Ad
Diego Velasquez, Tualeti i Venusit, 1748-51, Galeria Kombetare, Londer

Diego Velasquez, Tualeti i Venusit, 1748-51, Galeria Kombetare, Londer

Ad

Diego Velasquez, Tualeti i Venusit, 1748-51, Galeria Kombetare, Londer. Diego Velasquez, 1599-1660, njihet si piktori spanjoll me i rendesishem i shekullit te XVII. Ai ka qene i ndikuar nga Caravaggio, Rubens dhe Ticiani dhe eshte i njohur per shumellojshmerine e shkelqyer te penelatave te tij, kontrastet e drites dhe te erresires, ngjarshmeria dhe karakterizimi i modeleve te tij, dhe finesa harmonike e ngjyres. Ai ka lene nje koleksion veprash te vogla por me shume influence, kryesisht portrete dhe piktura historike, me tema fetare dhe mitologjike. Penelatat e tij virtuoze ishin frymezim per impresionistet francez te shekullit te XIX, vecanerisht per Edouard Manet. Si piktori i oborrit te Filipit te IV, Velasquez ka pikturuar portretet te panumerta te mbretit dhe te familjes se tij. Tualeti i Venusit, gjithashtu e njohur si ‘Rokeby Venus’ pas Hollit Rokeby ne Yorkshire ku ajo ka qene e varur ne shekullin e XIX dhe eshte e vetmja nudo femerore qe ka mbijetuar nga pikturat e Velasquez-it. Per arsye fetare kjo nudo femerore eshte perfaqesuar rralle nga artistet spanjoll. Kompozimi permban dy tema te mirenjohura ne artin venecian te Rilindjes: Venusin e shtrire, dhe Venusi ne pasqyre me Kupidin. Velasquez do kete pare shembuj te ketyre subjekteve ne koleksionin e Filipit te IV, dhe gjate dy vizitave te tij ne Itali nga artistet Giorgione, Rubens dhe Ticiani. Megjithese kuptimi i sakte i piktures mbetet i paqarte, nje teme kryesore e piktures eshte reflektimi. Venusi reflekton mbi bukurine e saj, e cila vet reflektohet ne pasqyre. Venusi eshte ne gjendje qe te shikoje reflektimin tone ne pasqyren e saj. Rrjedhimisht ajo mund te reflektoje gjithashtu efektin e bukurise se saj tek ne. Ne vitin 1914 kjo pikture u sulmua dhe u demtua rende nga gruaja qe kerkonte te drejten e votes Mary Richardson me hanxhar mishi qe ajo e kishte futur fshehurazi ne galeri. Shume shpejt vepra u restaurua dhe u ekspozua serish. – Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *