Ad
Ekipi i Naftetarit te1974-es mbahet si maja e futbollit kucovar

Ekipi i Naftetarit te1974-es mbahet si maja e futbollit kucovar

Ad

Gim Prifti, kapiteni me nr 11 Nga Vladimir Duraj

Ekipi i Naftetarit te1974-es mbahet si maja e futbollit kucovar. Bac Sulejmani, Vasil Piperoni dhe Fatmir Ismaili, Enver Hafezi dhe Sofo Vasili, Bashkim Xheka dhe Qetsor Faqekuqi, Daut Hoxha dhe Nasho Fili, te perforcuar me 19 vjecaret Agim Prifti, Mikel Koroveshi, Sander Koci dhe Dane Gega ishin bere macja e zeze per ekipet elitare ne ate kohe. Ishte pikerisht kjo kohe kur ekipi i Naftetarit meritoi epitetet superlative si ‘Ajax i Amsterdamit’, ‘Mjalti i kampionatit’ dhe te tjera te ketij lloji nga i famshmi Ismet Bellova.

Gega dhe Koroveshi ne mbrojtje, Prifti ne mesfushe dhe Koci ne sulm u bene boshti i vazhdimesise se ekipit edhe pasi u larguan Hafezi, Sulejmani, Fili dhe Hoxha per shkak te moshes.

Sejcili prej katershes se te ”rinjve” krijoi emrin e tij, arriti majat dhe shkroi emrin ne librin e arte te qytetit. Per tre prej tyre dhe pikerisht per Kelen, Enverin dhe Sandrin une kam shkruar, sot eshte radha e qershise mbi torte, Gim Priftit, njerit prej lojtareve me te mire te Naftetarit ne vite.

Gim Priftin e kam njohur kur une isha ne klasen e peste dhe ai ne te shtaten. Ishim ne te njejten shkolle dhe per me teper une isha ne nje klase me vellane e tij, Ladin. Vija hera – heres ne shtepine e shokut tim per te mesuar se bashku dhe aty i njoha te gjithe, perfshi edhe Gimin. Dhe meqe permenda nje fakt te tille dua te kujtoj dhe pohoj madheshtine e memes se tyre, zonje e vertete me plote kuptimin e kesaj fjale.

Gimi e kishte pasion futbollin qysh ne ate moshe, per kete ai ndihmohej edhe nga disa karakteristika te lindura per t’u bere futbollist. Me kalimin e viteve dhe rritjen ne moshe Gimi zuri vendin qe i takonte ne mesfushen e Naftetarit te madh te atyre viteve.

Shume shpejt e justifikoi perfshirjen ne ekip, trajner te medhenj si Deliallisi, Birce dhe Frasheri qe drejtonin Naftetarin ne ato vite te arta e shihnin Gimin si pike referimi per gjendjen momentale te ekipit.

Lojtar i fuqishem, teknika e larte, shpejtesia dhe hapi i gjate, zgjuaresia ne veprime dhe saktesia ne pasime, gjuajtjet e forta dhe nga distanca – jane disa nga karakteristikat e Gim Priftit.

Shpesh here tifoze te ndryshem identifikonin humbjen ose fitoren me Gimin, ne varesi te lojes se tij. Dhe kishin te drejte, Gimi shihej e vleresohej si shtylle ne ekip. Gimi nuk u mjaftua vetem me mesfushen, sulmi ne krahun e majte ishte terren i tij.

Per vite me radhe Gim Prifti mbajti shiritin e kapitenit, numri 11 qe ai mbante ne shpine do te shihej shpesh nga portieret kundershtar pas pesimit te golit nga kembet e Gim Priftit.

Gim Prifti mban titullin ‘Mjeshter Sporti” se bashku me tre 19 vjecaret ne foton e Naftetarit 1974, Koci, Koroveshi, Gega dhe te tjere jashte kesaj fotoje.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *