Ad
Dokumenti, ja si po lejohet batërdia fiskale me mbledhjen e borxheve të “Veneto Banka”, asnjë masë nga Gent Sejko dhe institucionet

Dokumenti, ja si po lejohet batërdia fiskale me mbledhjen e borxheve të “Veneto Banka”, asnjë masë nga Gent Sejko dhe institucionet

Ad

Shteti shqiptar duket se është i pafuqishëm përballë kompanive italiane. Gazeta ka treguar detaje se si falimentimi i Veneto Banka ka shkaktuar mjaft dëme, por ende asnjë masë. Sot po tregojmë të tjera detaje duke e nisur me një pyetje: A paguan tatim-fitimi për mbledhjen e kredive të këqija të klientëve të Veneto Banka sh.a., Shoqëria Italiane e Mbledhjes së Borxheve të Këqija “SGA spa”? Bëhet fjalë për llogarinë rrjedhëse “jo rezident” për subjektin tregtar italian SGA spa i paregjistruar në Shqipëri, pranë Intesa Sanpaolo Bank. Gazeta ka siguruar një dokument të Ministrisë së Financave, e cila konfirmon se SGA nuk paguan asnjë detyrim te ne. Në adresë të MF ka shkuar një kërkesë ku kërkohet të dihet nëse kompania SGA u nënshtrohet detyrimeve tatimore. Në përgjigjen e saj MF shprehet: “Në rastin konkret, ekziston një marrëdhënie juridike ndërmjet personave fizik dhe juridik jopublik, e cila parashikon të drejta dhe detyrime reciproke. Veprimet e personit juridik jopublik në bazë të pretendimeve të parashtruara kanë cenuar të drejtat e personave fizik. Për këtë shkak, mosmarrëveshja ka natyrë të të drejtës private. Kërkesa për ndërhyrje për të hetuar veprimtarinë e shoqërisë “SGA s.p.a” nuk mund të realizohet pasi në bazë të pikave 4 dhe 8 të VKM nr.503, datë 13.09.2017, hetimet nga ana e Ministrisë së Financave dhe strukturave të saj kryhet vetëm për transaksionet publike dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve publike. Përsa më sipër, problematika del jashtë fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duke e bërë të pamundur ndërhyrjen ligjore për rastin në fjalë”, thuhet në letër. Por me këtë përgjigje shtohen dyshimet se po bëhet evazion fiskal. Kalimi i kredive nga SGA Pas vendimit të qeverisë italiane, “Veneto Banka” kaloi te “Intesa Sanpaolo”, ndërsa në lojë hyri SGA. Kjo kompani vendosi të marrë kreditë e këqija në administrim. Por nga shkresat që SGA dhe Tranzit u kanë dërguar qytetarëve, figuron se në mes është sërish Banka Intesa. Të gjithë klientët e klasifikuar me kredi të keqe, kanë marrë një shkresë ku ju kërkohet që brenda 10 ditëve të paguajnë detyrimet, ose ndryshe do u sekuestrohet prona. Atyre u është vënë në dispozicion një llogari bankare e SGA pranë “Intesa Sanpaolo Bank”. Por këtu lindin dhe pikëpyetjet. SGA nuk paguan asnjë tatim fitimi mbi paratë që merr nga klientët në Shqipëri. Të gjitha paratë kalojnë në llogari dhe transferohen në Itali. Por këtu anashkalohet dhe rregullorja e bankave. Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një rregullore, ku detajohen rastet se si një biznes hap një llogari bankare. Sipas rregullores që ka siguruar gazeta, nuk lejohet hapja e llogarisë për një Shoqëri Tregtare në Shqipëri pa QKR (QKB), Status Juridik, Vendim Gjykate, Akt Themelimi, Statut, Seli, Nr. Kontakti, etj. Por nga shkresa që u ka vajtur klientëve, u thuhet se duhet të paguajnë detyrimet te llogaria që ka SGA te “Intesa Sanpaolo”. Pra ngrihen dyshime se kemi evazion, pasi nëse ajo do ishte regjistruar sipas rregullave, do duhej të paguante detyrime fiskale. Së fundmi njësoj po vepron dhe “Intesa Sanpaolo Bank”, e cila i ka drejtuar klientët drejt Italisë. Ndërkohë ka shumë nga këta që nuk e kanë idenë fare se çfarë po ndodh me kolaterlate që ata kanë lënë. Nga ana tjetër, guvernatori Genc Sejko që duhet të vepronte nuk ka marrë asnjë masë. Të gjithë institucionet dhe kompanitë e përfshira në këtë mes kanë bërë çfarë të duan./Kliti

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *