Ad
Elez Biberaj – Njëriu spiun i dyshuar si bashkpuntor i sigurimit të shtetit

Elez Biberaj – Njëriu spiun i dyshuar si bashkpuntor i sigurimit të shtetit

Ad

Kush e mbolli përçarjen?

(Një prezantim i shkurtër për Shaqir Salihun dhe librin e tij “Rrëfime lirie”

Xhevdet Shehu

Historitë e Zërit të Amerikës nuk paskan të sosur… Këto ditët e fundit më ra në dorë libri i Shaqir Salihut, një nga punonjësit veteranë të radiostacionit të famshëm. Titulli është domethënës: “Rrëfime lirie” dhe sapo është vënë në qarkullim në Kosovë (Shtëpia botuese ‘Faik Konica’) ndërsa në muajin nëntor do të promovohet në Tiranë me praninë e autorit. Nëse autori nuk do të ishte një ish-gazetar i Zërit të Amerikës, titulli do të dukej disi absurd. Mirëpo në këtë rast puna ndryshon. Titulli ka domethënie dhe për këtë bindesh pasi ke lexuar 600 faqet e tij. Ky libër është jeta e tij, rrugëtimi i tij plot peripecira nga Lipjani, në burgjet serbe, mandej në Itali, për të përfunduar në SHBA. Aty janë vuajtjet dhe privacionet, gëzimet dhe zhgënjimet, gjithë puna dhe jeta e tij e tij, sa vetiake aq dhe shoqërore.

Natyrisht që jo të gjithë mund të kënaqen me ato çfarë shkruan autori. Sidomos pjesa ku ai flet për një përvojë rreth 30 vjeçare në Zërin e Amerikës. Mendoj se autori u ka bërë një sfidë kolegëve të tij, shefa dhe ish shefa, të cilët mund të kenë pikëpamje dhe qëndrime ndoshta krejt të ndryshme nga Shaqiri. Autori ka pranuar të shfaqet ballas dhe ka bërë një sfidë. Por, nga ato që lexova, ai nuk u trembet ballafaqimeve…

Elez Biberaj, drejtuesi historik i “Zëri Amerikës”, duke folur sot në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës Dielli, në lidhje me drejtimin e qeverisë shqiptare nga Edi Rama theksoi se “Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.

Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën.

Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve”, shtoi Biberaj.

Ky pra është legjenda e Zërit të Amerikës që si Koha jonë e të përvëluarit Lesi bënë politik antiamerikane duke sulmuar reformën në drejtësi si Sali Berisha dhe duke përdorur sllogane që vetëm mendjet perverse të shfrenuara antishqipëri mund ti sajojnë, duke mos i lenë gjë mangut Zërit të Shqupit

Autori ka përshkruar në këndvështrimin e tij se si kanë ecur punët në radiostacionin e madh, që dikur, në kapërcyell të ndërrimit të regjimeve në Shqipëri dhe më pas me luftën për çlirimin e Kosovës, ka qenë zëri më i ndjekur nga shqiptarët.

Unë kam një njohje të hershme personalisht me Shaqir Salihun, para më shumë se 20 vjetësh, kur ai ka qenë për disa ditë në Tiranë. Përndryshe, ai nuk do të ma kishte dërguar librin ende pa dalë në treg. Fakti që ma dërgoi librin mendoj se ka dhe një nëntekst: Rreth 20 vjet më parë unë kam botuar një libër me titullin “Ambasadori VOA” ku kam treguar përvojën time me radiostacionin e fuqishëm dhe kam folur, (më saktë, kam denoncuar, edhe zyrtarisht) me aq sa kisha dijeni në atë kohë, për ca prapaskena të fëlliqura që luheshin thuajse hapur. Shaqiri punonte në Zërin e Amerikës, si dhe shumë të tjerë, të cilët e morën librin por… heshtën. Edhe Shaqiri. Si mund të dilnin ata kundër shefit të madh dhe të plotfuqishëm që mund t’i hiqte nga puna, apo t’i fuste në çmendinë, sikurse shkruan Shaqiri në librin e tij? Jam tronditur jashtëzakonisht nga kjo dëshmi e tmerrshme që jep Shaqir Salihu në librin e tij (Këtë fragment po e sjell të plotë në vijim). Për më tepër që nuk paska qenë një rast i shkëputur. Metodat tipike staliniste kanë funksionuar në radion zyrtare të Amerikës, pikërisht nga ata që na janë hequr si antistalinistët më të mëdhenj! A nuk është kjo përtej kufijve të absurdit.

Janë proverbiale sherret dhe mosmarrëveshjet midis diasporës amerikane ballisto-zogiste në Shtetet e Bashkuara para vitit 1990. Ata e shikonin si armiq njëri-tjetrin, ndërkohë që kishin një armik të përbashkët: regjimin komunist të Tiranës. Me përmbysjen e regjimit komunist, drejt Amerikës vërshuan ata që po i quajmë “klani komunist”, gazetarë të formuar në kohën e diktaturës, të cilët realisht kanë marrë frenat e VOA-s. Kauza e humbur ballisto-zogiste (prej afro tri dekadash ata nuk nxjerrin as edhe një deputet në parlamentin shqiptar nën flamurin e partive që përfaqësojnë) nuk ngjiste më dhe ishte e pakuptimtë të vazhdohej me atë frymë në VOA.

Më e keqja është se kjo mendësi ka vazhduar për vite e dekada me radhë. Mbase edhe sot e kësaj dite. Ndryshe nuk mund të shpjegohet zhvlerësimi që ata i kanë bërë këtij zëri ndër shqiptarët.

Sidoqoftë, i kam arsyetuar dhe justifikuar në heshtje për atë qëndrim të përunjur që kanë mbajtur ata ndaj shefave të tyre. Botimi i librit të Shaqirit ma përforcon këtë bindje. Atje paska qenë një fole grenzash dhe një sherrnajë e pafundme (Flas gjithnjë për seksionin shqip) që e degradoi dhe e degjeneroi radiostacionin më të fuqishëm të botës në këtë farë feje sa të krahasohet me radiot aktuale lokale të Shqipërisë. Të kuptohemi, nuk ka rënë autoriteti i Shteteve të Bashkuara, por i radiostacionit në gjuhën shqipe. Ky është problemi. Pavarësisht se prej disa vitesh VOA transmetohet edhe me valë televizive me ngjyra. Por tjetër gjë janë ngjyrat dhe teknika e transmetimit, tjetër gjë fryma dhe mesazhet që jepen. Pikërisht kjo e fundit e ka dëmtuar radiostacionin dikur të fuqishëm.

Në seksionin shqip të atij radiostacioni i kam njohur thuajse të gjithë punonjësit, shumicën fizikisht, të tjerët në distancë. Që bga Elez Biberaj e Frank Shkreli, deri tek Xhevdet Hoxha e Shaqir Salihu. Njoh dhe pjesën më të madhe të atyre që punojnë aktualisht. Amerika është e madhe por Shqipëria është e vogël dhe ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin.

Gjej rastin të shpreh konsideratën më të lartë për Ilia Thereckën, i cili ka punuar në VOA gjatë viteve ‘90. Ai po! Është një hero i heshtur në kuptimin mirëfilltë të fjalës. Sa antikomunist, aq dhe demokrat. Një qytetar dhe intelektual i nivelit të lartë. Ai e kishte sfiduar diktaturën komuniste me 35 vjet burg politik, si askush tjetër. Mendoj se ai ka qenë sfidanti më i madh i ish-shefave të tij në VOA. Sepse nuk mund të krahasohej me askënd atje në ndërtesën pranë Kapitol Hill-it, që kanë varur dekorata të pamerituara në gjokset e tyre. Mandej vijnë motrat Islami, Isabela dhe Zamira, si dhe Astrit Lulushi që u arratisën në kulmin e diktaturës në mesin e viteve ’80…

***

Nga Shaqir Salihu

VOA nuk e sulmonte Enver Hoxhën

Ato vite më ka bërë shumë përshtypje diçka. Zëri i Amerikës ndiqte një politikë shumë të kujdesshme për të mos e sulmuar dhe akuzuar diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxha. Sistemi totalitar në Shqipëri nuk ishte në shënjestër, pavarësisht kritikave të përgjithshme dhe pasqyrimit të një mënyre jetese të vështirë në Shqipëri. Kjo politikë e kujdesshme e Zërit të Amerikës, kam përshtypjen që vinte nga një rast i viteve ’60, pas revolucionit hungarez më 1956. Një disident hungarez, gazetar në vendin e tij gjatë revolucionit të popullit kundër regjimit komunist, që u shtyp me dhunë me ndihmën e ish-Bashkimit Sovjetik, kishte ardhur si shef i shërbimit në gjuhën e tij në Zërin e Amerikës në Uashington. Ai nisi të për- dorte një gjuhë të ashpër kritikuese dhe akuzash kundër regjimit komunist në Hungari, me qëllimin, sipas tij, “për ta demaskuar atë të keqe”. Por ShBA nuk kërkonte t’i trazonte gjakrat. Ajo ishte për një politikë të kujdesshme. Synonte që dalëngadalë “ta zinte lepurin me qerre”, siç thotë një shprehje e urtë shqiptare. Ky “agresivitet” i kushtoi vendin e punës gazetarit hungarez.

Kjo ishte edhe arsyeja, kam përshtypjen, që edhe ne kishim porosi të ishim të kujdesshëm. Kujdesi ynë zgjati të paktën deri në vdekjen e diktatorit Hoxha. Pasi ai u nda nga jeta, zhvillimet në Europën Lindore të bllokut komunist morën një tjetër rrjedhë dalëngadalë, derisa erdhi edhe momenti i shembjes së diktaturave.

Megjithëse Enver Hoxha e shante Amerikën, politika amerikane ndaj tij nuk ishte edhe aq e vrazhdë. Kjo ndoshta edhe për ndonjë interes gjeopolitik të saj, por dhe vetë mënyra se si vepron ShBA ndaj vendeve që e sulmojnë. Nuk përdor të njëjtën monedhë. Është më tolerante dhe vepron me butësi, duke treguar për- para qytetarëve të globit supremacinë e demokracisë ndaj totalitarizmit. Edhe vetë regjimi i Enver Hoxhës, përpos akuzave ndaj ShBA-së dhe Zërit të Amerikës, për përhapjen gjoja të imperializmit amerikan, nuk arriti dot të ndërhynte me zhurmues në valët tona radiofonike, ashtu siç bënin shpesh ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Elez Biberaj shef i VOA-s në gjuhën shqipe

Në shtator të vitit 1986, Elez Biberaj u përzgjodh si shef i shërbimit në gjuhën shqipe në Zërin e Amerikës. Arsye kyçe se përse nuk u zgjodh kandidati tjetër, sipas mendimit tim, ishte përvoja që Biberaj kishte ato vite në Zërin e Amerikës, si dhe përkrahja shumë e madhe që pati nga Frank Shkreli, i cili punonte në zyrën e Divizionit të Europës. Mbështetja nga Shkreli, por jam i sigurt se Elezi kishte marrë edhe mbështetjen dhe rekomandimin e fortë nga ish-shefi i fundit, Gasper Kiçi.

Tani besoj se Gasperi e mbështeti Elezin me kusht që të vazhdonte politikat e tij në redaksi. Përveç kësaj, kishte edhe një marrëveshje tjetër që u provua pas zgjedhjes së Biberajt si shef i shërbimit: Gasper Kiçi, i cili kishte dhënë dorëheqje dhe dalë zyrtarisht në pen- sion, u kthye pas pak javësh sërish në punë nga Biberaj, kësaj here si editor, për të marrë një pagë shtesë mbi pensionin. Ai qëndroi sërish aty për rreth një vit.

Frank Shkreli u distancua nga gjithë kjo situatë, pasi kishte krijuar një imazh të mirë në Zërin e Amerikës. Ai kishte ardhur që në moshë fare të re aty dhe ishte shkolluar nga agjencia. Madje ai mbiquhej edhe “VOA Kid” (Vogëlushi i Zërit të Amerikës), dhe nuk donte ta prishte këtë imazh. Ndoshta ai nuk dëshironte as një luftë kundër vëllezërve të tij nga Kosova. Por në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ai mbështeti Kiçin dhe Biberajn në luftën kundër tyre në shërbimin tonë të Zërit të Amerikës.

Me Biberajn dhe Shkrelin kam ruajtur marrëdhënie të ngushta familjare për- gjatë viteve ’80. Me Elezin takoheshim më shpesh për dreka dhe darka familjare, pasi shtëpitë tona gjenden pranë njëra-tjetrës. Fëmijët tanë janë moshatarë. Ndiqnin të njëjtën shkollë dhe luanin bashkë. Edhe Frank Shkreli vinte te ne dhe ne shkonim tek ai. Ndonëse vizitat e ndërsjella me të ishin paksa më të rralla, pasi ai banonte në Falls-Çërç në atë kohë. Por marrëdhëniet nisën të kriseshin dhe të merrnin një rrjedhë që nuk e dëshiroja dhe që do të shënjonte jetën time personale në vitet e ardhshme…

“Hello, my name is Helen Murphy…”

Stuhia për mua nuk kishte sosur ato kohë. Kishin kaluar vetëm pak ditë nga ai ballafaqim grotesk në Divizionin e Europës. Por siç duket inati patologjik ndaj meje nuk njihte kufij. Ishin ditët e fundit të pranverës së vitit 1990. Si çdo ditë, në orën shtatë të mëngjesit shkova në punë. Në tavolinën time të punës gjeta një ko- rrespondencë të shkurtër — siç ndodhte gjithmonë që shefi i shërbimit, i cili vinte i pari në mëngjes sipas procedurës, na linte të gjithëve në tavolinë ndonjë mate- rial për të përkthyer — të cilën duhet ta përgatisja. Zakonisht, meqë bëja edhe punën e producentit, nuk përktheja materiale të gjata. E mbarova atë korrespondencë dhe ia dorëzova editorit për ta redaktuar.

Pak pas orës nëntë të mëngjesit, tringëllon zilja e telefonit në tavolinën time të punës. Në çdo tavolinë, të gjithë ne punonjësit e Zërit të Amerikës, kishim nga një telefon personal. Po më telefonin nga një zyrë e USIA-s, agjencisë mëmë, ku bënte pjesë edhe Zëri i Amerikës. Përtej fillit lidhës të telefonit dëgjoj zërin e një zonje:

– Po flas me zotin Shaqir Salihu nga shërbimi në gjuhën shqipe?

– Po, unë jam, — iu përgjigja.

– Unë jam Helen Mërfi. Do të doja të bisedonim pak bashkë. Kur e keni të përshtatshme të vini në zyrën time?

– Më duhet të bisedoj me shefin tim dhe të tregoj.

– Në rregull. Fol me shefin dhe më trego se kur e keni të mundur që të vini te zyra ime gjatë ditës së sotme. Nëse do të vinit rreth orës 10 paradite, do të ishte shumë mirë.

Në atë kohë, nuk e njihja fare atë zonjë. As që ia kisha idenë se kush mund të ishte apo me se merrej. Më vonë mësova se detyrat e zonjës Helen Mërfi ishin ato të një nëpunëseje të personelit që zakonisht merreshin me një gamë të gjerë gjërash të tilla si fillimi i testimeve për aplikuesit, mbajtja e lidhjeve me Departamentin e Shtetit dhe me agjencitë e tjera lidhur me emërimin e punonjësve, përshkrimi i detyrave të vendit të punës, ruajtja e dokumenteve administrative dhe të vlerësimit të punonjësve, përpunimi i kërkesave të trajnimit dhe përgjigja ndaj pyetjeve të punonjësve, menaxherëve dhe ekzekutivëve lidhur me aspekte të ndryshme të punësimit në qeverinë federale. Nga kërkimet që bëra së fundmi për atë zonjë, ma përshkruan si një grua të matur, të arsyeshme, serioze dhe profesionale, për të cilën kishin mendim të mirë të gjithë ata që punonin me të.

Shkova te zyra e shefit te shërbimit dhe i shpjegova që një zyrtare e agjencisë USIA kërkonte të takohej me mua. I kërkova leje që të shkoja. Më tha se do të shihte se cili mund të më zëvendësonte përkohësisht në punën time si producent atë ditë dhe më dha leje. Më tha që mund të shkoja pa asnjë problem. Pas kësaj, e mora në telefon zonjën Mërfi dhe i thashë që në orën 10 mund të shkoja te zyra e saj.

Ky ishte provimi im i parë që po i nënshtrohesha pa e ditur fare se për çfarë bëhej fjalë. Në jetën time kam hyrë në provime të ndryshme, por gjithmonë e kam ditur se çfarë provimi po i nënshtrohesha. Ky ishte një provim “Jetë apo vdekje”… Ndoshta më mirë që nuk e dija se nga trembja se mund të dështoja, do të ngatërrohesha e nuk do ta kaloja këtë provim aq të vështirë.

Në orën 10 fiks, paraqitem në zyrën e zonjës Helen Mërfi. Në derën e zyrës së saj, që ndodhej në katin e katërt të godinës së USIA dhe që nuk ishte shumë larg nga ndërtesa e Zërit të Amerikës, shënohej numri 402. Hyra në atë zyrë të madhe, e cila ndahej në disa pjesë. Në hyrje ishte një goxha hapësirë. Në të djathtë ishin disa kolltukë me lëkurë ngjyrë portokalli. Dukeshin të rehatshëm porsa t’i shihje, pa u ulur ende në ta. Pranë tyre ishte një tavolinë mesi, që në raste të caktuara shërbente për të mirëpritur ndonjë të ftuar, për ndonjë kafe. Në anën tjetër ndodhej një tavolinë e madhe rrumbullake, me karrige përreth, që shërbente për mbledhje. Pas atij holli, shtrihej një korridor i ngushtë dhe në të dyja anët e tij gjendeshin zyra të vogla. Askush nuk pipëtinte. Mbretëronte një qetësi, a thua se në atë zyrë nuk gjendej askush.

Zonja Mërfi më doli përpara për të më pritur. Më uroi mirëseardhjen dhe më tha që të ulesha e ta prisja, derisa të merrte dosjen time. Në atë çast një ndjesi frike më përshkoi trupin. Për momentin mendova se mos po e pësoja si kolegu dhe miku im Afrim Luboteni. Edhe ai në atë zyrë e kishte marrë letrën e dëbimit nga puna. Nuk vonoi shumë. Pas tre-katër minutash, zonja Mërfi, e shoqëruar nga dy punonjës të tjerë, të rinj në moshë, erdhi tek unë. U ulëm në tavolinën e mble- dhjeve, që gjendej sapo hyje në atë zyrë, majtas. Mënyra se si po sillej me mua. Toni i zërit të saj, më bëri të mendoja që ky takim ishte i një natyre të veçantë. Përkujdesja që ajo tregonte ndaj meje i ngjante asaj të mësueses së klasës së parë që i trajton nxënësit e vegjël me qetësi dhe përkëdhelje, në mënyrë që ata të për- shtaten më së miri. Kjo po më ngjallte shumë dyshime.

– Mos u shqetësoni! Ne të kemi ftuar vetëm për të bërë një bisedë të shkurtër, për të mësuar pak më shumë mbi jetën tënde. Po fillojmë me një pyetje të thje- shtë: Si quheni ju dhe nga jeni me origjinë? — m’u drejtua zonja Mërfi, me atë ton të qetë dhe përkujdesës.

– Quhem Shaqir Salihu. Kam lindur në Kosovë, në atë pjesë të Shqipërisë që tashmë është nën sundimin e Jugosllavisë.

– A ke qenë në burg ndonjëherë?

– Po, kam qenë.

– Kur keni qenë në burg?

– Unë kam qenë dy herë në burg. Në vitin 1966 dhe më 1968-n. Në burgjet e Jugosllavisë. Jam burgosur për motive politike. Ne kërkonim të drejta të barabarta me kombësitë e tjera që përbënin Jugosllavinë.

– Sa kohë keni qëndruar në burg?

– Nuk kam qëndruar shumë. Herën e parë, në vitin 1966, kam qëndruar rreth dy muaj e gjysmë. Ndërsa për së dyti, pak më shumë, rreth katër muaj. Pas seancave të para të gjyqit, më liruan që të mund të përgatitesha në liri për shkallën e dytë të gjykimit. Pak pasi u lirova, në vend që të përgatisja mbrojtjen time, u arra- tisa fillimisht në Itali dhe më pas në ShBA, pasi mora të drejtën për strehim politik.

Pas kësaj më pyeti për disa të dhëna personale. Më pyeti se ku banoja, nëse isha i martuar dhe a kisha fëmijë, sa fëmijë kisha, nëse bashkëshortja ime punon- te apo jo. U interesua edhe për gjendjen time ekonomike, nëse kisha të ardhura të mjaftueshme dhe a i përballoja dot faturat mujore dhe taksat. I kallëzova që me përpjekje dhe me kursime, së bashku me bashkëshorten, ia dilja. Kjo për faktin se unë nuk pija alkool dhe nuk bëja shpenzime të tepërta. Pasuan edhe pyetje për punën; kur kisha filluar punë në Zërin e Amerikës; çfarë pozicioni mbaja; me çfarë kishte të bënte puna ime e përditshme. Zgjati më shumë se një orë kjo seancë pyetjesh dhe ende nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte, përveçse kisha një ndjenjë të fortë pasigurie për të ardhmen time. S’po merrja vesh se ku donte të dilte zonja Mërfi me gjithë ato pyetje dhe me atë sjellje. Vura re se dy personat e tjerë nuk flisnin fare. Thjesht mbanin shënime. Zonja Mërfi po më pyeste me pëpikëri për çdo lloj hollësie të mundshme, që nga periudha e burgut, jeta në Itali dhe në ShBA.

– Çfarë marrëdhëniesh keni me kolegët tuaj? – vijoi të më pyeste ajo.

– Shumë të mira. Të përzemërta, -i përgjigjem.

Pas gjithë kësaj seance me pyetje-përgjigje, m’u krijua përshtypja se ajo po më kuptonte dhe më besonte. Më në fund, siç thotë një shprehje e urtë shqiptare, “gjuha shkoi atje ku dhemb dhëmbi.”

– Zoti Salihu, më tregoni të vërtetën. Si janë marrëdhëniet mes jush dhe shefit tuaj? Nuk po flas për marrëdhëniet në fushën teknike në punë, por për ato njerëzore.

Kjo më bëri që unë të fitoja njëfarë besimi tek ajo zonjë. Për këtë, unë thashë me shaka:

– Si Hitleri me Stalinin.

– Si është e mundur kjo?

– Qëkurse ka ardhur në krye të shërbimit në shqip, shefi im është munduar për të na larguar nga puna disa anëtarë të redaksisë. Më parë ka larguar një koleg timin. Posaçërisht, ai dëshiron që në shërbimin tonë të mos ketë asnjë punonjës me origjinë nga rajoni i Kosovës.

Në atë moment, zonja Mërfi iu kërkoi dy punonjësve të tjerë që po mbanin shënime që të largoheshin. Nga biseda me mua kishte kuptuar sinqeritetin tim. Dëshironte të fliste privatisht dhe pa u mbajtur shënime në procesverbal.

– Dëgjoni, zoti Salihu, – m’u drejtua pasi kishin ikur dy punonjësit e tjerë, – Zëri i Amerikës ka kërkuar nga zyra jonë që të bëjmë vlerësimin për shëndetin tuaj mendor. Nëse unë nuk do të isha takuar me ju dhe nuk do të dëgjoja atë që më thatë, ju do të niseshit për në spitalin “Saint Elizabeth” këtu në Uashington DC për trajtim ndaj problemeve me shëndetin mendor. Kjo do të sillte edhe lar- gimin tuaj nga puna, sepse do të konsideroheshit i papërshtatshëm për të punuar në një mjedis me njerëz të tjerë. Por çdo gjë mbaron sot këtu. Kjo çështje nuk do të shkojë më tutje. Ju kthehuni në zyrën tuaj. Po ju lutem jo si punonjëse e agjen- cisë federale të informimit, por si motra juaj, mos e provokoni atë individ. As mos i tregoni se ku keni qenë dhe se çfarë ndodhi këtu. Ai e di këtë. Përpiquni të sille- ni normalisht, sikur asgjë s’ka ndodhur

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *