Ad
E nxorre kokën mo Ilir, ç’ishte nevoja ta mbaje fshehur kaq kohë?!

E nxorre kokën mo Ilir, ç’ishte nevoja ta mbaje fshehur kaq kohë?!

Ad

Thanas Medi

(Merreni si një letër të hapur drejtuar gazetarit Ilir Mborja, në lidhje me një të vjellë të rëndomtë të tij, të cilën e gjeni në statusin më të fundit të mikut tim, Murat Aliaj)
..E nxorre kokën mo Ilir, ç’ishte nevoja ta mbaje fshehur kaq kohë?! Unë, thjesht, shpreha një keqardhje në statusin e Muratit, për mungesë serioziteti, (tek e fundit, mendimi im); kurse ti paske lëshuar gjithë atë të vjellë që kutërbon deri në Elbasan. Po s’ka gjë, si i genit revanshisto-komunist që je, nuk mund të bëje ndryshe. Prej kohësh e kam patur një frikë për ty, kur të gjithë të quanin ”djalë të mirë”, (pa e përjashtuar veten), unë sepse të gjeja dhe…paksa me tru të çakorduar. Me një gjendje përherë euforike, si ndonjë nga personazhet e mi me.. një dërrasë mangut. Apo ”karagjoz”, siç më quan ti në të vjellën tënde të gjatë..
Unë Ilir, nuk shava njeri, nuk është në kulturën time, megjithatë ”derri do plumb”, thotë populli, ndaj dhe do ma bësh kabull ndonjë epitet që të vë e sigurisht të shkon shumë për shtat. Më detyron tani të merrem dhe më shtruar me të vjellën tënde të ndyrë. Së pari; marrë vesh se na qenke dhe racist, (defiçencën e lindur të qytetarisë që trashëgon..) E ke fjalën që jam vllah, çoban, si ta ka ënda t’i quash vllehët ti, por mëso se jam shumë krenar për këtë. Jam shumë krenar për fisin dhe të parët e mi, ç’ të mos jem, mëso gjithashtu se ata, ndonëse me shtëpinë mbi kurriz të mushkës, janë shumë më dinjitozë, se soji e sorollopi tënd. (me të shara e nise, me të shara do ta bitisim Ilir). Po do ta dish, shtoj dhe këtë: unë trashëgoj qytetarinë e atyre njerëzve që bënë Voskopojën e ndritshme, mirë bën të mos e harrosh..
Së dyti, (po e lë grupin ku aderoj, duke e quajtur një shkarje tënden të rëndomtë), për tu marrë pak me..letërsinë. Ke pasaktësira të shumta Ilir, ndoshta kanë hisen e tyre dhe avujt e rakisë së Musait, mirë është të mos shkruash në gjendje të pirë..E pra, Çmimin e Madh Kombëtar për letërsinë, (Fjala e fundit e Sokrat Bubës), unë e mora në 2014 dhe jo 2015. Si romani më i mirë për vitin 2013 dhe jo 2014, siç shkruan truhardallosur nga pezmi ti. Në këtë vit e mori miku im Virion Graçi, mos i bëjmë gjërat lesh e li, siç e ke zakon t’i bësh ti. Gjithashtu po të them se e mora me shumë meritë, pa miq, ku t’i gjeja miqtë, kur bëja njizetë vjet i mërguar, i stakuar nga nëna Shqipëri. Ku t’i gjente miqtë babai im, çoban mali, që në moshën trembëdhjetë vjeç. (I qoftë dheu i lehtë). Mua më gjetën Ilir, këtu ku isha i harruar në Athinë, më morën në telefon, më thanë ”Hajde se ke fituar çmimin e Republikës” , kjo është e vërteta e hidhur për ty dhe për gjithë ata që e kanë shpifjen si buka që hanë. Se kështu ndodh nganjëherë, kur talenti të imponohet dhe nuk mund ta anashkalosh. Dhe ti Ilir, kur mora çmimin, the për mua, ”Lëreni atë, është i përkëdheluri i Zotit!” Që ti ke harruar dhe tani tu tek të vjellësh vrer, nuk e kam fajin unë. E jo mo Ilir, se gabon shumë, nuk ishin 6 romane me të cilët konkuroi ”Sokrat Buba” im, ishin mbi 450 libra artistikë, sa ç’qenë botuar përgjatë vitit 2013 brenda kufinjve të Republikës së Shqipërisë. Me një juri dinjitoze, anëtarët e së cilës i kujtoj me shumë respekt: Saverina Pasho, Ridvan Dibra, Ben Andoni, Brikena Çabej, Rita Petro. Ç’do këtu Agron Tufa që ti s’e lëshon nga goja, aq shumë të janë errur sytë sa të mos shikosh çfarë shkruan?! Merru me ato dy fjalë që i shkrojta Muratit, o Ilir dambllaja, (ky është epiteti që të shkon më mirë) dhe lëre letërsinë time, talentin e lexuesit e mi. S’ke tagër të më vlerësosh, është jashtë mundësive të tua, dhe për më tepër kur s’ke lexuar asnjë nga librat e mi. Dhe po lëçite ndonjë faqe, atë e lexon tagent.. Për romanin tim më të fundit, ”Kohë e djegur”, të cilin e vënë edhe mbi atë që mori çmimin, më the ”Nuk e lexova se i kishte gërmat të vogla..”.. Dhe thika mes shokësh krijues, mos vur o Ilir shpifësi, unë me ata s’jam ngrënë ndonjëherë se kush është më i talentuar. I respektoj e i dua Murat Alinë, Grigor Jovanin, Myslim Maskën et. etj. e u heq kapelen për atë që bëjnë; po ç’pret nga një gazetar mjeran si puna jote.
Së fundi, se u zgjata shumë, për të mësuar se kush jam unë si shkrimtar dhe meqë nuk i lexon librat e mi, lexo të paktën ata që kanë shkruar për mua. Emra të nderuar, të cilët kam kënaqësinë t’i përmend një nga një: Perikli Jorgoni, Josif Papagjoni, Agim Baçi, Agron Tufa (sado që ti nuk e duron dot), Robert Goro, Rrapo Zguri, Miho Gjini, Ben Andoni, Sami Milloshi, Artan Gjyzel Hasani, Murat Aliaj, Arben Bllaci e shumë të tjerë. Po e mbyll me një ”urim” o Ilir: u mbytsh në të vjellat e shpifjet e tua!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *