Ad
Është shtyrë seanca    Kreu i Gardës kërkon kohë për VETING-un në polici

Është shtyrë seanca Kreu i Gardës kërkon kohë për VETING-un në polici

Ad

Është shtyrë seanca e dhënies së vendimit për komandatin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Shkak për këtë është bërë kërkesa e Sakos, që kërkonte më shumë kohë për të dokumentuar shkeljet e gjetura nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

“Duke qënë se nuk e njoh mirë anën ligjore kërkoi kohë që të dorëzoj dokumenta të tjera”, ishte shprehur Sako, që në seancën dëgjimore i ishin konstatuar disa parregullsi.

Komisioni i jashtëm i vlerësimit në seancën dëgjimore që u zhvillua pak ditë më parë për komandantin e Gardës tha se subjekti ka probleme me pasurinë. Sipas KVJ, Gramos Sako ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ka fshehur të ardhura dhe ka dhënë deklarime të rreme.

KJV ka argumentuar se subjekti ka shlyer një kredi prej 3 mln lekësh në 3 vite pa argumentuar burimin e të ardhurave. Ka shitur fiktivisht një makinë “Toyota” 15 mijë euro dhe nuk ka deklaruar saktë blerjen e një apartamenti. Po ashtu ka pasur parregullsi në deklarimin e klinikës dentare ku punon bashkëshortja si edhe të ardhurat e përfituara prej saj. Subjekti në kundërshtim me ligjin ka qenë pronar i një bar kafe.

Në pastërtinë e figurës rezulton me probleme pasi ka punësuar dhe favorizuar mbesën si juriste në Gardën e Republikës. Për sa i përket formimit profesional është pa probleme

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *