Ad
Gjin Bue Shpata, shkatërroi ushtritë e bashkuara të serbëve, grekëve, napolitanëve dhe bizantëve

Gjin Bue Shpata, shkatërroi ushtritë e bashkuara të serbëve, grekëve, napolitanëve dhe bizantëve

Ad

Gjin Bue Shpata, shkatërroi përpara Artës ushtritë e bashkuara të serbëve, grekëve, napolitanëve dhe bizantëve, duke siguruar despotatin e tij deri sa vdiq në vitin 1400. Mënyra se si u fitua beteja e Nartës, është për të theksuar, se kjo mënyrë u përsërit disa herë prej Skënderbeut në rrethimin e Krujes. Gjin Bue Shpata i la ushtritë armike të rrethonin kryeqytetin e tij dhe vetë qëndroi jashtë. Pasi u lodhën kundërshtarët nga rrethimi i gjatë, nga goditjet e papritura dhe të vazhdueshme nga jashtë dhe sulmet e të rrethuarve nga brenda kështjellës, ai u ra përsipër si rrufe dhe i shpartalloi krejt, duke zënë rob Kryekomandantin e tyre të ekspeditës anzhuine. Huan Fernandes Heredia. Kjo fitore e madhe rriti autoritetin dhe prestigjin e Shpatajve Arbereshe. Në këtë kohë, vritet despoti i Janinës dhe vendin e tij e zuri Izoul Buadelmonti, me origjine italiane. Në vitin 1390 ai përgatiti një ushtri dhe sulmoi Gjin Bua Shpatën. Arbereshet e kundërgoditën dhe e shpartalluan në panik. Izouli u përgatit prap për betejë duke iu drejtua për ndihme Sulltan Bajazitit të I-rë. Kështu vazhduan disa beteja të udhëhequra nga komandantë të zotë, si Timurdashi, Melkushi, nga serbi Jan Uroshi dhe napolitani Karl Doko, të cilët i erdhën në ndihmë Despotit të Janinës. Shqiptarët të udhëhequr nga Gjin Bue Shpata, kanë qenë të papërkulur dhe i thyen pa mëshirë. (Nga historiaët Komnen – Prokëll). Sulltani i dërgoi Despotit Izoul një nga komandantët më të zot, Evrenozin, me një ushtri të konsiderueshme, në vitin 1396. Gjin Bua Shpata u informua për lëvizjet e kundërshtarit, i priti në pozicionet “Drisko” Evrenozi dhe Jashi (Oficer madhorë turk), pasi pësuan humbje të mëdha, u tërhoqën me turp. (“Burimet byzantine”, f. 24). Përsëri Izouli sulmoi Arbereshet. Beteja u zhvillua në Mesopotam afër Delvinës, më 9 prill 1399. Arbereshet u mbrojtën dhe u hodhën në sulm me trimëri, duke zënë rob vetë Izoulin dhe arhondët e tij. Robert Izoulin, e lëshuan kundrejt shpërblimit prej 10.000 florinj. Më 29 tetor1399, vdiq Despoti Gjin Bua Shpata. “Burrë i fuqishëm, i admirueshëm e lavdi e Arbërisë. Vendin e tij zuri i vëllai, Zguro Shpata,“Vëllamëri” bashkësundimtarë. Një vit më vonë, i biri i Gjin Bua Shpatës, Maurik Shpata, pushtoi Janinën dhe e mbajti deri ne vitin 1418. Këtu merr fund sundimi i Shpatajve, që zgjati 60 vjet, në luftë të përgjakshme me armiqtë më të mëdhenj të kohës. Në një kronikë të “Tokove” janë shkruar 3924 vargje, ka mjaftë të dhëna me rёndësi për shqiptarët në Epir… Shpatajt, burra të dëgjuar, të pashëm dhe trima. (Kronika, f. 44-56)

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *