Ad
Gjendet një jaht super luksoz pa njërëz mes detit nga disa peshkatarë shëngjinas

Gjendet një jaht super luksoz pa njërëz mes detit nga disa peshkatarë shëngjinas

Ad

Dëshmia tronditëse e rojes bregdetare: Ose janë marrë peng ose janë vrarë (VIDEO)

Lidhur me gjetjen e jahtit luksoz të gjetur në afërsi të portit të Shëngjinit kanë dalë detaje të reja në bazë të të cilave mësohet se ai ka vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Roja i portit Nikoll Doda ka treguar se peshkarexhat e kanë gjetur reth 18 milje në det të hapur dhe pasi janë ofruar duke mos gjetur asnjë person brenda tij, kanë lajmëruar Policinë Kufitare. Roja bregdetare hedh dyshime se personat që kanë qenë në bordin e saj ose mund të jenë marrë peng ose të jenë vrarë, duke argumentuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shëngjin

“Është parë dy-tre orë në det me motorra të ndezur por nuk kishte njeri brenda. Kanë bërë za, por nuk kishte njeri në jaht. Pastaj kanë lajmëruar policinë kufitare. Dyshimet jane se o mund ti ketë marr peng dikush o mund ti kenë vrarë. Çdo ditë vijne jahte në Shëngjin, kjo ngjarje s’ka ndodhur asnjëhere këtu”, ka thënë Doda.

Ndërkohë më herët, të reja me rëndësi mësohen nga jahti milionerit turk, që u gjet i braktisur sot në ujërat shqiptare dhe u ankorua në portin e Shëngjinit nga Policia

Sipas dokumentacionit të rregullt dhe një pasaporte që u gjet brenda në jaht, ai është pronë e shtetasit turk Sevgin Yavuz, 53 vjeç

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *