Ad
Dy gjëra të shpejta nga dje pasi lexova një interviste të Ramës –  Nga Edmond Bejtaj

Dy gjëra të shpejta nga dje pasi lexova një interviste të Ramës – Nga Edmond Bejtaj

Ad

Dy gjera te shpejta nga dje, ;

1. Lexova nje interviste te Rames ne vitin 94 si dhe disa komente qe e shoqeronin ate.
Mendoj se Rama qe shfaqet atje nuk eshte ai i verteti. Eshte pothuajse një student i Arteve, qe kerkon te rrëfehet rebel, antikonformist, dhe natyrisht ekscentrik.
Me kujtoi nje shokun tim te kohes se studentllëkut, sapo shkoi ne ate fakultet ndryshoi, bënte si i krisur, më hapte barkun kur e shikoja, se rrinte gjithmonë me nje tufë koqesh, gjysma tiranas, nje natë e mbertheva kur erdhi ne mense dhe po bërtiste – Kush ka latē !, – dhe po e bente si aktor kërkesen, me teatralitet, une e kisha mbushur barkun me nje pjate fasule te mbetura nga dreka dhe isha rehatuar, e thirra, erdhi, – Hë re vlla, ke latë ?. – Po ore, – Sa do ma japesh se vllai ka ngelur keq sot…, – Pa lekë, vetëm pri pak veshin, siç bëjnë artistët e mëdhenj, – Hë re tani mos bëj si legen.., – E mire, vetëm mos bëj si koqe, – hëngri fasulet, u kthye njeri normal.

2. Lexova intervisten e Sesilias
Sesilia me shastis sa here qe flet. Vjet gjate protestes se Teatrit, duke pasur parasysh Ramēn deklaroi – Ta rrezojme edhe kete siç rrezuam Enver Hoxhen dhe t’i bejme edhe këtij shurrën sic ja bëmë atij, – gjë qe më shtyti te shkruaja – Më lajmeroni kur të bëjë shurrën Sesilia se dua të jem aty në vend të bustit të rrezuar.
Tani, që t’i lemë karagjozllëqet,
Eshte e sigurt që Enver Hoxhën une e kam dashur më pak nga ç’e donte Sesilia dhe i jati i saj, por më duhet te them që ne shqiptarët atij i hëngrëm mutin.
Enver Hoxha, dmth komunizmi i tij, ra vetë, siç bie nje pemë e kalbur, se a nuk kish thene Ismaili që partia kish mbirë si nje rrap madheshtor ndanë rrugës ku shkonin shtrëngatat ?!
E, atij rrapit ju kalbën rrënjët se njerëzia ngelën pa bukë, omgj nuk kishte se nuk kish kush t’ja sillte, edhe ai ra kur i fryu ajo era qe kendonin Skorpionsat, edhe Sesilia i bëri shurrën pastaj.
Ja kaq.
Boll me metafora idiote per prerje kokash, se ne kokat vetëm i puthim.

Tung.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *