Ad
DTEJTËSIA/Ja se si do të jenë të organizuara institucionet e  reja të drejtësis shqiptare

DTEJTËSIA/Ja se si do të jenë të organizuara institucionet e reja të drejtësis shqiptare

Ad

Nga Edmond Petraj

#Këshilli i Lartë Gjyqësor
Përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të zgjidhen 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Gjashtë anëtarë do t’i përkasin radhëve të gjyqësorit dhe 5 të tjerë do të jenë juristë, të cilët do të zgjidhen me 3/5 e votave në Kuvend.

#Gjykata Kushtetuese
Do të ketë 9 anëtarë me mandat 9-vjeçar. Tre anëtarë zgjidhen nga presidenti, tre votohen në Kuvend me 3/5 e votave dhe 3 anëtarë të tjerë nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Lartë Administrative. Anëtarët e GJK vazhdojnë mandatin e tyre pas hyrjes në fuqi të ligjit.

#Gjykata e Lartë
Do të bëhet pjesë e pushtetit gjyqësor. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, sipas propozimeve të KLGJ. Anëtarët aktualë do të vazhdojnë të kryejnë detyrën sipas mandatit të mëparshëm.

#Gjykata e Lartë Administrative
Krijohet në datën 01.01.2020. Emërimet në Gjykatën e Lartë Administrative duhet të garantojnë përtëritjen e pjesshme të saj.

#Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Do të ketë 11 anëtarë, 6 nga korpusi i prokurorëve dhe 5 nga ai i juristëve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i propozon Kuvendit tre kandidatura për prokuror të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijohet brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

#Prokurori i Përgjithshëm
Prokurori i Përgjithshëm emërohet me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit mes 3 kandidaturave të propozuara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai emërohet brenda 2 muajsh pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe jo më larg se data e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë.

#Struktura Antikorrupsion
Ngrihet brenda 2 muajsh pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar përbëhet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Gjykata e Posaçme e Apelit, Zyra e Prokurorisë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë strukturë.

#Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Kryen verifikimin e kandidatëve jo-gjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

#Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë
Fillon funksionimin 3 muaj pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Është përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Përbëhet nga 5 anëtarë; 3 nga radhët e gjyqësorit dhe 2 nga radhët e prokurorisë.

#Tribunali Disiplinor i Drejtësisë
Vendos mbi masat disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarët e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *