Ad
Ekskluzive per RTV Ora/ Mark Babani reagon ndaj akuzave te PD: Nuk kam bere as 24 ore burg

Ekskluzive per RTV Ora/ Mark Babani reagon ndaj akuzave te PD: Nuk kam bere as 24 ore burg

Ad

Në një prononcim telefonik për RTV Ora Mark Babani kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës reagon lidhur me akuzat e PD-së.

“Gjithë jetën as babai im e as unë nuk i kemi bërë 24 orë burg. Gjithë jetën kam mbajtur emrin Mark Babani” u shpreh ai ne nje prononcim telefonik per RTV Ora duke u shprehur se ishte gati të bashkëpunojë me autoriteteyt për të sqarime të mëtejshme.

Pjese nga intervista Shikoni me video

Mark Babani: Nuk i di pretendimet se jam në punë, por jam i gatshëm të sqaroj çdo gjë. Jam Mark Babani i lindur me 24 dhjetor 1966.Fisi jonë jemi me mbiemrin Babaj por në shkollë të gjithë kushërinjtë dhe njerëzit e mi e kemi kthyer Babani. Kështu jam regjistruar në klasën e parë. Kam mbaruar shkollën e mesme, kam mbaruar ushtrinë në Tiranë, kam qenë sportist në klubin Vllaznia për tre vjet, si Mark Babani. Kur kam shkuar në Itali me 6 mars të 1991 jam regjistruar Mark Babani i datëlindjes 24 dhjetor 1966. Momentin e parë kur kemi marrë permesot e sonxhornos në Itali, një grup i zonës sonë, në prill-maj të 1991 në Siçili, kam filluar punë në një fabrikë peshku në fund të ’91, shtator-tetor. Kam punuar për tre vjet deri në ’94. Punoja në dy punë, edhe në një hotel. Jam larguar nga Italia në 1995, me fabrikën që punoja kemi bërë një investim në Shëngjin të Lezhës.

Gazetari: PD pretendon se keni qenë i dënuar.

Mark Babani: Kjo pjesë nuk ka lidhje me mua dhe jetën time, më vjen shumë turp që i dëgjoj këto fjalë. Kam luftuar të gjithë jetën time me qenë një shqiptar model. Gjithë jetën unë, babai im dhe gjyshi im nuk i ka bërë kush 24 orë burg me të gjithë qeveritë që kanë qenë këtu, as me qeverinë e Zogut, as me qeverinë komuniste, as sot në demokraci.

Gazetari: Po me emrat, keni mbajtur identitete të ndryshme siç pretendon PD?

Mark Babani: Absolutisht vetëm Mark, do të më vinte turp të ndryshoja emrin për një motiv apo një tjetër.

Gazetari: PD pretendon se nga periudha e vitit 1994 deri në 2005 nuk keni udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin tuaj.

Mark Babani: Unë kam shkel në Itali në ’94, kam qëndruar me permeso të sonxhornos deri në 2003 si Mark Babani i datëlindjes 8 janar 1967 pas ’93. Pasi meqenëse kam dërgu pasaportën atje më kanë ndërruar datëlindjen nga 24 dhjetor 1966 në 8 janar 1967. E lidhi këtë dhe me vitet e punës që kam marrë atje dhe kodin fiskal, Mark Babani 8 janar 1967 deri në vitin 1993 kurse ’91-’93 si Mark Babani 24 dhjetor 1966. Ishte problemi i vizave, me sonxhorno lëviznim më lehtë. Në 2003 në Ambasadën italiane kam dorëzuar permeson e sonxhornos dhe kam marrë këto vizat një vjeçare si biznesmen, pjesën më të madhe të kohës e kaloj në Europë sepse biznesi im i tillë është.

Gazetari: Cili është hapi juaj?

Mark Babani: Çfarë do të bëjnë ata, unë nuk kam asgjë për të bërë. Unë jam ky që jam. Nëse ata gjejnë jo këto që thonë, por një gjobë 100 euroshe në gjithë Europën unë do ti kem borxhin më të madh këtij vendi. Por nëse ata e bëjnë të bardhën të zezë është turpi i tyre, diskriminimi i tyre dhe jo i Mark Babanit. Kemi 100 vjet histori që jetojmë për nder dhe lavdi. Nuk ka mundësi që një person, intrigant, i poshtër të vijë dhe të njollosë emrin dhe mbiemrin e Mark Babanit.Nuk ka asnjë lloj shansi askush në botë. Është turpi më i madh i atyre jo i imi, se ata janë të dështuar që nga ky moment. Do ti denoncoj për shpifje dhe jam i gatshëm që në këtë moment ti vihem në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshnme, Krimeve të Rënda dhe gjithkujt që ta çojmë në fund këtë histori. Jo për mua, por për ata. Të gjithë miqtë e mi që më njohin në gjithë botën do ta kenë zhgënjimin më të madh në këtë kohë. Unë kam bërë investimin e parë në Shqipëri dhe si investim jam heroi i Ballkanit se kam sjellë një punë të re në Ballkan, punojnë rreth 500 veta dhe eksportoj mall në të gjithë botën.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *