
GJITHKUSH KA HALLE NË KËTË BOTË- Kamala Harris ndihet e persekutuar Nga Arben Çikaj
GJITHKUSH KA HALLE NË KËTË BOTË…
Kamala Harris ndihet e persekutuar, sipas saj, nga ngjyra e lëkurës… Ajo thotë: “Ajo vajza që shkonte në shkollë me autobus, ajo isha unë…” Persekurtim i madh, se unë kam shkuar në këmbë në shkollë…
Çfarë do Kamala më shumë? Ka kryer shkollën dhe në një moment, gjinia femër dhe ngjyra e lëkurës e ngjisin atë në pozicionin e Prokurores së Përgjithshme në California (Kaliforni)! Një shqiptare me origjinë nga Tropoja u bë Prokurore e një qarku të vogël në SHBA dhe vu shqiptarët e entuziazmuar me lajme, e jo më kjo!
Pastaj u bë Senatore dhe ka disa vjet aty. Tani doli kandidate për Presidente nga Partia Demokrate, por mbështetësit e saj u rralluan, ashtu edhe paratë… dhe u tërhoq! Sa keq! – tallet Trump.
Ngjashëm me këtë sillej edhe Jozefina, “kam qenë e persekutuar” – thoshte, “më dërguan të punoj në fshat”, 150 m. larg grykës së Rusit në Shkodër… Persekutim i madh ka qenë, për një qytetare denbabaden… E unë që kam lindur në fshat dhe tani e kam bërë prapë shtëpinë në fshat?!
Çfarë donte më shumë Jozefina? Deputete, nënkryetare në PD e më pas edhe nën-kryetare e kryetare Kuvendi, se ishte femër… I bëri edhe disa milion Euro pasuri, nga pushteti politik… A do më?
E prapë të dyja këto gra histerike ankohen, sikur qajnë kur flasin… Nuk ngopen kurrë!