Ad
CEO i Goldman Sachs ndan një këshillë të vlefshme për të gjithë të rinjtë

CEO i Goldman Sachs ndan një këshillë të vlefshme për të gjithë të rinjtë

Ad

Që nga viti 2016, rreth 70% e punonjësve të Goldman Sachs janë të rinj. Dhe sipas CEOs së Goldman, David Solomon, ata janë “pafundësisht të talentuar” dhe “pafundësisht të motivuar”.

Solomoni në një Podcast të JJ Redick ndau këshillat e karrierës që ai u jep më së shumti të rinjve.

Ju i keni këto qëllime, këto ambicie dhe do të jetë e vështirë, do të ketë luftë, do të ketë ulje dhe ngritje,” tha Solomon. “Por nuk duhet t’i keni të gjitha përgjigjet menjëherë, nuk duhet të arrini menjëherë në vijën e finishit, nuk duhet të dini se çfarë do të ndodhë menjëherë.”

Solomon nuk është personi i vetëm i suksesshëm që ndan këtë këshillë. Në vend që të merrni një seri të parashikueshme hapash nga diplomimi deri në pension, profesionistët e sotëm po bëjnë lëvizje dhe hedhje të papritura.

Si Libby Leffler, zëvendës presidente në kompaninë e financave personale SoFi (ajo ka punuar me Sandberg në Google dhe në Facebook) më parë ka thënë për BusinessInsider: “Ndonjëherë ju do të merrni një pozicion që ndoshta nuk jeni në nivelin e duhur, por aty do të mund të mësoni aftësi të reja, do të mund të rriteni dhe t’i shfrytëzoni më pas këto aftësi të reja që keni mësuar.”

Solomon nuk kishte saktësisht një karrierë të paparashikueshme. Por në disa mënyra ishte e pazakontë, si për shembull ai nuk e filloi karrierën e tij në Goldman Sachs dhe u punësua si një partner pasi u rrit në radhët e Bear Stearns.

Sa i përket këshillave të Solomon, atij i pëlqen t’iu tregojë të rinjve ambiciozë për rrugëtimin në karrierë, “Nuk duhet të dini se ku do të shkojnë gjërat. Vetëm jetoni dhe përpiquni ta shijoni atë sa më shumë që të mundeni”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *