Ad
“E përdhunuan para se ta hidhnin në rezervuar” Detaje tronditëse për vrasjen e Drita Saliajt

“E përdhunuan para se ta hidhnin në rezervuar” Detaje tronditëse për vrasjen e Drita Saliajt

Ad

Të tjera detaje të rënda janë mësuar në lidhje me vrasjen e Drita Saliajt. 52 vjeçarja u gjet e mbytur në rezervuar, teksa autorët e krimit janë nipi i burri të saj Luis Saliaj si dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.

Ky i fundit në rrëfimin e tij para hetuesve ka dhënë detaje tronditëse mbi ngjarjen e ndodhur në Mallakastër disa ditë më parë. 16 vjeçari ka rrëfyer se Ervis Zotaj e Lusi Saliaj kanë debatuar me gruan në lidhje me një pako hashashi që ai kishte shkuar për të blerë tek 52 vjeçarja. Në debat e sipër, thotë i mituri, Zotaj e ka përdhunuar 52 vjeçaren dhe më tutje me ndihmën e shokut tjetër e kanë lidhur e më pas hedhur në rezervuarin e fshatit. Trupi i 52 vjeçares u gjend i vdekur dy ditë më vonë.

Më poshtë dosja dhe çfarë ka deklaruar 16 vjeçari Sindi Shehaj, të përcjella nga News24:

Sipas dosjes, “nga shpjegimet e personit nën hetim Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes rezulton se, është banor i fshatit Çërrilë, Mallakastër. Sqaron se, i njeh personat nën hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë”.

“Në datën 04.01.2020, rreth orës 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi te banesës së këtij të fundit.

Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte atë të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Pas kësaj kane shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë.

Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki.

Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash.

Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina.

Kur ka dalë jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit.

Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e pare të pasagjerit. Pasi janë nisur Luisi i ka thënë të ecte shpejtë në drejtim te rezervuarit.

Rreth orës 03:00, të datës 05.01.2020, kanë mbërritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbës ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Ervisi e Luisi kanë shkuar përsëri tek banesa e Drita Saliaj.

Në momentin e ndarjes ata e kanë porositur që të mos tregonte për gjithçka ndodhi. Në banesë ka mbërritur rreth orës 04:30, datë 05.01.2020, e atë ditë nuk ka dale nga shtëpia.

Në datën 06.01.2020, ka çuar vëllezërit në shkollë e është kthyer përsëri në banesë, rreth orës 12:30. Në date 07.01.2020, rreth orës 02:00, tek banesa e tij ka shkuar policia, e cila e ka shoqëruar për në Komisariat”, thuhet në dëshmi.

Pjese nga dosja e Prokurorisë….

Ne mbremjen e date 06.01.2020, ne Komisariatin e Policise Mallakaster, eshte paraqitur shtetasja Mimoza Saliaj, bashke me djalin e saj, personin nen hetim Luis Saliaj, banore te fshatit Gjerbes, ku bejne me dije se, nuk gjendet shtetasja Drita Saliaj, banore e te njejtit fshat me ta, e qe banon vetem, pasi bashkeshorti dhe dy femijet e saj, jane jashte shtetit, si emigrante.

Po keshtu, ata dyshojne se autore te zhdukjes se shtetases Drita Saliaj, jane personat nen hetim Ervis Zotaj, banor i fshatit Gjerbes dhe Sindi Shehaj, banor i fshatit Çerrile.

Me marrjen e njoftimit te mesiperm, eshte ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar ne banesen e shtetases Drita Saliaj.

Nga kqyrja e baneses se mesiperme, e shoqeruar me fotografite perkatese, nder te tjera ka rezultuar se, ne te gjitha dhomat ka patur rremuje, sende te permbysura e rroba te hedhura ne toke ne menyre te çrregullt, ne lavaman jane gjetur dy filxhane kafeje, nje gote uji mbi tavoline, nje aparat telefoni celular ne gjendje te fikur, nje karte sim e kompanise Vodafone, mbi divan nje çante e vogel grash, material lekure, me ngjyre kafe.

Ne dyshemene e pjeses se jashtme te verandes, ne afersi te deres eshte konstatuar nje njolle me ngjyre te kuqe, si ajo e gjakut (mostra e te ciles eshte marre me tampon steril).

Veç sa siper, eshte bere edhe kqyrja e baneses se personit nen hetim Luis Saliaj, e cila ndodhet ne nje distance prej 30 m, nga banesa e shtetases Drita Saliaj.

Nga kqyrja e kesaj banese, nder te tjera, mbi tavolinen e ngrenies, jane gjetur kater pjata me te cilat eshte konsumuar ushqim, nje gote uji dhe nje gjurme papilare, te cilat jane marre me cilesine e proves materiale per ekzaminime te metejshme.

Mbi bazen e te dhenave te siguruara, rreth ores 16:00, ne rezervuarin Lumare 1, nga ana e polumbareve, eshte bere e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit te pajete, te shtetases Drita Saliaj.

Nga kqyrja, nder te tjera, ka rezultuar se, kishte veshur nje bluze me ngjyre te kuqe, ne pjesen e belit kishte nje pulover me ngjyre bojeqielli, si dhe ne pjesen e poshtme ka qene e zhveshur. Pantallonat dhe mbathjet kane qene te ulura deri tek kercinjte e kembeve.

Duart i ka patur te lidhura nga mbrapa me ane te nje shalli najloni me ngjyre qumeshti, ndersa kembet i ka patur te lidhura me ane te nje litari me ngjyre bojeqielli. e qafe ka patur te lidhur nje peshqir shumengjyresh.

Me pas trupi i shtetases Drita Saliaj, eshte transportuar per ne morgun e Spitalit Rajonal Fier. Nga kqyrja e kufomes, e pasqyruar me procesverbalin e dates 07.01.2020, nder te tjera, ka rezultuar se, rreth qafes eshte verejtur nje shirit ekimotik me ngjyre te kuqe, i drejte, rreth gjithe qafes, me gjeresi 4 cm, ne te dy gjunjet jane verejtur ekimoza me ngjyre te kuqe dhe nje tjeter me ngjyre mavi.

Rreth kofsheve jane verejtur ekimoza te shumta, te vogla, me permasa 1×1 cm, me ngjyre te kuqe. Ne te dy kercinjte jane verejtur shirita ekimotike rrethore, me gjartesi 0.5 dhe thellesi 1 cm.

Nga kqyrja e automjetit tip Benz, me targe AA 632 NA, ne pronesi te shtetasit Vladimir Gjika (perdorur nga personi nen hetim Sindi Shehaj), ka rezultuar se, jane gjetur e fiksuar 3 gjurme papilare, nje fije tekstili me ngjyre si te kuqe, nje gjerdan me 11 fisheke arme gjahu, si dhe dy aparate telefonike te markes Nokia.

Nga kqyrja e automjetit tip Benz, me targe AA 899 OY, ne pronesi te personit nen hetim Ervis Zotaj, ka rezultuar se, jane gjetur e fiksuar 8 gjurme papilare, si dhe nje fije floku.

Gjate kqyrjes se banese se personit nen hetim Sindi Shehaj, rezulton te jete gjetur nje arme gjahu, me nr.trupi C81742.

Me procesverbalin e dates 07.01.2020, eshte pasqyruar sekuestrimimi me cilesine e proves materiale te nje arme gjahu teke, me numer trupi C81742, e gjetur ne banesen e personit nen hetim Sindi Shehaj.

Nga shpjegimet e shtetases Mimoza Saliaj, rezulton se, eshte banore e fshatit Gjerbes Mallakaster.Eshte e martuar me shtetasin Ardian Saliaj, i cili eshte i arrestuar per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike.Ne daten 02.01.2020, bashke me femijet e saj Luisn (16 vjeç) dhe Orestin (13 vjeç), ka shkuar tek prinderit, ne fshatin Rroms Mallakaster.

Sqaron se, ne daten 03.01.2020, Luisi ka dale nga shtepia per te shkuar ne Fier. Ka patur komunikime te vazhdueshme me te dhe nga pergjigjet e dhena prej tij ka menduar se e genjente per vendndodhjen e tij. Ne daten 05.01.2020, ka komunikuar perseri me Luisin, e ai i ka thene se ndodhej ne Gjerbes.

Ne daten 06.01.2020, ka shkuar ne paraburgimin e Beratit, per te takuar bashkeshortin dhe rreth ores 17:00-17:30, eshte kthyer perseri ne fshatin Rroms. Rreth ores 20:00, aty ka shkuar edhe Luisi, i shoqeruar nga Gezim Ismaili (nipi i bashkeshortit te saj).

Ne bisede me Gezimin ka mesuar se Luisi kishte dijeni per rrethanat e zhdukjes se shtetases Drita Saliaj. Pas kesaj bisede e ka pare Luisin te shqetesuar dhe e pyet nese ishte e vertete ajo qe kishte mesuar nga Gezimi. Kjo bisede ate e ka shqetesuar shume e nderkohe ka filluar te dridhej e tensionohej shume.

Pas kesaj, ka patur interesim edhe nga te afermit e tyre, e ne keto rrethana eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise Mallakaster. Di qe djali i saj Luisi, ka patur njohje me personin nen hetim Ervis Zotaj.

Po keshtu edhe me personin nen hetim Sindi Shehaj, djali saj, Luisi, kane njohje qysh ne shkollen 9-vjeçare, e se shoqeroheshin shpesh.Thkeson se me Drita Saliaj, e famijen e saj, nuk kane patur asnje lloj konflikti te meparshem.

Nga shpjegimet e shtetasit Rakip Saliaj, rezulton se, eshte banor ne lagjen “Kastriot”, Fier.Sqaron se Luisi, eshte djali i vellait te tij, Ardianit, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar ne Berat, per kultivim te bimeve narkotike.

Ne daten 06.01.2020, bashke me villain e tij Ilirin, kane shkuar ne fshatin Rroms, pas telefonates se bere nga shtetasja Mimoza Saliaj.Ne bisede me kete te fundit kane mesuar nga Mimoza, gjithçka dinte dhe ne keto rrethana kane shkuar ne Komisariatin e Policise Mallakaster.

Nga shpjegimet e personit nen hetim Ervis Zotaj, rezulton se, eshte banor i fshatit Gjerbes, Mallakaster.E ka njohur shtetasen Drita Saliaj, por thekson se nuk ka dijeni per rrethanat e vrasjes se saj. Ka ne pronesi mjetin me targe AA 889 OY.

Sqaron se ne daten 04.01.2020, rreth ores 07:30, nga Geherbesi, bashke me babain e vet, shtetasin Syrja Zotaj, kane shkuar ne Ballsh, tek motra e vet, Marsela Lalaj, e jane kthyer perseri ne Gjerbes, te nesermen, date 05.01.2020, rreth ores 13:00.

Ne daten 06.01.2020, me makinen e tij ka shkuar perseri ne Ballsh, e eshte kthyer perseri rreth ores 15:30, e nuk ka dale nga banesa deri ne momentin qe aty ka shkuar policia.

E njeh personin nen hetim Sindi Shehaj, e ka shok e se per here te fundit e ka takuar ne daten 28.12.2019, ne Ballsh. E njeh personin nen hetim Luis Saliaj, por nuk ka shoqeri me te. Per here te fundit e ka takuar ate ne daten 29.12.2019, rreth ores 14:30, tek banesa e tij, kur ai ka shkuar ta takoje.

Pretendon se nuk i ka te regjistruar numrat e telefonave te Sindi Shehaj e Luis Saliaj.

Nga shpjegimet e personit nen hetim Sindi Shehaj, i datelindjes 13.07.2003, i pyetur ne prani te psikologes Sonila Banushi, rezulton se, eshte banor i fshatit Çerrile, Mallakster. Sqaron se, i njeh personat nen hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shoke.

Ne daten 04.01.2020, rreth ores 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thene qe te shkonte ne Gjerbes ta takonte pasi ashtu e kishte punen.Ne keto rrethana eshte nisur me makinen e tij e ka shkuar tek Luisi, ku jane takuar ne afersi te baneses se ketij te fundit.

Ne bisede e siper i ka thene te linte aty makinen e tij e te merrte ate te Ervis Zotaj, pasi do te shkonin te merrnin hashash tek shtepia e Drita Saliaj. Pas kesaj kane shkuar tek banesa e kesaj te fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thene qe te mos hynte brenda pasi kishte pak pune.

Ka pritur jashte nderkohe qe Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kane qene brenda duke pire kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e eshte futur brenda, ku Drita i ka dhene nje gote raki.

Gjate kohes qe po pinte goten e rakise Luisi, eshte ngritur me pretendimin se do shkonte ne tualet por ne te vertete eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash.

Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashain ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina.

Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te.

Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten. Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit.

Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e paseme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit. Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit.

Rreth ores 03:00, te dates 05.01.2020, kane mbritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kane zbritur nga makina dhe e kane hedhur menjehere ne uje. Pas kesaj jane kthyer ne Gjerbes ku ka marre makinen e tij dhe eshte larguar per ne banesen e vet, ndersa Ervisi e Luisi kane shkuar perseri tek banesa e Drita Saliaj.

Ne monentin e ndarjes ata e kane porositur qe te mos tregonte per gjithça ndodhi.Ne banese ka mbritur rreth ores 04:30, date 05.01.2020, e ate dite nuk ka dale nga shtepia.

Ne daten 06.01.2020, ka çuar vellezerit ne shkolle e eshte kthyer perseri ne banese, rreth ores 12:30.Ne date 07.01.2020, rreth ores 02:00, tek banesa e tij ka shkuar policia, e cila e ka shoqeruar per ne Komisariat.

Nga shpjegimet e personit nen hetim Luis Saliaj, i datelindjes 14.07.2003, i pyetur ne prani te psikologes Sonila Banushi, rezulton se, eshte banor i fshatit Gjerbes Mallakaster. Sqaron se eshte kthyer nga Greqia, ne date 23.12.2019. Ne daten 26.12.2019, eshte takuar me personin nen hetim Sindi Shehaj, ne Ballsh, te cilin e ka shok, e se jane njohur qysh ne shkolle.

Po keshtu, ka shok edhe Ervis Zotaj, bashkefshatarin e vet. Ne daten 04.01.2020, eshte takuar me Ervis Zotaj, ne Ballsh. Me pas, rreth ores 20:30, e ka marre ne telefon Sindi dhe i ka thene se ishte me Ervisin, tek varrezat ne Gjerbes, e njekohesisht kane qene te gatshem te shkonin ta merrnin.

Fillimisht nuk ka pranuar por me pas ka ndryshuar mendje dhe ata kane shkuar dhe e kane marre.

Ne bisede e siper i kane thene se do te shkonin te merrnin hashash tek shtepia e Drita Saliaj. Sqaron se kjo e fundit ka qe nusja e xhaxhait te tij, shtetasit Hair Saliaj.

Rreth ores 00:30, te dates 05.01.2020, jane afruar tek shtepia e Drites, ku vete ka qendruar rreth 20 m larg. Pas kesaj Ervisi e Sindi pasi kane hyre ne oborr, kane trokitur tek dera, duke thene se ishte “Visi”.

Pas kesaj Drita ka hapur deren e ata jane futur brenda, ku kane qendruar rreth 30 minuta. Me pas kane pare qe Ervisi e Sindi e kane nxjerre Driten te lidhur me duart mbrapa, po keshtu edhe kembet te lidhura dhe e kane futur ne makinen e Sindit.

Sindi ka drejtuar makinen ndersa Ervisi ne vendin e pare te pasagjerit dhe jane larguar ne drejtim te rezervuarit. Pas kesaj eshte larguar vetem ne drejtim te Povles, e se pas nje ore eshte takuar me Ervisin e Sindin te cilet e kane gjetur rruges dhe e kane çuar tek “24 Oreshi”, Poçem.

Pas kesaj Ervisi e Sindi jane larguar ne drejtim rruges se Hekalit. Ka qendruar ne kafe, e rreth ores 05:30, aty ka shkuar Sindi, i cili e ka çuar ne Rroms, tek shtepia e gjyshit te tij.Ne mbremjet e dates 06.01.2020, i ka treguar nenes se tij, Mimoza, ate qe kishte ndodhur me Driten, e pas kesaj kane shkuar ne Komisariat.

Sa siper, policia gjyqesore ka aplikuar ndalimin ndaj personave nen hetim Ervis Zotaj, Sindi Shehaj e Luis Saliaj, te pasqyruar me procesverbalet perkates te dates 07.01.2020, ora 19:00, te cilet me rezultojne te ligjshem dhe si te tille duhet te vleresohen edhe nga Gjykata, pasi plotesohen kushtet ligjore per kryerjen e tyre.

Duke patur parasysh gjithçka eshte administruar ne dosje, rezulton se te ndaluarit Ervis Zotaj, Sindi Shehaj e Luis Saliaj, dyshohen te kene konsumuar elementet e vepres penale te “Vrasja me paramendim”, e kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal

Gjykata, bazuar në nenet 258, 252, 259, 245, 234 dhe 244/3 të Kodit të Procedurës Penale si dhe neni 81 e vijues i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur,

VENDOS:

1.Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasve Ervis Zotaj, Sindi Shehaj e Luis Saliaj, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja

me paramendim”, e kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal.

2.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj të arrestuarit Ervis Zotaj.

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe 86 i KDPM, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sindi Shehaj.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe 86 i KDPM, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Luis Saliaj.
  3. Urdhërohet Policia Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier të zbatojë vendimin e gjykatës.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi
Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *