Ad
Çfarë janë fantazmat dhe a janë të vërteta ato!!

Çfarë janë fantazmat dhe a janë të vërteta ato!!

Ad

Kur vjen puna te fantazmat asnjëherë nuk mund të flasim me siguri.

Dikush mund të na e ketë mbushur kokën plot e përplot me histori të frikshme, dikujt i ka ndodhur diçka e çuditshme dhe e ka fjetur mendjen që fantazmat ekzistojnë e ndërkohë ca të tjerë janë të sigurtë se asgjë nga këto s’është e vërtetë.

Cfare jane fantazmat?
Mendohet qe jane te vdekur qe kane ngelur midis dy jeteve; asaj ekzistuese dhe jetes se pertejshme. Per arsye kryesisht traumave qe kane patur ne jeten e tyre kur ishin gjalle ata kane dale nga trupi i tyre, kane ngecur ne mes dy jeteve dhe kane nevoje te lirohen. Ata nuk e dine qe kane vdekur. Ka shpirtra te mire dhe agresive.

Dikur një grua tregonte nje here qe gjyshja e saj i kishte gjetur tre femijet e saj te vdekur ne mes te dhomes, qe qendronin ne ajer dhe me nje shenj ne qafe sikur te ishte ndonje shterngim nga dy duar. Ajo e shkreta grua pas kesaj fatkeqesie, nje vdekje e cuditshme, shkon te nje hoxhe me emer ne ate kohe dhe ai i thote qe ishte shpirti i nje njeriu te keq qe jetonte te ajo shtepi dhe se ajo do mund te shpetonte prej tij vetem nqs do largohej nga ajo shtepi e pastaj i sugjeroj edhe disa rite fetare qe mua nuk po me kujtohen. Ajo gruaja u largua nga ajo shtepi , u instalua diku tjeter dhe beri femije te tjere dhe qe i jetuan.
Ketu ne shtetin ku jam une, mendohet qe nje qyteze e tere te jete zbrazur. Ka ngelur e pabanueshme sepse posedohet nga shpirtrat, fantazmat. E cuditshme apo jo?

Hoteli Decebal, Rumani

Në vitin 2008 gjatë rikonstruktimit të hotelit në fjalë u bë kjo fotografi. Asokohe nisi të përflitej kudo se përgjatë godinës shëtiste shpirti i një gruaje.

Fantazma e Freddy Jackson

E shkrepur në 1919- ë n në foto shihet fantazma e një piloti të vdekur. Pasi pilotët e tjerë panë foton vunë re praninë e Jackson- it, i cili ishte vrarë dy ditë para se të bëhej fotoja.

Shpirti i një lordi

Fotoja është bërë në librarinë Combermere Abbey më 1891- in, tek e cila vihet re një burrë transparent i ulur në karrige. Ai është identifikuar si lord Combermere, funerali i të cilit ishte duke u zhvilluar disa milje larg vendit kur u bë asokohe fotografia.

Zonja Brown

Më 1936- ën, në Raynham Hall të Anglisë u shkrep një ndër fotot më të shumëpërfoluara rreth ekzistencës së fantazmave. Disa thanë se ishte thjesht një lojë dritash, e të tjerë e morën si gur prove se po, fantazmat ekzistojnë!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *