Ad
Fejsbuku me kujtoi se fiks para dy vitesh, shqiptaret e gdhine duke pritur tu binte kometa

Fejsbuku me kujtoi se fiks para dy vitesh, shqiptaret e gdhine duke pritur tu binte kometa

Ad

Nga Edmond Bejtaj

(Fejsbuku me kujtoi se fiks para dy vitesh, shqiptaret e gdhine duke pritur tu binte kometa)

23.09.2017

Apocalypse Now.

Në errësirë pashë akrepat, katër e njëzetë, fillova të mendoj pse më doli gjumi, ;- Ëndërr nuk pashë, dhimbje nuk kam, shurra nuk më bëhet, në tru nuk më ka kaluar asnjë mendim shqetësues….- u ngrita dhe fillova të kërkoj nëpër shtëpi me tahmin, siç kërkohet në lëkurë një gjëmb që nuk duket por dhëmb, dola në ballkon, ;- …”Rreziku ne shqiptarëve na ka ardhur gjithmonë nga jashtë”….(E.H. a.q.sh. vol.n).. – në ajër nuk dallohej asgjë e keqe, u ktheva brenda dhe ndeza televizorin, ndjeva uri, hapa frigoriferin dhe hëngra pak, më erdhi dëshira për cigare, ;- Në rregull qenkam mor vlla…, – e ndeza, mora në dorë këtë veglën dhe fillova të lexoj, dhe e gjeta menjëherë arsyen e zgjimit, ;
– Mbrëmë, ashtu shkarazi kisha lexuar në një portal serioz lajmesh këtu, se “.. sot do goditemi nga një trup qiellor dhe do asgjësohemi…..”, – u rrënqetha nga çaçka deri në bythë, e kisha menduar gjithmonë këtë ditë por tjetër gjë është ta mendosh dhe tjetër të të vijë, vura xhezven në zjarr, – Ta pi edhe një kafe, pa në djall të vejë, si të jetë shkruar le të bëhet !, – kërkova sheqerin braun, – Po ç’braun leshi mor kar, nuk e shikon që mbaroi kjo punë !?, – ndeza cigaren e dytë duke rrufitur filxhanin, – Ja qifsha robt kësaj jete që nuk e parashikuam dot asnjëherë, ta dija kështu mos të kisha mbajtur dietë të paktën…, – nga jashtë akoma asnjë zhurmë, kalova nga dhomat e gjumit, gjumi top, – Ore dinë gjë këta ça bëhet apo jo, – u ktheva në kuzhinë, ; – Më mirë të jem vetëm unë zgjuar kur të mbrijë lemeria, ata të mos shohin gjë…. , – Onassis nuk dukej gjëkundi, ;- Po ajo dihet, këta legenët e ndjejnë të parët rrezikun…, – televizori nga mbrëmë kish ngelur tek kanali ku gatuhet, – Për kë gatuan moj kare femër, do bëhemi hi të gjithë, – e ndrova, askund ndonjë shenjë e gjëmës që po afrohej, – E bëjnë kastile, më mirë pa panik, – nuk po më mbante vendi, u ula dhe fillova të mendoj çfarë po më ngelej peng në ikje nga kjo jetë, në fillim thashë – Asgjë, – por pastaj mu bë një listë e gjatë dhe isha gati ta zija veten me pëllëmba, ;- Mirë në Amerikë, po ti nuk vajte as në Valbonë a derëzi !….,- kur në pesë e çerek më mbriti zëri i hoxhës, u mundova të dalloj ndonjë notë të trishtuar në zërin e tij, asgjë e keqe, asnjë stonim, zëri lisho, pastaj u kujtova që ai nuk këndon live, ;- Edhe vetë perëndia po e pret në gjumē, shko edhe ti mbuloje kokën me carçaf se nuk është momenti për trimëri !, – u ktheva në krevat, dhe ndërsa joshja gjumin me truket e njohura duke këshilluar veten ; – Boll bëre si kar !, – më erdhi një batutë nga filmi kult i viteve ’70, ;
– “Ne i stërvisim pilotët tanë të hedhin napalm pa mëshirë mbi njerëzit, por komandantët nuk i lejojnë ata të shkruajnë fjalën – “Kar” tek trupi i avionit, ngaqë kjo gjë konsiderohet një turp.”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *