Ad
Çlirim Gjata i është përgjigjur reagimit të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla

Çlirim Gjata i është përgjigjur reagimit të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla

Ad

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata i është përgjigjur reagimit të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili fliste këtë mëngjes për një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme me PD, te cilen sipas tij, e “ka konfirmuar’ kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjata thotë se për zgjedhjet ka ditë që flasin “më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve”.

“Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasojë e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja mënyrë për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!”, shkruan Gjata.

Reagimi i plotë

Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet.

Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi.

Reforma elektorale është një hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.

Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasojë e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja mënyrë për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *