Ad
ENVER HOXHA: Gjaku yt, o popull, u derdh që ti të jetosh i lirë dhe i pavarur si shqiponja maleveGjaku yt, o popull, u derdh që ti të jetosh i lirë dhe i pavarur si shqiponja maleve

ENVER HOXHA: Gjaku yt, o popull, u derdh që ti të jetosh i lirë dhe i pavarur si shqiponja maleveGjaku yt, o popull, u derdh që ti të jetosh i lirë dhe i pavarur si shqiponja maleve

Ad

Enver Hoxha drejtuar popullit shqipetar 29 Nentor 1984.
”..Shqipëria ime, gjatë gjithë shekujve. Jeta jote ishte e mbushur plot me luftëra të përgjakshme, që janë zhvilluar cep më cep të truallit tënd, në male e në fusha, në kështjella e në kasollet me baltë. Gjaku yt, o popull, u derdh që ti të jetosh i lirë dhe i pavarur si shqiponja maleve, ashtu siç ishe ti vetë, me shpirt të lirë e karakter të papërkulur, me mendje të urtë e të kthjellët, me zemër të madhe, të guximshme e bujare, me dëshira dhe aspirata të flakta..
-Ty s’të trembi kurrë robëria, as shpata e armikut, as dredhitë e tij, as djegiet, as vrasjet; ti kurrë s’e ule kokën përpara të huajve e përpara tradhtisë, por kurdoherë qëndrove shtatlartë, ballëhapët. Në brez mbaje koburet me serm, në sup dogratë dhe maliherët, në dorë shpatën zhveshur dhe luftoje me tërbim.
-Të goditnin nga të gjitha anët, shumë herë edhe të thyenin, por kurrë nuk të mposhtnin, Shqipëria ime, populli im! Vështirë të gjendet në botë një vend i vogël si Shqipëria jonë, me një popull të tillë si populli shqiptar, që të ketë luftuar kaq shumë, që të ketë guxuar kaq shumë, që të ketë treguar kaq shumë trimëri e mençuri, që t’i ketë thyer të gjithë armiqtë dhe të ketë dalë kryelartë përpara historisë, të ketë dalë i lirë e sovran, ta ketë rrëmbyer fuqinë me armët e tij, pa pasur e pa kërkuar ndihmën e kurrkujt. Armiq nga më të egrit janë sulur e kanë kërkuar ta zhduknin këtë popull trim nga faqja e dheut, ta fshinin Shqipërinë nga harta e botës, ta copëtonin e ta ndanin në mes fqinjëve të saj, sundimtarët e të cilëve ishin agjentura të fuqive të mëdha. Por më kot. Shqipëria e shqiptarët luftuan e fituan, ata ishin, janë e do të jenë të pavdekshëm.”.

E vetmja lende qe me ka pelqyer dhe studjoja me shume ne shkolle,ishte historia e Pastise dhe Filozofia.
Me dhimbje e them se,nuk vleresuam siç duhet vuajtjet dhe sakrificat e prinderve tane,duke prishur e shkaterruar gjithçka te bere me shume mund,aq me teper politikanet qe,e sollen ne kete gjendje qe jemi sot.
Eshte nje teme e nxehte qe, vetem me iriton dhe nuk nuk gjej dot rrugedalje.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *