Ad
Çështja “Pronë”, mbetet një problem i pazgjidhur dhe gangrenë për shoqërinë shqiptare, përgjatë gati 30 vjetësh ndërrim sistemesh

Çështja “Pronë”, mbetet një problem i pazgjidhur dhe gangrenë për shoqërinë shqiptare, përgjatë gati 30 vjetësh ndërrim sistemesh

Ad

Çështja “Pronë”, mbetet një problem i pazgjidhur dhe gangrenë për shoqërinë shqiptare, përgjatë gati 30 vjetësh ndërrim sistemesh.

“Të sekuestrohen pronat e banditit të grabitjes së aeroportit”, është lajmi më i klikuar këto ditë nëpër gazetat shqiptare.
Shqipëria historikisht ka qenë e penalizuar nga “Çështja Pronë”, duke filluar epokash të ndryshme me: konfiskime, kolektivizime, shtetëzime, sekuestrime apo gllabërime, me zaptime tokash pa kriter moral e ligjor.
Sa pronarë legjitimë tokash – “zotërinj të lindur”- janë me vite të lënë pezull gjyqeve apo janë dorëzuar tashmë e nuk shpresojnë më që të marrin mbrapsht çka u është rrëmbyer, copëtuar e përvetësuar padrejtësisht.

Bën më tepër bujë fakti i “sekuestrimit të pronave” të një farë kategorie personash sot, “zengjinëve të rinj”, që termin “Pronë” s’ua ka pas përmbajtur ndonjëherë fjalori në trungun e tyre gjenealogjik, madje koncepti “pronë”, për ta ka qenë diçka abstrakte.

E në fakt, çështja “Pronë”, vlera e saj përkatëse për secilin – se relativisht tahmaja e ambicja ndryshojnë nga rasti në rast – dhe mënyrat e përfitimit të asaj prone, përbëjnë përkufizimin e qartë të profilit të “zengjinit të ri” shqiptar.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *