Ad
GAZETARI ME AZIL NË BELGJIKË FLET PËR SOKOL OLLDASHIN. FATOS MAHMUTAJ: U VRA, VRASËSI U FSHEH NË NJË QYTET TË SHQIPËRISË SË MESME

GAZETARI ME AZIL NË BELGJIKË FLET PËR SOKOL OLLDASHIN. FATOS MAHMUTAJ: U VRA, VRASËSI U FSHEH NË NJË QYTET TË SHQIPËRISË SË MESME

Ad

Gazetari shqiptar me azil politik në Belgjikë ka folur sot për vdekjen e deputetit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Sipas tij, Olldashi nuk ka pësuar aksident,por ai është vrarë. Sipas Mahmutajt, vrasësi u kërkua për tre orë në një qytet të Shqipërisë së mesmse, por kërkimi u ndalua menjëherë.

“Fakte të tjera tregojnë se vrasësi u kërkua për rreth tre orë në një qytet të Shqipërisë së mesme dhe pastaj, pas marrjes së akordit mes qeverisë dhe opozitës, gjithçka u ndalua në mënyrë të menjëhershme. Madje edhe shkrimet e mediave online ndryshuan qartazi brenda pak minutash. Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Do t’ju kërkoja të nderuar kolegë të zbardhni: Cilët ishin personalitetet të majtë apo të djathtë që mbërritën në vendin e ngjarjes? Çfarë bisedash janë bërë aty? A ka pasur dikë, ‘VIP’ që e ka zënë gjaku dhe ka vjellë kur ka parë kufomën? Flitet për një ekspertizë disaorëshe të kufomës, kur u bë kjo pasi dihet mirë se i ndjeri u varros 16 orë (në mos gaboj), pas vdekjes, ndërkohë që iu bënë edhe homazhe në parlament?  Do ishte mirë që të publikohej në të njëtin moment edhe ekspertiza mjekoligjore si dhe vendimi i prokurorisë për pushimin e çështjes.  Arsyet e krimit dhe të tjerat në ditët në vazhdim…”, shkruan Mahmutaj në profilin e tij në ‘’Facebook”.

“E vranë, vetëvranë apo u aksidentua Sokol Olldashi. Ka një vit tashmë që dosja e tij është mbyllur si aksident dhe dy ekspertiza një mjekoligjore dhe një autoteknike i kanë dhënë të drejtën prokurorisë t’i vërë ‘vulën’ kësaj historie. Pra duke e mbyllur si një aksident, ndërkohë që edhe politika, si rrallëherë, u gjet me një mendje, e djathtë apo e majtë qoftë. Por faktet, flasin ndryshe…”, shkruan Mahmutaj.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë që Olldashi të ketë pësuar një aksident, pas ekspertizës mjekoligjore. Mahmutaj publikoi edhe një foto të të ndjerit gjatë ekspertizës në morg, por që për arsye etike e hoqi 5 minuta pasi e publikoi

“ Nga një kqyrje e shpejtë e saj duket qartë që nuk bëhet fjalë për një aksident automobilistik. Lexuesit le ta vlersojnë vetë këtë fakt. [Disa kolegë të mi më pohuan se kanë disponuar foto të tilla dhe nuk i kanë publikuar, për shkak se janë shumë të rënda për mediat. Unë po e shkel ‘etikën’ këtu. Sinqerisht më ndjeni, por mendoj se do të ishte më mirë që të publikohej. Kjo, thjesht për të kuptuar nivelin e mashtrimit në të cilin kanë rënë edhe mediat edhe nje pjesë e mirë e kolegëve të mi (ata që nuk e kishin parë)]. A nuk do ishte skandal dhe mungesë morali që një krim të fshihej dhe gjithë shoqëria të ishte dakord me këtë!? Unë personalisht (F.M.), nuk e kapërdij dot këtë. ‘’, apelon Mahmutaj.

sokololldashi

Sipas gazetarit gjithçka u la si aksident, vetëm që të mos tronditej familja.

“Në momentet e para të vdekjes mediat folën për praninë e një femre në makinën e të ndjerit Olldashi. Burime të ndryshme folën për dy femra të ndryshme: Një gazetare dhe një tjetër me lidhje të forta politike si majtas dhe djathtas. Pikërisht këtu, u gjet hallka që gjithçka të shitej si një aksident. Dmth, marrëveshja midis dy palëve politike ishte e tillë: E lëmë aksident për të mos krijuar probleme familjare. Unë personalisht (F.M.)nuk e vë dorën në zjarr, nëse ishte apo jo njëra nga dy femrat e përfolura në makinën e të ndjerit Olldashit, pasi jeta private e secilit është e shenjtë, por të paktën të pyetej si dëshmitare. “, shkruan Mahmutaj.

Fatos Mahmutaj është gazetari që mori menjëherë azil politik pas protestës së 21 janarit ku u vranë 4 persona. Mahmutaj asokohë ishte gazetar ABC News dhe u plagos në dorë gjatë raportimit nga terreni. Ai këmbënguli të raportonte se po gjuhej me armë kundër protestuesve në shesh. Pas kësaj Mahmutaj shkoi në Belgjikë.

● – RRJETAT.COM

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *