Ad
Është e dhimshme tek sheh pyjet e Amazonës që digjen, bashkë me to edhe e ardhmja e rracës sonë

Është e dhimshme tek sheh pyjet e Amazonës që digjen, bashkë me to edhe e ardhmja e rracës sonë

Ad

Shpresa që vret. Nga Krislen Kërri

Është e dhimshme tek sheh pyjet e Amazonës që digjen, bashkë me to edhe e ardhmja e rracës sonë në shtëpinë tonë Tokë. Në këto 4.5 miljardë vjet ekzistencë të planetit tonë, kemi arritur majën e piramidës së qenieve komplekse ku nëpërmjet manipulimit të mendimit kemi arritur të avancojmë mendërisht në ato që sot i quajmë shtete, qeveri, fe, parti politike, organizata etj..

Them manipulimit të mendjes sepse arritëm që duke i shndërruar vokalizmat në gjuhë të folur dhe të shkruar i lidhëm jetët me koncepte të paprekshme, që ekzistojnë vetëm në mendjen tonë, tek të cilat besojmë përgjatë gjithë jetës sonë, brez pas brezi, shekuj pas shekujsh.

Një nga këto besime është eksplorimi i hapsirës përtej Tokës, në kërkim të botëve të tjera, të banueshme. Sot harxhohen miliarda për eksplorimin e hapsirës me shpresën se do të gjejmë një shtëpi të dytë.

Kemi arritur të shfrytëzojmë burimet natyrore aq shumë dhe aq keq saqë ngjan sikur po e plaçkisim planetin tonë për të shkuar diku tjetër, po ku? Është një shpresë e paprovuar, pa krye, boshe…

Të 8 miliardët ne jemi mbërthyer aq keq nga konceptet e paprekshme që kemi krijuar vetë ne sa kemi harruar të vetmet vegla mbijetese të prekshme, ujin, florën dhe faunën, njëri-tjetrin…Nuk ka fe, shtet, qeveri apo parti politike që mund të shpjerë përpara, tashmë në mbijetesë, të gjithë rracën njerëzore. Mbijetesa kolektive dhe harmonike është një detyrë njerëzore e përbashkët, e secilit prej nesh.

E thënë kështu, për shkak të besimit të injektuar në mijra vjet, secili po përfytyron veten në vendin e një njeriu që me një shkop në dorë drejton në drejtimin e duhur gjithë rracën njerëzore dhe rrjedhimisht konkludohet “ç’janë këto absurditete të pamundura”. Por kujdes, JO, nuk është e pimagjinueshme, është e mundur që secili të jetë mbret i vetëvetes dhe udhërrëfyes i pasardhësve, fëmijëve:

– Mos shpërdoro, ripërdor
– Mos ndot, pastro
– Mos harxho ujin, mbylle rubinetin
– Mos pri pemët, mbill pemë
– Mos vrit kafshët e egra, vëzhgoji

Shënoj në mur këto 5 pika, bëj faqe parë në telefon, ripërsëritja vetës, fëmijëve, shokve dhe njerzve në rrugë. Të ndihmojmë njëri-tjetrin 🤝🌎

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *