Ad
Fjala e kryebashkiakut të ri të Gramshit Klodian Taçe dhe mesazhi fortë që përcjell

Fjala e kryebashkiakut të ri të Gramshit Klodian Taçe dhe mesazhi fortë që përcjell

Ad

Të nderuar miq dhe bashkëqytetarët e mi!

Sot mora zyrtarisht detyrën e kreut të Bashkisë Gramsh, e cila mu besua nga rezultati i zgjedhjeve në 30 qershor.
Për këtë kam një faleminderim të veçantë për çdo qytetar dhe banor të Gramshit që me vullnetin e tyre të lirë me besuan votën.
Nuk dua të harroj pa falenderuar edhe ata qytetarë që nuk më votuan por që treguan qytetari dhe respektuan procesin zgjedhor, pavarësisht bindjeve politike.Ju siguroj se do jem kryetari i të gjithëve dhe çdo shqetësim i qytetit do jet dhe shqetësimi im, do jem i gatshëm për të konsultuar çdo problem të zonës dhe do mbroj interesat e qytetit.
Vendimet që do merren do jenë në interesin e gjith secilit dhe jo të një grupi të vogël komuniteti. Gjej rastin të ftoj të gjithë antarët e rinj të Këshillit Bashkiak, që sot zyrtarisht morën detyrën, të punojmë me përgjegjësi dhe çdo vendim të jetë i mirë konsultuar me grupet e interesit dhe në të mirë të komunitetit dhe zonave përkatëse. Duke filluar që sot dhe përgjatë katër viteve do kemi shumë sfida por dhe shumë punë na pret në mënyrë që pas katër viteve të kemi përmbushur objektivat dhe ndryshimi të jetë i dukshëm.
🌹Për _GRAMSHIN_që_duam🏵️

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *