Ad
Edi Rama zbulon mesazhet me Murinjon për stadiumin: Zoti i faltë ata që…

Edi Rama zbulon mesazhet me Murinjon për stadiumin: Zoti i faltë ata që…

Ad

Rama zbuloi në fjalën e tij mesazhet që kishte shkëmbyer me Zhoze Murinjon, si dhe nuk i mungoi thumbat për kritikët e stadiumit.

“’Uau, stadium i shkëlqyer. Duhet të shkoj aty’ – ky ishte mesazhi që më çoi Zhoze Murinjo, një vizitor shumë special i stadiumeve më spektakolare të botës. Unë u përgjigja, se në realitet ky stadium është më i mahnitshëm se sa nga mund të duket nga dritarja e telefonit. E kam pritur këtë moment prej vitesh. E kam ëndërruar gjatë, ditën kur shqiptarët nuk do hynin në një nevojtore futbolli, për të mbështetur kombëtaren. E kam dëshiruar prej kohësh, mbrëmjen kur kuqezinjtë do kishin një shtëpi të denjë. Ndihem i privilegjuar që u dha mundësia ta kthejmë një ëndërr sa të bukur, por edhe të largët, në realitetin e kësaj mbrëmje ku jemi mbledhur sonte.

Pa diskutim, ky privilegj nuk do ishte i mundur pa disa të tjerë. Duke filluar nga presidenti Duka, që i jam mirënjohës për mirëkuptimin e tij ndaj ekzigjencave të mia estetike. Duke vijuar me arkitektin Marko Kasamonti. Kjo vepër pa të sharë, është sharë shumë në fakt, ende pa u shfaqur nga Kasamonti. Siç janë sharë në historinë e zhvillimit, qytetet e arkitekturës plot kryevepra, dhe në vende më të përparuara se i yni. Llafet e atyre i ka marrë gjithmonë era, ndërsa veprat janë ato që mbeten në histori.

Ne kemi bërë më shumë se një stadium futbollistik për të dielat e futbollit në Shqipëri, apo për ndeshjet e Kombëtares, kemi krijuar edhe një gravitet të ri social për Tiranën, ku do ketë jetë gjatë gjithë javës. Disa që e përqeshin këtë stadium, kujtojnë se na vënë në pozitë të vështirë me epitetin ‘qendër tregtare’. Zoti i faltë ata se nuk dinë çfarë thonë. Por, stadiumet në çdo vend të botës synojnë jetën 24 orë, në 7 ditë të javës, jo vetëm kohën kur fryn bilbili. Dhe ky stadium i përket kësaj gjenerate objektesh. Krijojnë të ardhura dhe punësim.

Stadiumi është i ri, por mban gjithçka që ishte pjesë e trashëgimisë, që u ruajt me një kujdes të jashtëzakonshëm. Por, edhe historike për futbollin, ku mban emrat e Panajot Panos, Fatmir Frashërit dhe Vasillaq Zërit, në tribunat e tij.

Tani, stadiumi ka jetën e vet, dhe u përket brezave që do vijnë, qytetarëve të Tiranës, dhe turistëve të kryeqytetit. Ky është një monument që do jetë në hartën turistike të Tiranës.” – përfundoi kryeministri Rama

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *