Ad
Dinjiteti ! Sa larg nesh! Trajnim, seminar, mbi ankimin individual ne gjykaten kushtetuese

Dinjiteti ! Sa larg nesh! Trajnim, seminar, mbi ankimin individual ne gjykaten kushtetuese

Ad

Dinjiteti ! Sa larg nesh! Nga Entela Dvorani

Trajnim, seminar, mbi ankimin individual ne gjykaten kushtetuese me nje gjerman, bashkeautor me Arta Vorpsin kishim sot.

E ndersa autori i lektures trajnuese flet,ne mendime, pas 2 vjet mosfunksionimi te Gjykates Kushtetuese, me vjen çeshtja e emerimit te gjyqtareve ne kete gjykate : konflikti Parlament – President.

“Dinjiteti , dinjiteti njerezor “- perserit autori gjerman ne diskutimin e librit te tij .

Ai vijon te pershkruaje rastet se si Gjermania u rringrit nga lufta ,e nazizmit kunder Botes.

Une mendoj po njelloj jemi , pas termetit , kerkojme te ringrihemi , te rilindim, te marrim fryme lirisht, o Zot, si njerez , me nje strehe , per familjen , me pak pune , ne vendin tone, pa emigruar dyerve te Evropes.

Autori tregon rastin e nje mesuese qe kerkon ne nje shkolle gjermane te manifestoje besimin e saj duke u mbuluar si myslymane. Shkolla e perjashton nga mesimdhenia dhe ajo nis te kerkoje te drejten e saj te shprehjes se besimit, edhe te drejten e punes ne Gjykaten Kushtetuese.

LIRIA E INDIVIDIT PERBALLE LIGJIT.

Ne kete çast me kujtohet deshira ime per te mbajtur nje jake te bardhe mbi perparesen e zeze ne shkollen e mesme , te cilen mesuese Lida (e rusishtes ) ngaqe ish e punuar me grep dhe e madhe nuk m’a lejoji , si njohese e gjuhes se huaj ajo shihte shfaqe te huaja ne pamjen time dhe per kete me ka vene 4 – en e pare.
Une atehere i bera edhe Albines shoqes se banges nje jake perpareseje si imja .Ajo e vuri nje dite , vetem nje dhe te nesermen e hoqi se zysh rusishtja i vuri 4.
Ishin shenja mikroborgjezi, “si anglezet dikur “- n’a tha zysha.

Nisa te tregoj kete rast ne seminarin e sotem dhe sapo permenda fjalet : -” n’a ndalohej mbajtja e jakes se madhe , te bardhe mbi perparese”
nje avokate afer tha :” – Kam pershtypjen se kjo genjen , nuk ndalohej kjo gje”
avokati ne krah te saj vijoi :”genjen , genjen ”
emrat e tyre s’po i permend .
Ne fakt te dy i njof mire , jane te dy genjeshtare, po sa genjeshtare ?!
Sa duhet te jesh teveqel qe pas 4 a 5 vendimeve te te njejtes lloj padie te humbura neper shkallet gjyqesore ata vijojne te terheqin per hunde kliente te ngjashem si vetja , ne dyert e gjyqeve pa fund, ne humbje te njepasnjeshme , me portretet e tyre te vrerosur , ku pas 23 vjet te punes time , nese mbyll syte, nuk gjej ne imagjinaten time , nje buzeqeshje ne portretin e tyre.Aq vrer u ka pamja !
Nderkaq edhe pse degjoj keto fjale prej tyre thene mbyturazi ndersa une po flisja, vazhdoj te tregoj perballe gjyqtarit /autori i librit qe po n’a trajnon, rastin tim te konfliktit me mesuesen e shkolles se mesme :…
“Atehere mesuesja pasi me vuri 4 ,me detyroi te shkoj ne Keshillin Pedagogjik ku te shprehja mbrojtjen time, si dhe arsyet e kundershtimit.
Por une lexoja ne biblioteken e qytetit shume ne ate kohe.Shkova mbasdite dhe mora nje liber 300 faqe pedagogjik . E lexova gjate asaj nate ne menyre te reduktuar sigurisht .I kujtoj edhe germat e librit ende sot !
Ne mengjesin e te nesermes nuk argumentoj mbi arsyet e jakes se bardhe te punuar se s’kisha gje tjeter veç pelqimit dhe nje pune te bere nga vetja por, vijoj me sulm kunder mesueses .
Jaka ime nuk ka ç’disipline ne shkolle te shkelë, 4-a qe mesuesja me vuri nuk perkon me pergatitjen time ne mesim, une me jaken e bardhe nuk terheq vemendjen e nxenesit ne krahun tim ne oren e mesimit, nderkohe qe mesuesja duhet te mos lyeje buzet me buzekuq te theksuar se ne jetojme adoleshencen dhe djemte e klases ajo i josh !”
U mblodh keshilli pedagogjik dhe i nxenesve.
Mesuesja u ndrrua dhe mua me caktuan ne grup profesor Dhimosteni qe me vuri vetem 10-a derisa ajo 4 ne fund u be 9 .
Nxenesit nisen te diskutonin mbi mbajtjen e flokeve pak me te gjate , jo si te qethurit ne burg apo ushtar .Kete diskutim mbi floket e kishte nje djale nga klasa paralele por, qe prej ketij shkaku me pelqeu dhe 10 vjet me vone une u martova me te dhe linda vajzen.Nga dikush u diskutua ,se shkelte sandalet duke i perdorur si shapka dhe une e mbrojta duke thene : ” per te shpenzon familjen e vet , se kur t’i duhen sandalet ,te shkoje me shapka ne dasem ”
I kujtoj te qeshurat e nxenesve , brohoritjet atehere per lirine e veshjes, qe prej ketij shkaku u thirra ” avokat mbrojtes” nga nje mesues i vjeter dhe ne fakt u zgjodha edhe sekretare rinie e shkolles, edhe anetare e pare e keshilles pedagogjike qe doli per here te pare si model ku nxenesit merrnin pjese ne keshillen pedagogjike. ( E shkrova kete rast te detajuar ne FB, sepse une kam friend-s shoqe klase te asaj kohe qe e kujtojne .Veç familjes time qe dyshonin nese do fitoja ndonje te drejte studimi pas kesaj ngjarjes se jakes , kam braktisur 1 jave shkollen dhe s’doja t’ia dij per lutjet e drejtorit ) .
Ashtu si lexoja gazeten ” Zeri i Popullit” ne klase çdo mengjes , apo bertisja “1, 2 ,majtas 3 , kthehu djathtas 4, para marsh , majtas 1 , ne vendnumero ” per ushtrimet e fiskultures sa arrinim me vrap ne shkolle ku edhe buka n’a ngecte ne fyt, pas disiplines , argetimit dhe pjesemarrjes neper olimpjada apo aktivitete letrare -artistike , e doja pak liri ne veshje !

Me kujtohet ajo kohe , kur mesuesja me ligjin e saj mbi Etiken ne veshje me cenonte lirine time , deshiren per t’u dukur pak me bukur , per t’u ndjere pak me mire , ne kohe skamnore , sot perseri nga autori gjerman i Gjykates Kushtetuese lektor ne seminarin tone.
Nuk e di ku mesuesja ime shkoi atehere .Nuk e pashe asnjehere me .
Profesor Ilua kur erdhi ne vend te saj ishte shoku yne ! Jo mesues vetem mesues . Madje u be shkak, qe me shokun e tij ,pas perfundimit te shkolles ,shoqja ime ,ajo qe veshi jaken e bardhe, u martua dhe lindi dy vajza.

Njelloj si mesuesja qe tregon Autori /gjyqtari gjerman qe n’a trajnon ne sot ne seminar i cili me pyet :” Pse mendon keshtu ?”
Si do thoni ju ?
Une sot nuk do doja qe te kisha çliruar nxenesit nga veshja e percaktuar ne shkolle !

Pas 30 vjetesh me vjen keq per mesuesen time

Ndoshta jam kthyer ne konservatore , si brezat kur plaken.Xhinset e grisura te nxenesve ,
barkun jashte , unazat ne hunde , cigaret ne duart e adoleshenteve, nuk do t’i toleroja ne shkolle !

Autori gjyqtar gjerman flet ne trajnim dhe thote :” vendimi i gjykates synon te arsyetoje argumentin per gjyqhumbesin, ”
“ne krijuam kushtetuten te paren dhe e respektuam ate” ,
” nese pyesni sot popullin gjerman ku ka besim , ata do te thone te Gjykata Kushtetuese eshte e para dhe ne fund jane politikanet ”
” Gjykata Kushtetuese e merr ankimin individual dhe e shqyrton nen hierarkine e ligjeve kushtetues : – A i eshte cenuar liria individit , a eshte cenuar paqja me veprimin e mesueses qe ka manifestuar ne veshje besimin fetar , a ka ankese nga nxenesit dhe prindert e tyre per mesuesen e mbuluar ? ….”

Derisa vendoset ka te drejte apo jo brenda nje afati te arsyeshem gjykimi 1 vjeçar …. ”

Dhe sistemi german rrit kendveshtrimin tolerant ,nderkohe amullia mendore te ne , me kthen mua ne poziten e mesueses time qe kerkon njelloj pamjen e nxenesve ne klase.

Sepse kjo eshte shoqeria jone.
Ne nuk degjojme dot njeri- tjetrin deri ne fund kur flasim .As i sitim mendimet.
Ne kemi nje urrejtje te çastit ,akumuluar nga nje humbje dhe nisim te shperdredhim realitetin e tjetrit.
E etiketojme :” genjeshtar ” dhe me kete etikete genjejme gjithe genjeshtaret rrotull nesh derisa gjithe popullata kthehetne genjeshtare , shpifese , e pacipe dhe besimi merr fund.

Ja pra e bera publik rastin ,qe nxenesit e klases time e kujtojne dhe nuk kam arsye te genjej.

Po sa rende eshte semurur shoqeria jone.

Besimi ka humbur kudo .
” Kujt avokati apo ndermjetesi do t’ja jepnit çeshtjen tuaj ? – n’a pyeti mes tryezes se punes nje koleg avokat joni ne Tirane – ” te kush keni besim , ti besoni zgjidhjen ”
BESIMI !
Ai qe do bente bashke Parlamentin dhe Presidentin ne tryeze diskutimi mbi emerimet e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese !
Si do munden shqiptaret te pranojne ligjet nga deputetet qe paguhen me taksat e tyre dhe nuk dine te flasin shqip ne Parlament !
Si te ndertoje besimin nje parti kundrejt asaj ne pozite qe as donatoret e ndihmave kunder termetit nuk besojne , qe te ulet ne tryezen e bashkepunimit !

Po kush e shuan ne zemer zemerimin tim nga fjalia mbyturazi e thene nga ” kolegia ime ne profesion” po e pa ngjashme ne vlera me mua ?
Qe une neser te mund t’i them miremengjes asaj , atij , a ta uroj per ndonje feste a ngushellim ne dhimbje si kolege pune !

Si ringriti besimin “nazizmi i dikurshem i etiketuar, gjermani i dikurshem ” ne Evrope kur sot Gjermania eshte shtet i lakmueshem per pune.

PUNE !
KJO ESHTE FJALA KYÇ.
PUNE ME BESIMIN .
PUNE ME DINJITETIN.
DINJITET I MBROJTUR ME LIGJ.
LIGJE TE SHKRUARA NGA NJEREZ ME DINJITET TE INTEGRUAR .

Falenderim autorit gjerman JAN BERGMANN
Faleminderit kujdo qe me nje etiketim mbi vleren personale kerkoi njehesim dhe tjetersim te dhimbjes, preku ndjeshem integritetin bazik ku qendron vetvetja ne berthame, cipa e te ciles u prek dhe ndjesia e ligesht , e papranueshme , i çoi mendjes kete nevoje arsyetuese, duke gjetur zgjidhje per veten dhe per te gjithe ata qe e ndjejne njelloj plagen e kesaj shoqerie qe i eshte shperfillur besimi !

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *