Ad
Është e qartë se sot e keqja po hedh valle dhe përçarja po instalohet në të gjitha planet

Është e qartë se sot e keqja po hedh valle dhe përçarja po instalohet në të gjitha planet

Ad

NGA ROMEO KARA

Tashme njerezit nuk ndahen vetem ne shtresa, por edhe ne bindje politike, deri ne mospranim apo mohim te atij qe mendon ndryshe apo i perket kampit tjeter politik.

Nuk ka mjet me efikas se percarja, per te shkaterruar dhe shperbere nje komb.
Ne kemi vuajtur gjate nga kjo e ligë dhe burrat e medhenj te kombit, vetëm ate cilesonin si te keqen me te madhe.

Percarja e kthen konkurrimin ne rruge te se mires, ne lufte drejt tragjedise, duke sfiduar njerezit e pergjegjshem qe te investojne dhe instalojne sa me shpejt unitetin.

Uniteti eshte nje pjese e brendeshme edhe e vete trupit te njeriut, qe shprehet me harmonizimin si duhet të pjeseve te ndryshme te organizmit ne funksion te nje veprimi te caktuar, te mendjes dhe shpirtit, te vetedijes dhe pavetedijes, te racionales dhe iracionales, te trupit dhe shpirtit, te cilat edhe pse nuk asnjanesohen nga njera tjetra, edhe pse nuk tjetersohen nga funksionimi i tyre, gjejne mirefunksionimin dhe mireekzistencen e tyre vetem ne saje te unitetit te tyre.
Eshte kjo harmoni e kerkuar e brendeshme tek njeriu i vogel ne trup, qe shpreh begatine personale te individit i cili ka arritur te unifikoje me sukses qenien e tij fizike, mendore e psikike.

Unitetin e kerkon vete njeriu, e kerkon familja, e kerkon nje komunitet, e kerkon sidomos shteti.

Uniteti kerkohet si bashkim per nje qellim dhe jo si mohim.
Te bashkuar edhe pse te ndryshem.
Te bashkuar duke mposhtur egon percarese, ate ego qe na e servir unitetin si nje njehsim mohues me njeri-tjetrin, por qe ne te vertete eshte vetëm nje unitet vlerash qe plotesojne njera-tjetren dhe qe nuk mund te jetojne pa njera-tjetren.

Megjithese ne dukje uniteti i shumenevojitur ngjan si nje unitet njerezish te ndryshem ne bindje, besim apo krahine, ai nuk eshte gje tjeter vetem se uniteti i pjeseve qe perbejne te teren e ketij vendi, uniteti i te jashtmes me te brendeshmen dhe i te gjitha rrugeve dhe bindjeve te cilat na cojne ne te njejten maje, progresin dhe zhvillimin e vendit dh mireqenien e popullit.

Nuk mund te kete unitet pa zoteruar premisat dhe mjetet per arritjen e tij, pa pasur forcen e duhur dhe mbi të gjitha moralin e duhur.

Duke qene se, bindjet politike, apo perkatesite fetare shpesh na shtyjne drejt ndarjes, i vetmi pakt qe ne duhet te bejme eshte: Instalimi i ligjeve te drejta dhe zbatimi rigoroz i tyre.

Magna Karta e firmosur dhe vulosur nga Mbreti John i Anglise më 15 Qershor 1215, dhe e konfirmuar nga të gjithe mbreterit me mevonshem, qendron si nje kushtetute themelore per te gjitha kombet duke siguruar parimet e pergjithshme baze te te drejtave te njeriut
“Njerezit jane krijuar te barabarte ne jete, ne liri dhe per te arritur lumturine.
Ligji qendron mbi mbretin. Mbreti duhet t’a respektoje ligjin. Cdo qytetari i ofrohet nje gjykim i barabarte perpara ligjit”.

Pa, nje instalim te drejtesise me cdo kusht, cdo zgjidhje politike dhe ekonomike qofte, nuk ka asnje të ardhme apo dobi.

Percarja e stimuluar se fundi, eshte reaksion ndaj vendosjes se nje sistemi drejtesie, i cili do te vije si ndeshkim per zullumqaret dhe garanci per respektuesit e ligjit, pavaresisht perkatesise politike, krahinore, fetare apo nacionale.

Sistemi i drejtesise duhet te vije dhe do te vije jo vetem si ndeshkues por edhe si parandalues i keqmenaxhimit qe politika po i ben pasurive dhe resurseve publike, duke i zevendesuar shtypesit e sotem me sherbetore të denje publike.

Sistemi i ri i drejtesise nuk do te mund te lere qofte edhe nje person jashte perkujdesjes se shtetit, duke kthyer shpresen e humbur perballe nje shteti te sotem indiferent dhe mohues per njerezit ne nevoje.

Shume gjera dhe gjithshka mund të realizohet ne nje sistem drejtesie, i cili mund të instalohet vetem kur uniteti i se mires ngrihet me fort dhe me lart se ai i se keqes.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *