Ad
Dëmet nga tërmeti/Franca dhe  Gjermania:  BE do të ndihmojë Shqipërinë pritet plan marshall

Dëmet nga tërmeti/Franca dhe Gjermania: BE do të ndihmojë Shqipërinë pritet plan marshall

Ad

Por gjasat ndoshta janë që shtetet e mëdha të vendosin përfundimisht një plan marshall rajonal sidomos për shqipërin.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Gjatë një konference për mediat, ambasadori i BE u shpreh se tashmë duhet bërë një vlerësim pas shkatërrimeve, ndërsa shtoi se “dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”.

Soreca ka deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur shumë specialist nga Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Holanda etj

“BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Solidaritet është treguar nga miqtë tanë europianë. Shqiptarët janë një popull i fortë, do të qëndrojmë me ju. Janë me mijëra njerëz që nuk po munden të kthehen në shtëpi. BE dhe vendet anëtare kanë ofruara asistencë, sepse Shqipëria nuk është vetëm afër gjeografisht, por edhe afër zemrave tona. Shumë specialist kanë ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Holanda etj. Dje kam vizituar vetë Durrësin, sidomos shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme, të gjitha shqetësimet do adresohen, po punojmë më autoritetet lokale për të bërë më të mirën. Falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë situatë të vështirë. Procesi fillon që të enjten nga zyra e BE, pra nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve. Solidariteti është në zemër të BE-së, ne qëndrojmë përkrah Shqipërisë, kemi dëshmuar miqësinë me popullin shqiptar”, tha Soreca

Por gjasat ndoshta janë që shtetet e mëdha të vendosin përfundimisht një plan marshall rajonal sidomos për shqipërin.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *