Ad
Elita 5 në 10 vjetorin e Shoqatës Avokatëve Penalist të Shqipëris

Elita 5 në 10 vjetorin e Shoqatës Avokatëve Penalist të Shqipëris

Ad

Një ngjarje e veçantë për 10 vjetorin e Avokatëve Penalist të Shqipëris është edhe ftesa e veçantë e grupit legjendar #Elita_5.

Nesër në Tiranë në Lokal Prestigj në qëndër të Tiranës do të jetë një prej ikonave të muzikës rrok shqiptare dhe një nga grupet që kanë bërë histori në brezat e ndryshëm.

Nga Tetova vjen një grup muzikor që nuk e humb shkëlqimin prej 30 vitesh. Ata janë Elita 5, pionerët e rrokut shqiptar, këngët e të cilëve i njohin të gjithë. Djemtë e Elita 5 po përgatisin një koncert që do të mbahet në Restorantin PRESTIGJ në Tiranë për të festuar 10-vjetorin e themelimitb të Shoqatës së Avokatëve Penalist të shqipëris
Askush nuk mund të mos ketë ngelur i prekur nga emocioni që shkakton Elita 5. Me muzikën e tyre të ndierë, me stilin “rock” dhe me magjinë e sharmin e tyre, kur vjen puna tek legjendarët ne i përulemi suksesit të tyre. Elitarët janë pesë, ashtu siç e filluan para 30 vitesh. Me Al Capone, Sajzezën, E urrej shiun, Udhëtari i natës, e deri tek më të fundit, Nuk jam unë diktator, Çmendem e së fundmi Tornado.

Elita 5 është grup muzikor i zhanrit muzikës rok. Grupi është krijuar në fillim të viteve të ’90 në Tetovënga Agron Idrizi. Anëtarët e grupit janë : Mevaip Mustafi (solo kitarë) ; Besim Ibraimi (daulle) ; Arif Ziberi (vokal); Agron Idrizi (bass kitarë) ; Nexhat Mujovi – Wirusi (Sintisizer – Producent).

Elita 5 R*c (1990)

    • Bahu
    • Errësira
    • Don kishotët në Korzo
    • Pendimi
    • Vjedhësi i endrravë
    • Fjalët e Qiririt
    • Zemra e thyër
    • Kthehu të lutem e dashur
    • Vjeshtë në Zemër
    • Mirë e di
    • Mbremje Rinorë
    • Arkimedi

  • Nuk jam Al Kapone(1992)
    • Nora
    • Nita
    • Dua të vdës
    • Al Kapone
    • Boemi
    • Trishtimi
    • Na ishtë njëhere
    • Te Prës
    • Simfonia e detit
    • Ç’ka m’ka syri që më loton”
  • Fol, vetëm fol (1995)
    • Fol, vetëm fol
    • Udhetari i nates
    • Xhi më bone
    • Fati i qenit
    • Shiu vetem ty të lag
    • Iluzioni
    • Vjedhësi i endrrave
    • Dashuria eshtë dicka tjetër
    • Prap këndova
    • Ti e vravë dashurinë
  • Si Merlin Monro (1997)
    • Un e di se ku të dhemb
    • (Elita 5 & Adelina Ismaili) Sajzeza
    • A nuk eshtë keshtu
    • Si Marilyn Monroe
    • 100 % Vjeshtë në zemër
    • Dashuria e parë
    • Romeo dhe Xhulieta
    • Harroje vetminë
    • S’mund ta blesh shpirtin tim
    • Kenget mi vravë më dashuri
  • Hitet e Elita 5 (1998)
    • Dua te vdes
    • Kenget mi vrave më dashuri
    • Shiu vetëm ty të lag
    • Pendimi
    • Na ishte Njehere
    • Harroje vetminë
    • Kthehu të lutem e dashur
    • Vjedhësi i endrrave
    • Nita
    • Une e di se ku të dhemb
    • Arkimedi
    • Vjeshtë në zemër
    • Simfonia e detit
    • Ti e vravë dashurinë
  • Elita 5 Live (2000)
    • S’mund ta blesh shpirtin tim
    • Dashuria E parë
    • Romeo dhe Xhulieta
    • Trishtimi
    • A nuk eshtë keshtu
    • Harroje vetminë
    • Vjeshtë në Zemër
    • Ti e vravë dashurinë
    • Kenget mi vravë më dashuri
    • Iluzion
    • Udhetari i nates
    • Dahuria eshtë dicka tjetër
    • Te Prës
    • Al Kapone
  • Vetëm për ju (2002)
    • Heshtja jote diçka M’thot
    • Bahu
    • Al Kapone
    • Fol, vetëm fol
    • Un e di se ku te dhemb
    • E urrëj shiun
    • Harroje vetminë
    • Te Prës
    • Dahuria ështe dicka tjetër
    • Si Marilyn Monroe
    • Dua te vdës
    • Ti e vravë dashurinë
    • Pendimi
    • Iluzioni
    • (Elita 5 & Adelina Ismaili) – Sajzeza
    • Për Nënën
  • Bardh e zi (2004)
    • Fat në fatkeqësi
    • Sot këtu nesër atje
    • Ah të isha më i ri
    • Ani moj e majra
    • Karavanet kalojne
    • Cila je
    • Bardh e zi
    • Faleminderit
    • Parajsa dhe ferri
    • Rastet kan fuqi
  • Mohikani I Fundit (2014)
    • Welcome to Albania
    • Nuk jam diktator
    • Çmendem
    • Meteor
    • Mohikani i Fundit
    • Gabim
    • Më Fal
    • Dëgjo
    • Rock and Pub
    • Vitet ikin
    • Sikur në harrem
    • Çmendem (2007)
    • Shqipëria Po Ndryshon (2009)
    • eci (2009)
    • Nuk Jam Diktator (2011)
    • Dëgjo (2012)

    FALEMINDERIT #ELITA_5

    Authored by: Rrjetat

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *