryeministri bashkë Kryetarin e Bashkisë erdhën pranë banorëve për t’i orientuar drejt evakuimit. Nëse do t’i ishe bashkuar ekipit të inxhinierëve të Institutit të Ndertimit dhe 6 inxhinerëve grek që na u bashkuan, ndoshta do të na kishe ndihmuar së paku tu lehtesojmë dhimbjen dhe t’i mundesojmë kushte sa më të pershtatshme banorëve që kanë përjetuar më së shumti tërmetet e këtyre ditëve. Do të më vinte mirë të bashkoheshit në qendrat e hapura, të bashkoheshit me shtabin e emergjencave, të bashkoheshit me adresuesit që 24/7 janë pranë zyrës së Njësisë Administrative, të bashkoheshit pranë hoteleve ku janë akomoduar familjet dhe së bashku të ishim pranë njerëzve për të dëgjuar nevojat e tyre. Jam e hapur të jemi bashkë pranë çdo familje, krejt të shkëputura nga ngjyrat partiake dhe politizimi. Të pres Jorida!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *