Ad
DREJTUAR K.O.A.SH -KUJTESE- NUK HARROJME – Nga Lidhja e intelektualëve  Ortodoks

DREJTUAR K.O.A.SH -KUJTESE- NUK HARROJME – Nga Lidhja e intelektualëve Ortodoks

Ad

I Nderuar vellai yne orthodoks Melsen Rushe,
PROMEMORIA e Grupit Intelektual Orthodoks ka kerkuar nga KOASH qe te ngreje nje Komision per te vleresuar Kleriket shqiptare, midis te cileve eshte edhe Kryepeshkopi Kokoneshi- apo Kryepeshkopi Damian i cili ishte i fundit qe ndeji ne ate fron per gjashte muaj deri ne shkurt 1967 kur rregjimi i Enver Hoxhes shembi Kishat orthodokse dhe kultet e tjera fetare dhe e arrestoi ate. A nuk meriton ky njeri nje nderim?
KOASH nuk na eshte pergjigjur zyrtarisht por nepermjet disa klerikeve te KOASH per te shmangur Sugjerimet tona nepermjet PROMEMORIES, vazhdon te hedhe balte mbi Intelektualet Orthodokse te grupit tone madje dhe kujtdo qe kerkon apo sugjeron ne menyre te kulturuar nje reformim te KOASH nepermjet veneis ne piedestalin qe meritojne Korifejte e Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqiperise si 6 Kryepeshkopet e Shqiperise qe nga Kongresi i Pare ne Berat ne 1922 e deri me 1967, si dhe Vleresimin nepermjet shenjterimit te Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Angjelina Arianitit e cila ne Serbi respektohet si Shenjtore, por ne Shqiperi ne kalendarin Orthodoks eshte oshenare, si dhe te shume klerikeve shqiptare dhe intelektualeve shqiptare orthodokse qe dhane jeten apo punuan fort per nje Orthodoksi Autoqefale dhe per nje Shqiperi te lire. Shpresojme qe nepermjet Sensibilizimit te vazhdueshem, Komuniteti Orthodoks shqiptar te kuptojne se Grupi i Intelektualeve Orthodokse te Tiranes i propozon keto kerkesa me pasterti pa kerkuar asgje nga KOASH, Thjesht duam qe Komuniteti Ortyhodoks i Shqiperise te respektoje ne Kishe edhe Martiret e vet dhe jo vetem te te tjereve, njelloj sikunder kane bere edhe greket per vendin e tyre, serbewt per vendin e tyre, ruset per vendin e tyre, etj.
Me poshte jane 5 Kryepeshkopet e Shqiperise deri ne vitin e mbrapshte 1967:
Krypeshkopi Fan Noli 21/11/1923-1924;

Visarion Xhuvani 1924-1937;

Kristofor Kissi 1937-1948;

Pashko Vodica 1949-1966;

Damian Kokoneshi 1966-1967.

I PERJETSHEM KUJTIMI I TYRE

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *