Ad
Bypass i Fierit hapet deri me 30 qershor! Balluku: Mjetet do të nisin qarkullimin para sezonit turistik

Bypass i Fierit hapet deri me 30 qershor! Balluku: Mjetet do të nisin qarkullimin para sezonit turistik

Ad

Një korsi e Bypass-it të Fierit do të jetë e aksesueshme nga automjetet përpara nisjes së sezonit turistik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve, sëbashku me drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato.

Është e rëndësishme, që ne t’i qëndrojmë premtimit që kemi bërë. Deri në 30 qershor kjo rrugë të jetë e hapur për mjetet e tonazhit të lehtë, pra që janë autobusët dhe automjetet e vogla. Nuk do jetë e hapur për kamionët dhe në 30 qershor premtimi do të mbahet”, u shpreh ministrja Balluku.

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, bëri të ditur se punimet janë duke vijuar sipas grafikut të miratuar nga ARRSH dhe se çdo ditë ky institucion monitoron ecurinë e tyre.

Aktualisht kompania po punon nën grafikun e miratuar nga ARRSH dhe jemi duke monitoruar çdo ditë punimet e kryera nga kontraktori”, u shpreh Qato.

240 punonjës, janë angazhuar nga kompania për përfundimin në kohë të punimeve ndërsa ato vijojnë edhe gjatë natës. Aktualisht po punohet për ndërtimin e tri urave, asaj të Hoxharës, Semanit dhe Pojanit, në dy prej të cilave pritet që brenda muajit prill të vendosen strukturat metalike.

Në 10 prill do të hedhim konstruksionin metalik të urës së Semanit dhe në datën 22 prill, sipas grafikut të miratuar edhe nga supervizori, do të hedhim urën e Hoxharës. Janë ura të prodhuara në Itali, të ardhura, aktualisht janë gjendje stoku në kantier, dhe po montohen trarët në tokë fillimisht”, u shpreh inxhinieri i kompanisë që po kryen punimet.

Ndërtimi i By Pass-it të Fierit shkurton ndjeshëm distancën mes jugut të vendit dhe kryeqytetit. Hapja e një prej korsive do të bëjë të mundur shmangien e trafikut që krijohej gjatë sezonit turistik në segmentin që kalon përmes unazës së qytetit të Fierit.

Projekti i referohet ndertimit te nje bypass-i rrugor te te tipit autostrade interurbane midis qytetit te Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatesi afersisht 22 km, me vlere prej 60 milion Euro financuar nga BERZH dhe BEI. Bypass-i i Fierit eshte pjese e nje korridorit te rendesishem per, nga Veriu ne Jug ( nga Lushnje ne Vlore), per te cilin disa sektore jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper.
Aksi rrugor do te kaloje ne perendim te Fierit, midis qytetit dhe vijes se bregut, duke perfshire ne pjesen me te madhe nje fushe qe kultivohet e vaditet ne menyre intensive. Ai pershkon Lumin e Semanit, nje rrjedhje e rendesishme uji, i cili bashkohet me lumin Gjanica dhe nje numer te madh kanalesh vaditjeje dhe kullimi sikurse edhe me shume struktura te vogla hidraulike dhe kullimi.
Aksi rrugor eshte shume i rendesishem per zhvillimin e Shqiperise jugore, per zhvillimin industrial dhe te turizmit, dhe ka nje impakt te rendesishme ne bujqesi, meqenese Fieri eshte rajoni me rendesishem i prodhimit bujqesor ne vend.
Aksi rrugor i meparshem, qe kalonte prane vendndodhjes se trashegimise kulturore te Apolonise dhe brenda perimetrit te percaktuar per mbrojten e saj, u modifikua duke marre parasysh kundershtimet e Ministrise se Kultures dhe ato te popullsise dhe autoriteteve vendase. Aksi rrugor aktual kalon ne nje pervijim terthor (rreth 2.5 km) larg nga kjo vendndodhje.
Ne kete seksion eshte parashikuar ndertimi i 3 urave me gjatesi nga 80 m secila ne Llumin Seman, ne kanalin e Hoxhares dhe ate te Pojanit.
Jane parashikuar gjithashtu 4 kryqezime ne disnivelsi dhe 2 gjysem kryqezime. Kryqezimet ne disnivel jane parashikuar te ndertohen si mbikalim per levizjen e trafikut kryesor si dhe rrethrrotullim ne baze per levizjen e trafikut lokal.
Shume tombino (rrethore dhe katrore) jane parashikuar te ndertohen per te lidhur rrjetin kompleks hidraulik te zones.
Lartesia e rruges eshte pozicionuar pergjithesisht nga 2 – 5 m nga siperfaqja e tokes dhe 8 m nga ky nivel ne rastin e kryqezimeve ne disnivel.
Jane parashikuar gjithashtu shume nenkalime per sigurimin e vazhdueshmerise e trafikut lokal.

Bypass-i Fierit ka keto te dhena gjeometrike dhe volumore:

  • Gjatesia 22 km, autostrade
  • Shpejtesia e projektimit 120km/ore
  • Gjeresia e rruges 22 m (2×2 korsi)
  • 4 nyje me 2 nivele, pa e prekur gjurmen kryesore ne zonat si me poshte:

– Mbrostar me D=100m

– Fier Perendim me D=100m

– Pojan me D=100m

– Levan me D=160m

  • 2 Gjysem kryqezime (semi-svincolo)

– Dermenas Lindje

– Dermenas Perendim

  • 3 ura me gjatesi 80 m

– Seman

– Hoxhare

– Pojan

  • 21 nenkalime (mjetesh dhe hekurudhore)

– 9 me permasa 10x5m

– 2 me permasa 7×4.8m

– 9 me permasa 4×3.5m

– 1 hekurudhor me permasa 6x7m

  • 2 zona me nga 25.000 m2 secila, per sherbime dhe pike informacioni per turistet.

SCAN

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *