Ad
Dje u nda nga jeta miku ynë, kirurgu Genci Peza

Dje u nda nga jeta miku ynë, kirurgu Genci Peza

Ad

Dje u nda nga jeta miku ynë, kirurgu Genci Peza. Dr. Genci ishte shtruar në një spital në Turqi, si pasojë e një infeksioni të rëndë, por nuk mundi t’ia dalë, duke lënë në pikëllim të thellë familjen dhe gjithë njerëzit që e kanë njohur nga afër, të cilët kanë parë te Genci njeriun e drejtë, të sinqertë, pa fjalë të tepërta e besnik deri në sakrifica në rrethin shoqëror e miqësor.
Ishte një kirurg i aftë, i specializuar në Itali, që u shërbente me përkushtim pacientëve të shtruar në spitalin e Kavajës, ku shërbeu deri në ditët e fundit të jetës.
Jo shumë ditë më parë postova një foto ku doktor Genci kishte dalë pranë shtratit të mikut tonë të përbashkët, Llukan Kola dhe na uronin gëzuar Vitin e Ri 2019.
QOFSH I PAHARRUAR, DOKTOR GENCI PEZA!
Ngushëllime familjes!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *