Ad
Dy legjenda për Skënderbeun, Pela me Mëzin në kurriz

Dy legjenda për Skënderbeun, Pela me Mëzin në kurriz

Ad

Gjergj Kastrioti i donte shumë kuajt.

Që kur ishte fëmijë ai dinte të kërcente me shkathtësi dhe të hypte mbi kuajt duke ikapur nga jelet, edhe kur nuk kishin shalë për të kalëruar me galop.

Instikti iGjergj Kastriotit për kuajt qe ijashtëzakonshëm, ai njehësohej me trupin e kalit si të qe një qënje e vetme.

Në rini Gjergj Kastrioti kishte përdorur disa kuaj, si kuajt e tij dhe të jatit.

Kur luftonte në hapësirat e Azisë ai përdorte kuaj arab, mjaft tëhajthëm dhe të shpejtë.

Ai dinte të kalëronte edhe kuajt e racave të tjera.

Kur u kthye dhe çliroi Krujës duke shpallur lirinë e Arbërisë Gjergj Kastrioti kishteë një kalë me përmasa të mëdha.

Thundra e këtij kali që tre herë më e madhe se e një kali të zakonshme.

Krifa e këtij kali qe me qime të gjata, shumë të gjata, sa që Gjergj Kastrioti ilidhte me gërsheta.

Për të kalëruar këtë kalë Kastrioti përdorte mamuze të mprehta çeliku si dhe frerë të mëdhenj.

Por kali nuk kishte asnjë shqetësim kur mbante trupin e Kastriotit të veshur me armaturën e rëndë metalike.

Heroi e donte shumë këtë kalë.

Por ndodhi që kali u plagos në betejë nga një heshtë e helmuar.

Kastrioti ibëri të gjitha mjekimet, thirri mjekë nga të katër anët, por plaga e kalit nuk mbyllej.

As nuk përthahej.

Helmi qe itmerrshëm.

Kali i jashtëzakonshëm, më u bukuri dhe më imadhi midis kuajve të tjerë po lëngonte, po shkonte drejt vdekjes.

Erdhi një malësor nga pyjet e Lurës tek rezidenca e Gjergj Kastriotit në Krujë.

Ky malësor kishte dëgjuar për kalin e heroit që po vuante.

Malësori bisedoi me Kastriotin.

Malësori itha se në pyjet madhështore të Lurës ai kishte parë një pelë të bardhë e cila vraponte duke mbajtur të ngjitur në kurriz një mëz, gjithashtu të bardhë.

Kjo qe diçka e pabesueshme.

Por malësori e kishte parë me sytë e tij pelën e habitshme, që mbante mëzin në kurriz.

Kjo pelë qe e pakapshme.

Askush nuk mund ta arrinte atë në vrapim dhe askush nuk mund ta qëllonte atë me shigjeta.

Hungëllimat e pelës qenë kaq të fuqishme, sa kur ajo hingëllinte në qiellin e zbehtë të muzgut befas shkrepëtinin vetëtima.

Këto ishin shenja të çuditshme dhe misterioze.

Asnjëri nuk dinte të shpjegonte këto shenja të tokësdhe të qiellit.

Por ç’qe vallë kjo pelë që s’ngjante me gjithë sojin e saj në tokë?

Pse e mbante mëzin e saj të ngjitur në kurriz.

Kështu vallë e mbronte mëzin nga çdo mundësi që mund të kërcënonte jetën e tij.

Ç’qe kjo pelë enigmatike?

Ç’përfaqësonte mëzi isaj.

Malësori itregoi Gjergj Kastriotit se në një mesnatë në një Hënë që qe katërfish më e madhe se Hëna e zakonshme befas qe ndeshur me pelën ballë për ballë.

Sytë e pelës qenë plot dritë.

Vështrimi isaj qe miqësor.

Bardhësia e trupit të pelës qe gati prej argjenti.

Por dhe ky argjent dritësonte.

Malësori iu afrua dhe pela e la që ta prekte me dorë në ballë.

Pastaj hingëlliu mëzi mbi kurriz.

Pela sikur u zgjua nga njëëndërrim ifshehtë, kërceu dhe hingëlliu dhe ajo dhe u largua duke vrapuar.

– Kastrioti ynë imadh, – tha malësori, kjo pelë, ndoshta magjike të përket vetëm ty.

Jam isigurtë se ajo të pret në pyjet e Lurës.

Prandaj duhet të vish me mua në këto pyje.

Gjergj Kastrioti vendosi që të shkonte me malësorin në pyjet e pelës që mbante në kurriz mëzin e saj.

Dhe kështu bëri.

Arriti në këto pyje në muzg.

Muzgu qe ipurpurt, thuaj të tërë horizontet qe veshur me një arë, gjithashtu dritësonte pa pushim.

Pastaj ra buzëmbrëmje.

Dalëngadalë errësira zotëroi hapësirën.

Mbi horizont u ngrit një Hënë e madhe pesë herë me përmasa më shumë se sa një Hënë e zakonshme.

Dhe ja u dëgjua hingëllima e hatashme e pelës.

Heroi ndjeu që iu drodh trupi dhe muskuli.

Por mendjen e kish krejt të kthjellët.

Ndjente në shpirt në këndjellje dhe gëzim të pashpjegueshëm.

Bashkë me malësorin u futën midis drurëve të mëdhenj shekullor.

Në një lëndinë ai e pa pelën e pabesueshme.

Ajo qëndronte në këmbë dhe shihte me sytë e saj plot mirëbesim të fshehtë.

Gjergj Kastrioti iu afrua.

Ia preku ballin pelës me dorën e tij tëm fuqishme.

Dhe pastaj sytë e pelës pikuan lot.

Pela u gjunjëzua përdhe.

Pse e bëri ajo këtë gjë?

Pikërisht që Gjergj Kastrioti të shihte qartësisht se si duhet mëzin e bardhë që ajo mbante ngjitur në shpinë?

Heroi e pa mëzin.

Mëzi qe më shumë se sa një shumë mëz iporsalindur.

Dukej që mëzi kishte lindur nga pela shumë muaj më parë, ose ndoshta dhe një vit më parë.

Por nuk qe shkëputur , për arsye të pashpjegueshme dot, nga trupi ipelës mëmë.

Mëzi e pa me sytë e tij Kastriotin.

Në këtë vështrim kishte diçka gati të mbinatyrshme.

Por dhe shumë intime.

Pela e gjunjëzuar në tokë hingëlliu thekshëm.

Ateherë Kastrioti pa se si mëzi dalëngadalë doli nga trupi ipelës, u dukën këmbët e tija, dhe sapo u shkëput ai kërceu mbi tokë, me një bukuri gati verbuese.

Ndërkohë pela imbylli sytë dhe dha shpirt.

Kjo ishte ajo gjë që pela duhej të bënte në fund.

Ajo e mbajti mëzin e vet në trup për ta mbrojtur.

Ajo e dinte vlerën e pakufishme të mëzit.

Pela gjithashtu e dinte se ky mëz ipërkiste dikujt tjetër.

Dhe kur ky dikush, që s’ngjante me të tjerët erdhi më në fund dhe e preku pelën në ballë, aherë ajo e kuptoi se kishte ardhur çasti imadh.

Çasti madhështor ifundit, për ta lindur të tërin dhe për t’a nxjerrë nga vehtvehtja mëzin e saj.

Sepse nëse ky mëz ikishte përkitur asaj, tashmë e tutje do t’i përkiste atij, për të cilin ky mëz ishte lindur në këtë botë.

Në sytë e Gjergj Kastriotit vërshuan lotët.

Ai e puthi ballin e pelës së bardhë, tashmë pa jetë.

Gjergj Kastrioti e ngriti në krahët e tij mëzin.

Ky mëz qe amaneti ipelës.

Gjergj Kastrioti u kthye në Krujë.

Sa hyri në portat e kështjellës së Krujës thanë se kali itij vigan kishte mbyllur sytë, gjithashtu përjetë.

Skënderbeu mendoi për vdekjen e të dyve edhe të pelës së bardhë edhe të kalit të tij në të njëjtin moment, njëkohësisht.

Po pse njëkohësisht?

Një mister imadh rrethonte gjithshka.

Madje tërë botën.

Tërë shekullin.

***

Gjergj Kastrioti e rriti mëzin në sallën e tij në Krujë.

Mëzi ibardhë u rrit dhe u bë një kalë imrekullueshëm.

Inteligjenca e këtij kali ishte më e madhe se inteligjenca e njerëzve.

Ai kuptonte në heshtje të tëra fjalët e heroit.

Ai dëgjonte gjithshka.

Ai kuptonte gjithshka.

Ky kalë e bardhë qe kali që ishërbeu heroit deri në Vdekjen e tij.

Kur Gjergj Kastrioti kalëronte mes kalorësve të tij nëpër beteja kali ibardhë shkëlqente nga bardhësia, kaq imadh qe ky shkëlqim sa që dhe në netët e errëta ky kalë ndriçonte ferrin rreth e qark.

Kur armiqtë e shihnin kalin e bardhë dhe mbi të Gjergj Kastriotin mendonin se drejt tyre po vinte një kreshnik ipathyeshëm që kalëronte jo një kafshë por vetë dritën e madhe të shekujve dhe epokave.

Kështu Gjergj Kastrioti u mbiquajt Kalorësi iDritës.

Një Kalorës që iverbonte armiqtë përpara se t’i shfaroste.

***

Më 17 Janar 1467 Gjergj Kastriot Skënderbeu, itëri ithinjur, itëri isfilitur vdiq në Lezhë dhe u varros në Katedralen e këtij qyteti.

Por ç’ndodhi me kalin e tij të bardhë?

Hingëllimat e tij të dhimbjes trondisnin gjithshka. Rrëzoheshin nga malet shkëmbenjt dhe yjet.

Rrëzoheshin edhe kometat.

Shkundeshin të gjitha gjethet e pemëve.

Binin të tëra frutat.

Në det ngriheshin shtrëngatat e mëdha.

Dielli dhe Hëna dilnin si të ngurosur me përmasa të vogla dy ose tre herë më pak se përmasat e tyre reale.

Lumenjtë dhe përrenjtë vërshonin dhe përmbytnin tokat.

Kaq e pakufishme qe dhimbja e kalit të bardhë.

Pasi mbylli sytë Heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe kali ibardhë ishtri për të dhënë shpirt.

Ai nuk mund të jetonte dot më.

Jeta e tij ipërkiste jetës së Kastriotit.

Kur jeta e Kastriotit mbaroi edhe jeta e kalit të bardhë mbaroi.

Ata dëshmitarë që e panë vdekjen e kalit të bardhë treguan të tronditur se kali ibardhë dalëngadalë e zbehu ngjyrën e tij dhe papritur forma e tij natyrore prej kali filloi të zvogëlohej, të zvogëlohej derisa u shndërrua në formën e një mëzi. Dhe ky mëz, ikthyer në origjinën e dikurshme, befas u ngrit në hapësirë, sepse që nga dheu u ngrit edhe forma e pelës nënë, që tashmë e mbante ende të ngjitur në trupin e saj mëzin.

Dhe kjo pelë e pashkëputur nga mëzi isaj u ngrit me një furi të madhe, pastaj u turr me galop për të ikur drejt pyjeve të madhe dhe drejt Përjetësisë së Pafund.

GJERGJ KASTRIOTI DHE VDEKJA

Njerëzit përgjithësisht në mënyrë naive mendojnë se Vdekja, rri në Mbrëtërinë e Qiejve.

Mbretëria e Qiejve është Mbretëria ku shkojnëdhe fluturojnë Shpirtrat.

Thuhet se të vdekurit shkojnë direkt tek Mbretëria e Qiejve.

Në të vërtetë askush nga të vdekurit nuk është rikthyer asnjëherë në tokë për të treguar se çfarëështë dhe se sa e madhe dhe çfarë përmasash ka Mbretëria e Qiejve.

Ku është Mbretëria e Qiejve?

Në të vërtetë askush nuk e di.

Çfarë bëjnë Shpirtrat tek Mbretëria e Qiejve.

Gjithashtu, askush nuk e di.

Por për njerëzit që mendojnë, për njerëzit që dinë diçka dhe që janë serioz Vdekja rri përherë tek Mbretëria e Nëntokës.

Ndaj trupat e të vdekurve i varrosin në tokë.

Më lehtë se sa Shpirtrat që fluturojnë në hapësirat kozmike është që të strehohen tek Mbretëria e Nëntokës.

Që në kohërat më të lashta, skajshmërisht më të vjetra, të vdekurit e quanin Mbretërinë e Nëntokës me emrin Had.

Për të shkuar në Had duhej kapërcyer një lum.

Shpirtrat e të vdekurve arrinin në bregun e këtij lumi.

Tek ky lum i priste një varkë dhe një varkëtar i tmerrshëm që quhej Karront.

Të vdekurit i jepnin Karontit dy monedha.

Dihej që në lashtësi njerëzit kur i varroznin të vdekurit u vinin tek qepallat e syve të mbyllur edhe dy monedha, ose prej argjendi, ose prej ari, por edhe prej bronzi.

Këto dy monedha qenë pagesa për Karontin.

Karonti i merrte monedhat dhe i transportonte të vdekurit me varkën e tij në bregun tjetër ku ishte Hadi.

Brenda Mbretërisë së Hadit lëvizte dhe rridhte lumi i quajtur Lumi i Letës.

Kush pinte nga uji i Letës e humbiste përfundimisht Kujtesën.

Dhe harronte Gjithshka.

Të vdekurit nuk kanë nevojë për kujtime.

Nëse të vdekurit do të kishin kujtime atëherë ata do të kishin një mall të padurishëm dhe të pafund për botën e gjallë, për njerëzit dhe të afërmit e tyre.

Do të torturoheshin mizorisht për t’u rikthyer përsëri tek bota e gjallë.

Tek Jeta.

Edhe kur jetonte Gjergj Kastriot Skënderbeu Vdekja nuk rrinte në Mbretërinë e Qiejve.

Asaj s’ka ç’i duhej Mbretëria e Qiejve.

Vdekja e kishte të sigurtë e të përjetshme Mbretërinë e Nëntokës.

Gjergj Kastriot Skënderbeu qe një hero i mënçur.

Ai e dinte në mënyrë të mirëfilltë se ç’ka qe Jeta dhe Vdekja.

Ai qe një luftëtar i madh për Jetën.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu luftonte kundër Vdekjes, për Liri dhe për të mbrojtur pikërisht Jetën.

Gjatë betejave të tij të shumta, gjatë luftërave të përgjakshme, madje të kobshme, Gjergj Kastrioti kalëronte mes trimave të tij të papërmbajtur.

Dhe shpesh ai shikonte dërgimin e skeletit të një femre , të mbuluar me një katran të zi e që mbante në duart e saj prej kocke një kosë të madhe e të mprehtë. Një kosë që priste kokat.

Një kosë që kishte gjithmonë në tehun e saj një gjak të patharë asnjëherë.

Ky vegim i Vdekjes e shoqëronte shpesh heroin shqiptar.

Heroi e dinte se ajo ishte vetë Vdekja.

Nuk qe thjesht një vegim.

Nuk qe thjesht një fantazëm.

Qe realisht Vdekja.

E Pamëshirshmja.

E Përjetëshmja.

Vdekja i shikonte bëmat dhe trimëritë e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Vdekja nuk ka ndjenjë dhe emocion.

Megjithatë Vdekja dinte të arsyetonte.

Pse lufton ky burrë për Liri?

Pse ky burrë i patrembur mbronte Jetën e kombit të tij?

Mund të thuhet se Vdekja në vetëdijen e saj krijoi një respekt të thellë për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Dhe Heroi i Arbërisë më në fund umplak.

Trupi i tij i fuqishëm i ligështua.

Por mëndja e tij qe shumë e qartë dhe e kthjellët.

Heroi e kuptoi se do t’i afrohej Vdekja.

Ai qe mjaft i qetë.

Jeta e tij kish patur një kuptim të veçantë.

Në të vërtetë ai nuk e kishte frikë Vdekjen.

Por dhe Vdekja e dinte. që Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk e kishte aspak frikë atë, dmth., Vdekjen, më të Tmerrshmen, më të Papërballueshmen, më Fatalen.

Prandaj dhe Vdekja qe mjaft e qetë.

Dhe ja, dy tre ditë para se Gjergj Kastriot Skënderbeu të jepte shpirt, atij iu shfaq vegimi i Vdekjes.

Por ky vegim qe ndryshuar.

Vdekja iu shfaq Skënderbeut në formën e një Vashe të bukur, e një femre të mrekullueshme dhe krejt magjepsëse.

Ajo i buzëqeshi Gjergj Kastriotit.

– Kam ardhur të të marr, o Heroi Gjergj Kastriot.

– E di. Do të jem në krahët e tua pas pak.

– Dua të të pyes o Hero i Jetës, çfarë dëshëron mbasi të japësh shpirt?

A ke ndonjë testament?

– Po, u përgjigj ngadalë dhe i menduar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Pasi unë të jap shpirt, dua që armët e mia, armatura ime dhe shpatat të varen mbi degët e një ulliri shekullor buzë detit.

Deti le të gjëmojë nga shtrëngatat dhe vetëtimat.

Shpatat dhe armët e mia le të lëvizin në duart e degëve të ullirit madhështor. Këto shpata dhe armë që nuk u thyen kurrë tashmë të jenë përsëri të përjetshme në gjymtyrët e ullirit të lashtë sa Historia.

Armiqtë e Arbërisë do t’i shohim se si do të shkëlqejnë mes shpërthimit të vetëtimave shpatat dhe armët e mija dhe do të kujtojnë,që unë ende jam gjallë, se unë akoma jam gjallë.

Se unë Skënderbeu edhe i vdekur nuk kam mundur të vdesë.

Se unë biri i Arbërisë nuk mund të vdes kurrë.

Se unë nuk mund ta braktis Arbërinë time.

Nëse duart e mia nuk do të lëvizin dot, ahere që të gjithë ta dinë se shpatat dhe armët që mbart ulliri në breg të detit në të vërtetë i lëviz përsëri mendimi dhe vullneti im.

Se ky ulli i përjetshëm i Arbërisë jam vetë unë.

Seky ulli nuk mund të përzhitet nga asnjë zjarr qiellor.

Se ky ulli nuk mund të pritet nga asnjë sëpatë dhe gjëmë e tokës.

Se ky ulli është i Pavdekshëm.

Se nëse njerëzit janë të vdekshëm, ulliri që unë u trupëzova përfundimisht për të mbijetuar, është tërësisht i Pavdekshëm.

Se ky ulli jam unë.

Se ky ulli në Jetë të Jetëve por dhe në Vdekje të Vdekjeve do të jetë përherë unë.

Ky është Testamenti i Madh i Shekujve.

***

Gjergj Kastriot Skënderbeu ra në një gjumë të thellë.

Pikërisht nga ky gjumë i mbramë nuk u zgjua dot më.

Askush nuk pa se si mbi kryet e tij, mbi ballin e tij madhështor, mbi flokët dhe mjekrën e thinjur, mbi sytë e mbyllur përgjithmonë qëndronte vegimi femëror i një gruaje me një bukuri të jashtëzakonshme.

Kjo grua i kishte sytë plot lotë.

Dhe askush nuk e mori vesh asnjëherë se këta lotë ishin lotët e vetë Vdekjes të të Tmerrshmes, e Vdekjes së Llahtarshme, që qante gati me dënesë, me një shpirt të copëtuar dhe me një urtësi të madhe për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *