Ad
Edi Rama ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në Tirane dhe  Durrës

Edi Rama ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në Tirane dhe Durrës

Ad

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar kete mengjes nga mbledhja e jashtezakonshme e qeverise se do te shpalle gjendjen e jashtezakonshme ne Tirane dhe ne Durres.

“Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë, Tiranës dhe Durrësit. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. E thashe dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare si kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që t’u nënshtrohen këtyre masave”-tha Rama.

Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. “Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama, duke premtuar se familjeve te prekura nga termeti do t’u mdertohen banesat.

Per kete, sipas Rames, do te gjendet nje skeme financimi, per te cilen ka folur edhe me koleget evropiane

“Nese zoti nuk ka bere ndoinje plan tjeter do te jemi per pak dite ne samitin e NATO dhe aty rame dakord qe jashte tryezes se samitit te bejme nje diskutim, per tae se si do te adresohet kjo plage e hapur ne vend dhe si do ndihmohet shoqeria, shteti dhe njerezit e prekur ne kete situate te veshtire”- tha Rama.

“MBLEDHJA E SOTME TË QEVERISË, SHPALLET GJENDJE E JASHTËZAKONSHME NË TIRANË DHE DURRËS”

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës si pasoje e termetit te forte qe goditi keto dy rajone dhe mare vendin.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku kryeministri shpjegoi se i ishte dashur pak kohë për reflektim dhe se dje nuk ishte momenti për ta bërë një gjë të tillë.

“Nuk është koha për asnjë polemikë, por kemi parë me keqardhje disa shfaqje mistrecllëku në raport me temën e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilat kanë ndikuar një pjesë të opinionit publik me idera të gabuara sipas së cilave ne qenkëshim duke evituar gjendjen e jashtëzakonshme duke mos marrë përgjegjësitë tona.

Dua ti them të gjithë qytetarëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësisht, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme dhe pa na dhënë kohën që të bëjmë gjërat me radhë, ashtu si kundër edhe shumë gazetarë që e kishin të vetmen pyetje.

Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemorragjinë që kishte shpërthyer. Dje faktikisht ne kemi pasur komunikim me njëri-tjetrin, por vetëm në rrugë digjitale sepse të gjithë kemi qenë në një pikë të frontit.

Ne sot do të shpallim gjendje e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Ashtu sikundër Kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke u nisur nga natyre e problematikës dhe perimetri situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejt dhe ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t’iu nënshtruar këtyre masave.

Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore. Është e zgjatshme në vend, por për një periudhë 30 ditore gjendja e jashtëzakonshme ka disa detyrime për ata që do ta qeverisin gjendjen e jashtëzakonshme, që mbase nuk do tu vijë përshtat atyre që e kanë predikuar, duke menduar se ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, ndërkohë që Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *