Ad
Elita jonë ka dhënë dhe vijon të japë çdo ditë shembuj të panumërt mungese dinjiteti

Elita jonë ka dhënë dhe vijon të japë çdo ditë shembuj të panumërt mungese dinjiteti

Ad

Me forcë morale” unë kuptoj aftësinë për të përballuar me dinjitet ngjarjet e jetës dhe për të mos tradhëtuar kurrë të vërtetën.

Elita jonë ka dhënë dhe vijon të japë çdo ditë shembuj të panumërt mungese dinjiteti si për çështje profesionale ashtu – madje edhe më shumë – për çështje shoqërore. Dhe kjo squlltësi e saj shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me përlotje mjerane.

Ka mbi dy dhjetëvjeçarë që intelektualët tanë të të gjitha profileve dhe zejeve vijojnë të qaraviten pa pikë turpi në sy të shoqërisë duke u hequr si njerëzit më të nëpërkëmbur, më të shtypur e më të përndjekur të vendit!

Ka mbi dy dhjetëvjeçarë që intelektualët tanë janë zhveshur lakuriq përpara shoqërisë me të gjitha veset e tyre kundërshoqërore, të cilat mundohen t’i paraqesin si virtyte.

Dhe guxojnë të presin që për këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie shoqërore, mungese logjike, paparimësie dhe ultësie morale shoqëria t’i nderojë e t’ua qajë hallin si shpërblim për përçmimin dhe moskokëçarjen, që intelektualët tregojnë në çdo rast e me çdo mënyrë ndaj popullit.

A është për t’u çuditur pastaj që në pjesën më serioze të shoqërisë vihet re një mosbesim i vjetër, një ftohtësi dhe shpërfillje për fatin e doktorë Adhamudhëve dhe profesorë Zenove? Dhe kjo është më e pakta!

Ç’mund të presin nga populli politikanët kompozitorët tanë, që e braktisën tërësisht shkollën dhe iu kushtuan vetëm një krijimtarie të sunduar nga ligjet e fitimit, politikës… ku nuk ka më as melodi, as poezi dhe as moral shoqëror?
Ç’nder mund të ketë një zgjedhje e tillë?

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *