Ad
GJELI I VANGJEL DULES QË ËSHTË KREKOSUR KEQAZI NGA DALLDIA

GJELI I VANGJEL DULES QË ËSHTË KREKOSUR KEQAZI NGA DALLDIA

Ad

Eshtë krekosur keqaz gjeli
Është vrerosur zi Vangjeli
I ndërrojnë kokë dhe trup
Kur i shoh, më vjen krupë!

Nuk ka më zë në qymez
Kokoshi s’të bën më vezë!
Se ka ikur ajo kohë
Gjeli vezët më s’i ngrohë!

Kanë filluar të t’bjen puplat
Nuk të njohin më as pulat .
Ah mor Vangjo- palikari
Qymezit i ka rën’ zjarri!

Qymezi tënd i Athinës
Ka sëmundjen e tërbinjës
Ka kafshuar sa herë tinëz
Dhe ja ka dhënë ulërimës!

Europën thirri, të marrën
Më kafshuan u tha Himarën
Tej e tej “vorio- epirin”
Në zenith e çoj delirin!

Por shko u thuaj në Athinë
Se nuk ka grek në Janinë
Mos vazhdo si rrenacak
Nëse ka janë ardhacak.

Se dhe të vdekurit n’ato troje
Veçse shqip nxjerin prej goje
Shqip Janina shqip Preveza
Nëpër shekuj nëpër breza.

Të gjallët që ishin shumë
I përndoqët me përdhunë
Por ditë e kthimit po afron
Të hipin sërish në fron!

Se prej ulërimës së ulkonjës
Tërr s’ia bën syri shqiponjës!
Eh mor Vangjo- palikari
S’trembet jo më shqiptari!

Skender Lazaj Trebeshina
13 Tetor 2017 Bs It

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *