Ad
Caspar David Friedrich, udhetari permbi detin me mjegull

Caspar David Friedrich, udhetari permbi detin me mjegull

Ad

Caspar David Friedrich, udhetari permbi detin me mjegull, 1818, Hamburger Kunsthalle, Hamburg. Caspar David Friedrich, 1774-1840, ka qene nje nga figurat udheheqese te Levizjes Romantike Gjermane. Peisazhet e tij te medha, misterioze dhe atmosferike dhe peisazhet detare, shfaq pafuqine njerezore perkundrejt forcave te natyres dhe ai ka bere shume per te ngulitur idene e Sublimes si nje shqetesim kryesor i Romanticizmit. Ai i refuzoi rregullat pergjithesuese te Klasicizmit ne favor te theksimit te imagjinates individuale ndaj natyres, shprehjen e emocionit dhe nje perqasje thellesisht subjektive ndaj se bukures. Ai e inkurajonte shikuesin qe te pranonte forcen e mrekullueshme te natyres, si evidence te shpirtit hyjnor. Stili i tij individual i gershtuar me vezhgimin e tij te mprehte, pamjen melankolike dhe aftesite e pikturimit se bashku ne kompozim dhe ne perdorimin me saktesi te ngjyres, e lejuan ate qe te krijonte piktura me evokacion unik. Paraqitja nga ana e tij e formave te drites, dukshem ngritja e diellit dhe drita e henes ka qene e jashtezakonshme, sic ka qene edhe aftesia e tij per te paraqitur nje palevizshmeri dhe vetmi absolute te pyllit. Megjithese bazuar ne studimet e natyres, shumica e pikturave te tij jane kompozuar ne studion e tij, ku ai varej nga soditja e e thelle per te ringjallur imazhet per telajot e tij. Per te dramatizuar pikturat e tij ai ka perdorur shpesh Ruckenfigur – nje person me kurriz, i cili sodit pamjen. Pothujase te gjitha pikturat e tij permbajne motive dhe simbole, tipikisht ne lidhje me jeten, vdekjen dhe perkohshmerine e njeriut. Udhetari i famshem i Friedrich-it, permban shembujt e parimeve te estetikes se peisazheve romantike, duke treguar nje figure te vetmuar duke u perballur me natyren me nje nderim te mrekulluar. Figura qendron duke soditur dhe ne vetreflektim, i mesmerizuar nga mjegullnaja e mjegulles se detit sikur te ishte nje pervoje fetare dhe shpirterore. Ne shikojme me syte e tij, ku kendi i vizionit harmonizohet me vet nivelin tone ne hapesiren e piktures. – Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *