Ad
Dietat ushqimore më të këqija se duhani, vrasin një në pesë vetë

Dietat ushqimore më të këqija se duhani, vrasin një në pesë vetë

Ad

Ushqimi po çon para kohe në varr plot 11 milionë vetë, thotë një studim i revistës me shumë ndikim “The Lancet”. Analiza e kujdesshme e saj tregon se dieta jonë e përditshme është një vrasëse më e madhe sesa duhani, e se fajësohet për një në 5 vdekje anembanë globit.

Kripa, qoftë në bukë, salcën e sojës apo mishin e përpunuar, rezulton ajo që ka shkurtuar më shumë jetë.

Hartuesit këmbëngulin se ky studim nuk ka të bëjë me obezitetin, por me cilësinë e ulët të dietave ushqimore, që dëmtojnë zemrën dhe shkaktojnë tumor.

Pas kripës, përgjegjës për 3 milionë vdekje vjen konsumi i pakët i drithërave integrale, konsumi i ulët i frutave dhe në fund fakti që njerëzit nuk hanë sa duhet perime, arra, fibra dhe nuk marrin Omega 3 nga ushqimet e detit.

Nga 11 milionë vdekjet e lidhura me ushqimin, 10 mln ishin pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kjo shpjegon përse kripa është problemi kryesor.

Vendet mesdhetare, sidomos Franca e Spanja, si dhe Izraeli, kanë numrin më të vogël të vdekjeve të tilla në botë, ndërsa në kahun tjetër të spektrit qëndrojnë shtetet e Azisë Juglindore, Jugore e Qendrore.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *