Ad
Detaje nga THESARI i zbuluar në Tropojë, ja shifrat marramendëse të fitimeve

Detaje nga THESARI i zbuluar në Tropojë, ja shifrat marramendëse të fitimeve

Ad

Detaje nga THESARI i zbuluar në Tropojë, ja shifrat marramendëse të fitimeve (FOTOT)
Foto nga vendi i zbulimit

Disa ditë më parë u raportua se në Zogaj të Tropojës u zbulua një masiv kromi, ndër më të mëdhenjtë në botë.

Ai mendohet se do t’i sigurojë shtetit miliarda të ardhura. Këtë e bëri të ditur miliarderi shqiptar nga Tropoja që jeton në New York, Sahit Muja, i cili është i njohur për biznesin e mineraleve. Sakaq, sot, ai jep informacion shtesë lidhur me këtë rezervë gjigante duke bërë edhe përllogaritjet e sasisë së kromit në dollarë.

Ndërsa ndan edhe fotot nga vendi i zbulimit, Muja thote se po punohet e investohet intensivisht për ta përgatitur për shfrytëzim këtë trup gjigant që do i shërbejë mirëqenies së popullit shiptar.

E PLOTË nga Sahit Muja:

Informacioni per rezerven gjigante te mineralit te kromit ne minjeren tone ne Tropoje.

Eshte shume i sakte lajmi qe u transmetua kto dite per kapjen e nje nder rezervave me te medha te kromit ne bote. Pas shume viteve pune dhe investimeve ne minjere u arrit te kapet nje masive i madh kromi cilesore. Ne kte minjere shteti Shqiptare ka pase zbuluar 1 miljin ton. Ky trup gjigant me trashesi dhe cilesi eshte nje nder 3 trupat me te medhenj te kromit te vertetuar nga minjerat ne bote. Pas shume vizitave studimi te inxhinjerve me te mire te botes eshte konfirmuar kijo rezerve e pa shoq nga cilesia dhe sasia. Gjate 8 viteve eshte investuar shume ne hapjen e minjeres, hekurudhe nentoksore, elektrifikim,ajrim jane bere shume e shume tunele horizontale e vertikale per te bere te mundur zbulimin. Tashme çdo gje eshte vertetuar dhe trupi gjigant shihet me sy. Po punohet dhe investohet intensivisht per ta pergatitur per shfrytezim. Bazuar nga perllogaritjet e shkenctarve me te mire ne planet rezerva ne kte minjere i kalon 500 miljon ton.

Momentalisht kijo risorse kombetare eshte nder asetet me te vlershme minerale ne bote. Nje ton krom kushton $300 dollare. Po te kthehet ne ferrokrom shume cilesore me karbon te ulet çmimi shkon $ 7000 toni. Ky thesare i çmuar eshte dhe do jete ne sherbim te mirqenjes se popullit Shqiptare. Shqiperia ka nje ligj te perkryer per sa i perket mineraleve dhe se shteti ka fitime kolosale nga biznesi mineral. Shteti merre nga biznesi mineral ne te gjitha anet.

Tatimi mbi fitimin, renta minerale, tvsh ne te gjitha produktet qe perdoren ne minjera, taksa doganore ne mjetet per minjera, tatime ne rroga te puntorve, qira per portet ,tokat, elektrikun dhe shume e shume obligime tjera. Shqiperia do te perfitoje me qindra vite qe vine nga ky mineral i çmuar qe eshte shtylla kurrizore e industris botrore. Kromi edhte i pa zevendesushem dhe shume i rendesishem. Vizioni yne ka qene dhe do mbetet perhere te ndjekim rrugen e Zotit e te punojme ne interes te Kombit Shqiptare. Ne si shetas Amerikan u kthyem per te investuar ne token Nane. Punuam shume u munduam me mish e me shpirte ti ndihmojme e punsojme vellezrit tane ne kto zona. Ndihmuam e ndihmojme jetime e te varfer. Sollem djersen tone e ndame me te tjeret. Nuk morem as do te marrim as nje para nga Shqiperia po te gjitha fitimet i investuam e do ti investojme ne trojet Shqiptare. Zoti i madhe e kishte bere kte thesare per Shqiptaret e ne ndjejme nje obligim te jashtezakonshem per tu perkujdesur e zhvilluar kte aset ne sherbim te pupullit tone te shume vuajtur. Ne do te zhvillojme minjeren, do te ndertojme fabrika pasurimi e shkrirje, do te perkushtohem me te gjitha forcat per te perdorur kte aset per kombin Shqiptare. Zoti i bekofte e bashkofte trojet Shqiptare, Zoti e bashkofte kombin Shqiptare.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *