Ad
DITA BOTËRORE E KANCERIT – Përshëndetje të gjithëve shqiptarë kudo që jeni, unë jam LuljetaPërshëndetje të gjithëve shqiptarë kudo që jeni, unë jam Luljeta

DITA BOTËRORE E KANCERIT – Përshëndetje të gjithëve shqiptarë kudo që jeni, unë jam LuljetaPërshëndetje të gjithëve shqiptarë kudo që jeni, unë jam Luljeta

Ad

Përshëndetje të gjithëve shqiptarë kudo që jeni, unë jam Luljeta, jam nje femër shqiptare e sfiduar nga Zoti, nënë dhe femër që dua të ndihmoj të gjithe të varfërit dhe motivoj të sfiduarit. Mua Zoti me sfidoj me semundjen e kancerit, ishte e tmerrshme kur mora lajmin, me momentin me të dhimbshëm kur mendova që djalin kush do ma rriste sepse nëna çdo gjë e lidh me femijen, edhe jetën, por pastaj edhe për burrin e familjen të cilët i tmerrova. Historia është e dhimbshme sepse djali nuk mund të pranonte mamin e tij me flokë të gjate kacurrele dhe mamin pa flokë të cilës ia hodhi kemioterapia. Përveç që mundohesha të disponoj veten, pikë te dobet kisha djalin, gjithashtu burrin dhe familjen, duke luajtur rolin që asgje nuk është duke ndodhur me jeten time. E sfidova me humanizëm duke motivuar me Femrat në grupin e madh të FEMRAVE SHQIPTARE KUDO QË JANË, pastaj duke be grupin tim QASTE ARGETIMI ME LULEN sepse desha që Femrat vetem të lumtura ti shoh dhe fillova të loboj dhe ndertojme. Kendoja sepse muzikën e kam talent dhe pasion, gjithashtu edhe humorin me raste për të ndryshu atmosferën, por ndihmova shpirtërisht veten dhe Femrat. Loboja shpesh për të ndihmuar nevojtarët të cileve u kam ndertuar disa shtepi dhe do vazhdoj, por humanizmi me ndihmoj të shëroj veten dhe të ndihmoj të tjerët.
E mbaj mend kur vitin e kaluar nje femër që e do femrën me motivoi mua shumë me nje shkrim që me kishte kushtuar mua për motivin që ju jap grave profesoreshën Gjyla Çeliku, gjithashtu që e ben të njejtën dhe e përkrah çdo grua në grupin e FSHKQJ dhe Kudo Që I jepet mundesia, gjithashtu me emër dhe mbiemër me ka permend në TV21 dhe e faleminderoj. Ne duhet duke përkrahur njëra tjetrën, njeri tjetrin fitojme dhe sfidojme gjithçka.
Une e sfidova kancerin, ju të gjithe mundeni me dëshirë dhe vullnet, me dashuri dhe pozitivitet, me mirësi dhe lumturi! Dy vite e gjysëm u sfidova, por asnjëherë nuk u dorëzova, ndaj mos dorëzoheni edhe JU!
Falni dhe merrni pozitivitet, ikni nga negativja dhe e dhimbshmja, ndihmoni dhe duani njeriun sepse do sheroheni!
Ju don shumë LULJA
Lulja Luljeta

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *